BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Diabeti i sheqerit dhe alkooli

Diabeti i sheqerit dhe alkooli

Lista e studimeve që vërtetojnë se konsumimi i alkoolit ndikon pozitivisht kundrejt diabetit është edhe më e gjatë. Studiuesit shqyrtuan përfundimet e 15 studimeve të ndryshme dhe arritën në përfundimin se ata që konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar janë më pak të predispozuar të kenë diabet të tipit 2, krahasuar me ata që nuk konsumojnë alkool. Ata që nuk konsumojnë aspak alkool dhe ata që konsumojnë në sasi të mëdha kanë mundësi të barabarta për të vuajtur nga kjo sëmundje. Këto 15 studime ishin zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, Japoni, Finlandë, Kore, Holandë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar në një grup njerëzish prej 369,862 burrash dhe grash për një periudhë kohore prej 12 vitesh. Ata që konsumonin alkool në mënyrë të moderuar (ata që konsumonin një deri në katër gota në ditë) ishin 30% më pak të predispozuar të vuanin nga diabeti i tipit 2, se sa ata që nuk konsumojnë alkool, apo ata që konsumojnë në sasi të mëdha. Nuk ka shumë rëndësi nëse konsumohet birrë, verë apo alkool i distiluar, por ka rëndësi mënyra e konsumimit. Është më mirë të konsumohet rregullisht (në mënyrë të përditshme) se sa në mënyrë të çrregullt për të pasur më shumë ndikim pozitiv në shëndet.

Një analizë e 13 studimeve dëshmoi se “Përfundimet e këtyre studimeve përputheshin përsa i përket konsumimit të alkoolit në mënyrë të moderuar, duke vërtetuar një efekt pozitiv në një masë prej 30%” . Nuk kishte asnjë provë se konsumimi i alkoolit rriste rrezikun e diabetit.

Një analizë e 32 studimeve zbuloi se “Krahasuar me mos konsumimin e alkoolit, konsumimi i moderuar (një deri në tre pije në ditë) lidhet me një ulje prej 33% deri në 56% të të dhënave për diabetin dhe një ulje prej 34% deri në 55% në të dhënat e sëmundjeve koronare të zemrës të lidhura me diabetin”.

Një analizë e 20 studimeve në grup dëshmoi se krahasuar me atë që nuk kishin konsumuar alkool gjatë gjithë jetës, “Konsumimi i alkoolit ndërlidhet me rrezikun për diabet të tipit 2 sipas një zhvillimi në formën e U- së, sipas të cilit, konsumuesit në mënyrë të moderuar të alkoolit shënojnë ulje dhe të rrezikut për diabet të tipit 2, krahasuar me jokonsumatorët dhe konsumatorët e sasive të mëdha të alkoolit”.

Studiuesit arritën në përfundimin: “Analizat tona konfirmojnë zbulimet e kërkimeve të mëparshme se konsumimi i alkoolit në mënyrë të moderuar është një mbrojtës i mirë nga diabeti i tipit 2 për meshkujt dhe femrat”.

Shoqata Amerikane e Diabetit pohon se “Tek ata që vuajnë nga diabeti, konsumimi i alkoolit në sasi të vogël apo të moderuar ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës mbase ngaqë alkooli rrit kolesterolin HDL, të ashtuquajturin kolesterolin e mirë”.

Një analizë e kryer në çifte binjakësh me mënyra të ndryshme të konsumimit të alkoolit arriti në përfundimin se ata që konsumonin alkool në mënyrë të moderuar kishin pothuaj gjysmën e mundësive për të vuajtur nga diabeti i tipit 2, krahasuar me ata që konsumonin më pak alkool. Ky studim përfshiu 23,000 çifte binjakësh finlandezë.

Një studim i kryer në një grup prej 85.051 grash arriti në përfundimin se rreziku i diabetit ulej me rritjen e konsumimit të alkoolit. Krahasuar me ata që nuk konsumojnë alkool, ata që konsumojnë deri në një gotë në ditë kanë një ulje të rrezikut me 20%, ndërsa ata që konsumojnë më shumë se një gotë në ditë kishin një ulje të rrezikut me 40%.

Studimi i kryer me një grup prej 21,000 mjekësh gjatë një periudhe kohore dymbëdhjetë vjeçare arriti në përfundimin se ata burra që konsumojnë alkool në sasi fare të vogël apo në sasi të moderuar kanë ulje të rrezikut nga diabeti sheqerit i tipit 2 (jo insulinë vartës).

Një studim i një grupi burrash prej 8,663 gjatë një periudhe kohore 25 vjeçare arriti në përfundimin se shifrat treguese të diabetit të tipit 2, janë më të ulëta tek ata që konsumojnë alkool në sasi të moderuar se sa tek ata që nuk konsumojnë aspak alkool apo ata që konsumojnë në sasi të mëdha. Këto rezultate ishin të tilla pas rregullimit të moshës, konsumimit apo jo të alkoolit, presionit të gjakut, kolesterolit HDL, perimetrit të belit, diabeti i transmetuar nga nëna tek fëmija, matja e sasisë se glukozës në gjak, indeksi i masës trupore, nivelit të triglicerideve, dhe ushtrimeve kardiorespiratore.

Gratë me sindromën pre-menstruale që konsumojnë në mënyrë të përditshme birrë, verë apo ndonjë tjetër pije alkoolike të distiluar (whiski, rum, tekila etj) shfaqin më pak rrezik në formimin e diabetit të tipit 2, se sa ato që nuk konsumojnë aspak alkool. Studimi i Harvardit mori nën shqyrtim gra të moshës 25 deri në 42 vjeç, gjatë një periudhe 10 vjeçare. Një ulje e konsiderueshme (rreth 60%) u vu re tek ato femra të cilat konsumonin nga gjysmë deri në dy gota në ditë krahasuar me ato të cilat nuk konsumojnë aspak alkool. Ulja e rrezikut ishte më e vogël për ato të cilat konsumonin më pak.

Konsumimi i alkoolit (verë, birrë apo pije të distiluara) në mënyrë të kontrolluar ulë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 për gratë e moshës 40-70 vjeçare, sipas një studimi të gjerë të zhvilluar në Holandë, i cili i ndoqi ato gjatë një periudhe kohore gjashtë vjeçare. Autorët shkruan se “zbulimet përkrahin të dhënat se konsumimi i alkoolit në mënyrë të moderuar ul rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 duke përfshirë edhe gratë në moshë”. Studimet e kryera nga Universiteti i Padovës, Fakulteti i mjekësisë në Itali arritën në përfundimin se konsumimi i alkooli ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë në veprimin e insulinës si për ata që janë të shëndetshëm edhe për ata që janë diabetikë. Alkooli, gjithashtu përmirëson nivelin e Acideve yndyrore.

Një studim i kryer në Angli, në një grup prej 5,221 burrash gjatë një periudhe kohore 17 vjeçare arriti në përfundimin se rreziku i zhvillimit të diabetit është më i ulët për ata që konsumojnë alkool në sasi të vogël apo të moderuar.

Alkooli përmban kalori, por konsumimi i alkoolit nuk favorizon shtimin në peshë, sipas kërkimeve të shumta shkencore dhe shumë studime dëshmojnë një rënie të vogël të peshës për ato femra që konsumojnë alkool./Nga Roland SHUPERKA