BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Opinion / Editorial

“Dhurata përmbytje” që qeveritë i japin superfuqisë energjetike të Shqipërisë!

“Dhurata përmbytje” që qeveritë i japin

Qarku i madh i saj, por Shkodra në veçanti, është prodhuesja e stërmadhe e fuqisë hidroenergjetike në trevat shqiptare. Ajo është e pakonkurrueshme, sepse në territorin e saj, ose në lidhje me të, jo vetëm janë basenet më të mëdha të ujërave të Drinit si liqeni Fierzës dhe Komanit e Vau Dejës, por sigurisht janë fuqitë energjitike të mëdha si Fierza 500 megawat, Komani 600 megawat, Vau Dejës 250 megawat dhe HC i Ashtës 53 megawat. Po t’i mbledhësh të gjithë njësitë prodhuese të energjisë në Shqipëri nuk mund të kalojnë kurrë as Vaun e Dejës. E gjithë kjo fuqi e bazuar mbi ujin, fundin e saj e ka në urën e Drinit në afërsi të Kështjellës së Shkodrës. Mbas reshjeve të shumta dhe mbushjes së kaskadës së Drinit, nga portat e Vaut të Dejës kanë dalë mbi 1500 metra kub ujë dhe sigurisht tashmë Nënshkodra është nën 50 - 100 cm e më shumë me ujë dhe padyshim kur përmbytet ajo niveli ujit ka arritur në Xhabije lagjen e parë të madhe të Shkodrës dhe kështu rreth 500 familje në Livadhe, por dhe pothuaj të gjitha nën Shkodër, në afërsi të zonës së ekspansionit të Bunës dhe Drinit janë nën ujë. Absolutisht mbi 400 biznese dhe shumë ekonomi fshatare bashkë me 800 shtëpi janë nën ujë. Lëshimi i ujërave të tepërta të kaskadës së Drinit, mbysin automatikisht Shkodrën. Qytetin, rrethin dhe vendin që me mrekullinë e saj prodhon dhe i jep energji të gjithë Shqipërisë dhe sigurisht nga mos investimet për disiplinimin e rrjedhës së Drinit, Kirit dhe Bunës, një sipërfaqe e madhe urbane dhe fshatare e Shkodrës, paguan “luksin” që ka Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Korça, Lushnja, Pogradeci, Vlora, Gjirokastra e gjithë Shqipëria në veri dhe jug, për të pasur energji elektrike. Po shumë mirë dhe kjo është krenari kombëtare e shkodrane, por Shkodra mbytet. Në fakt “përmbytja” është dhurata që qeveritë e “demokracisë 1990-të deri 2021” i bëjnë Shkodrës si superfuqia e energjisë në trevat shqiptare. Po po, sepse me një fuqi të instaluar në kaskadë prej mbi 1400 megawat, i kalon dhe shumë shtete të fuqishme perendimore në madhësinë e kësaj fuqi për sipërfaqe dhe frymë të popullsisë. Qeveritë demokrate dhe socialiste që nga Sali Berisha dhe deri te Rama, as kanë premiuar vendet ku mbytet me ujë popullsia dhe biznesi ose pikërisht Shkodra me çmimin më të vogël se të tjerët, as kanë hedhur investime më shumë se në vende të tjera dhe as kanë bërë kurrë me dëshirën e tyre një plan të madh, të plotë dhe të sinqertë, që Shkodra mos të mbytet vazhdimisht. Ato në fakt i kanë bërë “dhuratë” pikërisht përmbytjet pikërisht Shkodrës. Qeveritë e PD-së dhe PS-së, Shkodrën, për këtë eksperiment e kanë pasur dhe e kanë. Mbasi hapin portat HC Vau Dejës dhe i mbysin, fillojnë dhe bëjnë luftë politike me njëra tjetrën dhe pastaj japin ndihma të kondicionuara politikisht dhe për politikë e vazhdimisht ekonomitë bujqësore të rrënuara dhe fushat e mbjella të përmbytura, bagëtitë e lënduara dhe të mbytura, ekonomia e dëmtuar dhe e rrënuar, bëhet efekt lufte politike në mënyrë tallëse dhe imorale. Askush nuk ka propozuar qoftë ashtu sa për kalim si premtim “mbylljen përfundimtare” të një faji të tillë që vjen kryesisht dhe në mënyrë të zmadhuar nga portat e hapura të Vaut Dejës, të cilat po kaluan mbi 1500 metra kub në kohë shirash të mëdha, mbysin Shkodrën në një sipërfaqe prej mijëra e mijëra hektarësh. Dëmtohet turizmi, blegtoria, ekonomitë fshatare dhe fermat, dëmtohet biznesi i shtrirë kudo dhe dëmtohet iniciativa, por qeveritë bëjnë politikë dhe me qëllim nuk bëjnë asnjë plan shpëtimi për Nënshkodrën dhe qytetin vetë. Janë të lumtur për “dhuratën” që i bëjnë kur hapin portat e ujërave të Drinit në Vaun e Dejës dhe pastaj fillojnë demagogjinë e ndihmave me miell, vaj e bukë të thatë, por dhe me gazetarë që futen në ujë dhe shesin trimëri e folklorizëm gazetaresk para kamerave. Asnjëherë nuk iu ka bërë përshtypje kryeministrave shqiptarë pse Shkodra mbytet edhe pse e dinë se H/C e forcës (energjisë) së ujit, tashmë kanë kondicionuar dhe investimet në fushën e Shkodrës dhe rrjedhën e Drinit e Bunës në përmbytje më të shpeshta dhe të mëdha. Një kapital prej mbi 20 miliard euro që janë basenet dhe hidrocentralet dhe një pasuri prej mbi 2 miliardësh në vit nga energjia e prodhuar, nuk ka detyruar as dje Sali Berishën dhe as sot Ramën, që të “preken pak në sedër” kur kuptojnë se nga kush i vjen kaq shpesh kjo fatkeqësi Shkodrës. Jo, nuk duan t’ia dinë dhe kam përshtypjen se secili me mënyrën e vet e urrejnë pikërisht për këtë gjë Shkodrën. Flasin të kundërtën, por kanë të përbashkët këtë urrejtje. Sepse, po të mos ishte urrejtje me një pasuri të tillë njëherë të vetme do të kishin bërë të mundur investimin e 100 milion eurove, për stabilizimin e zonës së ekspansionit të ujërave dhe shtretërit e Drinit e Bunës në zonën e Shkodrës. Ato kanë tre dekada që “superfuqisë hidroenergjetike në rajon që është Shkodra” i bëjnë dhuratë pikërisht përmbytjet. Kurse Shkodra vazhdimisht i voton dhe kjo është dhe apoteoza e madhe e rrënimit të saj.