BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Opinion / Editorial

Dialogu politik në këto ditë të vështira

Dialogu politik në këto ditë të vështira

Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej se Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët, ka thënë pra një shekulli Faik Konica. Dhe kjo thënie e një shqiptari të thekur, ka mbetur edhe pas një shekulli e saktë.

Dialogu është pika e përbashkët, si vlerë e palëve apo shumë palëve ne bisedime. Për fillim nevojitet që të jetë qëllimi i mirë, si postulat elementar i palëve në komunikim. Kjo ju jep hapësirë që të bëhet një hap i mirë përpara. Ky hap është i rëndësishëm. Nese dialogu zgjatë shumë për çështje të caktuara, që palët nuk kanë mundësi ti tejkalojnë kjo pastaj mund të gjeneron keq, dhe mund të keqpërdorët, duke e sjellë situatën në deri të “dialogu i ngrirë”. Nëse shkohet më pole të kundërta , dialogu atrofon. Kështu duket po ndodhë më dialogun ndërmjet Parti Demokratike dhe Parti Socialiste tash 20 e ca vite. Një përplasje e caktuar situata ka metastazuar në diçka më tepër së arritja e marrëveshjes për koalicion. Kur bëhen stërzgjatje të tilla lindin problemet tjera, të natyrës programore, politike, të interesave, dhe të natyrës ideologjike. Dialogu nuk është ndonjë synim i caktuar, më shumë është mjet, ku nevojitet kompromisi i palëve. E aq më pak në mënyrë pretencioze të shprehën dallimet ideologjike ndërmjet dy korpuseve në dialog. Kjo që e theksova duket së nuk po vlen shumë që t’i tejkalohen të gjitha barrierat, së në pyetje është fati i vendit dhe i gjeneratave të reja , që të ardhmen ta shohin në vendlindjen e tyre, e jo të ikin sa më larg Atdheut , më motivacion për tu mos u kthyer. Rrethanë që natyrisht shumë e ndërlikon dialogun, është mungesa e kulturës shoqërore, , pa të cilën kulturë nuk mund të funksionon as demokracia, si vlerë fondamentale në sistemin shumë partiakë pluralist. Sikur të dy partitë kanë rënë pre e gjithë kësaj dhe kanë rënë pre edhe apatisë intelektuale, apo si mungesë e saj. Gjenerator i konflikteve, apo konfliktit në këtë rast, janë krizat ne shumë pyetje identitare. Natyrisht kur ekziston vullneti i përbashkët dhe kur përqafohen të gjitha vlerat, edhe arrihet deri të synimi i dëshiruar, për ti formuar organet e reja të pushtetit ekzekutiv. Po kështu po ndodhë në Kosovë, ku një dialog i mundshëm dhe i gjithanshëm shoqëror, ku do të trajtohesheshin shumë tema , por edhe tema e identitetit. Polarizimet kaq të theksuara politike, kanë bërë që mos të dialogohet edhe atëherë, kur në pyetje është interesi shtetëror dhe interesi nacional. Kur nuk “dëshirojmë”, ta kuptojmë njeri- tjetrin, në situata delikate, atëherë, për çka dreqi jemi këtu nën këtë nën qiell. Secili do të ishte mirë , ti shikon mirë veprimet veta, dhe veprimet e njerëzve për rreth nesh, për të caktuar më mirë misionin qe e kemi, jo vetëm të asaj që e theksuam disa herë. Dialog nuk është përshkrim i të vërtetave , por është vlerësim i këtyre të vërtetave. Asnjë argument po thuaj, nuk na dhanë këto bisedime të stërzgjatura midis dy partive kryesore, që mos të arrihet të bëhen organet e dala nga vota e lirë. Misioni i tyre karshi vendit dhe qytetarëve, është shumë ofendues, dhe e përjashton logjikën e shtetndërtimit dhe mirëqenës së përgjithshme shoqërore.