BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Opinion / Editorial

Diaspora si doktrinë shtetërore

Diaspora si doktrinë shtetërore

Gjatë pesë viteve të fundit (2017-2021), Qeveria e Shqipërisë ka krijuar gradualisht pozicionin e Ministrit të Shtetit, të përqendruar në Diasporë. Ky i fundit ka ngritur agjenci shtetërore në shërbim të Diasporës. Stafi i Ministrit të Shtetit për Diasporën është një komunitet prej 71 punonjësish të aftë me kohë të plotë dhe të pjesshme(mbi bazë projektesh kryesisht), të zgjedhur me kujdes për vendin e punës, i cili punon në struktura dhe ekipe të koordinuara dhe me sinergji të mira. Ministri i Shtetit për Diasporën ka ngritur (1) Agjencinë Kombëtare të Diasporës; (2) Fondin për Zhvillimin e Diasporës; (3) Dhomën e Biznesit të Diasporës; (4) Qendrën e Botimeve të Diasporës dhe (5) Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. Këto struktura kanë një rrjet prej 206 shoqata aktive të Diasporës, grupime profesionale, si dhe një rrjet prej qindra profesionistësh të Diasporës në të gjitha fushat e shoqërisë dhe ekonomisë. Qeveria ka një strategji kombëtare për Diasporën, të quajtur "Strategjia Kombëtare për Diasporën dhe Migracionin 2018-2024". Ky dokument synon një të ardhme ku Shqipëria do të konsiderohet një vend i aftë për të menaxhuar flukset e migracionit. Ky qëllim strategjik është i lidhur me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë dhe imazhin e vendit. Themeluar në tetor 2018, Fondi i Zhvillimit të Diasporës është një organ shtetëror brenda Qeverisë Shqiptare. Ka një staf prej 22 punonjësish, përfshirë stafin e gazetës "Diaspora Shqiptare" dhe të Dhomës së Biznesit të Diasporës. Misioni i tij është të sigurojë dhe shpërndajë mjete financiare, në kuadrin e promovimit të zhvillimit socio-ekonomik dhe kulturor, bazuar në Strategjinë Kombëtare 2018-2024 për Diasporën, përmes promovimit dhe inkurajimit të veprimeve filantropike dhe investimeve nga donatorët, në mbështetje të një bashkëpunimi sa më të ngushtë dhe efektiv mes Diasporës dhe Shqipërisë. Në tërësi, Ministri i Shtetit për Diasporën përfaqëson një departament të Qeverisë Shqiptare, përgjegjës për komunikimin dhe trajtimin e çështjeve që prekin Diasporën Shqiptare. Ai ka intensifikuar bashkëpunimin me aktorë të tjerë, përfshirë agjencitë ndërkombëtare, si IOM, Banka Botërore, etj., si dhe organizatat joqeveritare dhe sektorin privat, për të thelluar angazhimin e qeverisë me shtetas shqiptarë që ndodhen në Shtetet Anëtare të BE-së. Sipas studiuesit Silviu Kondan, kërkues shkencor i pavarur i migracionit dhe çështjeve të Europës Lindore nga Diaspora, Master në Qendrën për Studime Europiane, Ruse dhe Euroaziatike në Universitetin e Torontos, botuar në portalin www.migrationpolicy.org “Ndërsa angazhimi i Diasporës tradicionalisht është përqendruar në programe që promovojnë trashëgiminë kulturore dhe përvetësimin e gjuhës, Qeveria e Shqipërisë që nga viti 2017 ka evoluar për të përfshirë programe ekonomike”. (https://www.migrationpolicy.org/article/southeastern-europe-seeks-offset-depopulation-diaspora-ties). Kjo zhvendosje në fokus është rezultat i emigracionit të vazhdueshëm dhe përfshirjes në rritje të Diasporës në angazhimin e saj në Shqipëri, duke kërkuar përparësi për zhvillimin ekonomik, por edhe i vizionit dhe strategjisë qeveritare për një doktrinë shtetërore për Diasporën. Në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, qeveria e Shqipërisë ka qenë në gjendje të nisë projekte efektive të angazhimit të Diasporës, të cilat shtrihen përtej iniciativave kulturore dhe gjuhësore, për shkak të hartimit të një plani strategjik dhe plani veprimi edhe pse si qeveri ka pak përvojë në ndërtimin e institucioneve në këtë fushë. Ajo ka punuar në mënyrë aktive për të inkurajuar Diasporën e saj të re të mbetet e lidhur përmes programeve kulturore dhe gjuhësore, si dhe për të dërguar remitanca dhe investime të tjera financiare. Përveç strukturave të posaçme të ministrit të Shtetit për Diasporën, në të gjithë institucionet qeveritare, ekziston përgjegjësia për angazhimin e Diasporës në shërbimet konsullore, programet brenda Ministrisë së Arsimit dhe iniciativat e zhvillimit ekonomik përmes Ministrisë së Financave, të cilat kanë nevojë për një koordinim më të mirë. Gjithnjë e më shumë, organet qendrore të institucionalizuara dhe qeveria lokale janë mandatuar nga legjislacioni i fundit të zbatojnë dhe qeverisin angazhimin me Diasporën në nivele të shumëfishta. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, Qeveria e Shqipërisë ka prodhuar plane kombëtare për angazhimin afatgjatë të Diasporës edhe pse pa arritur të përfshijë masivisht komunitetet e emigrantëve jashtë vendit. Ajo ka ofruar ndihmë financiare për emigrantët e kthyer që merren me veprimtari biznesi në Shqipëri (një shpërblim prej 5,000 euro për çdo sipërmarrje të re). Ajo ka nevojë për të inkurajuar në mënyrë efektive transferimet financiare, përmes programeve inovative që synojnë Diasporën, të mbështetura nga nismat start-up dhe fintech. Supozimi që qëndron në themel të këtyre nismave të reja është se përfituesit në Diasporë do të dërgojnë më shumë remitanca, investime të huaja direkte (IHD) dhe kursime, si dhe do të ndajnë kapitalin e tyre shoqëror.