BREAKING NEWS

“Kam të dhëna se...”, Spartak Ngjela bën deklaratën ‘bombë’ për atë që fshihet pas pandemisë së COVID-19: Ky krim nuk del me armë në dorë, është i nivelit të lartë!

“Kam të dhëna se...”, Spartak Ngjela bën
x

Opinion / Editorial

Diaspora si shans për ekonominë tonë

Diaspora si shans për ekonominë tonë

Diaspora shqiptare po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për zhvillimin e vendit. Jo vetëm për mundësinë për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021. Ekonomia jonë ka përfituar ndjeshëm nga hyrjet e remitancave (dërgesave në para) të mbi 750 mijë emigrantëve, tashmë anëtarë të diasporës së re të krijuar në 30 vitet e fundit, mesatarisht në nivele 600-700 milionë euro në vit. Remitancat kanë shërbyer njëkohësisht si komardare shpëtimi për vitet e vështira (1997, 2011-2013), si burim kursimesh e depozitash bankare, por edhe si financuese kostante të investimeve të biznesit të vogël dhe të konsumit në Shqipëri. Ja përse diaspora, si ajo më e vjetër(me moshë nga më shumë se një shekull deri në 80 vite më parë) dhe ajo e re(vitet 1991-2019) nuk po shikohet vetëm si një mundësi për të sjellë përvojën dhe kursimet e emigrantëve në Shqipëri, por edhe si një urë informuese e promovuese tek investitorët potencialë në vendet ku ata jetojnë e punojnë. Pra, shqiptarët e diasporës si përçues informacioni, kontaktesh dhe lidhjesh, si ambasadorë të investimeve të huaja për Shqipërinë. Ndërkohë vendi këtu pret i përgatitur. Buxheti i Shtetit për vitin e ardhshëm, edhe pse në periudhë pandemie, është treguar kurajoz, duke rritur me 40 për qind pagat e mjekëve dhe 15 për qind të arsmitarëve para-universitarë, si mjet serioz për rritjen e konsumit. Politika fiskale e qeverisë ka zeruar taksën mbi fitimin për bizneset e vogla për 10 vjet dhe nga 1 janari 2021 do ta japë naftën me 40 për qind më pak të çmimit të tregut për të 87 mijë fermerët e regjistruar në organet tatimore dhe me NIPT në vend. Pandemia e COVID-19 është një rrezik dhe dëm i jashtëzakonshëm për ekonominë e cilitdo vend, por për prodhuesit për eksport të Shqipërisë përbën edhe një shans për të rritur eksportet e produkteve bujqësore dhe të prodhimeve të veshjeve dhe këpucëve, të cilat vitin e kaluar eksportuan 920 milionë dollarë amerikanë jashtë vendit. Investuesit nga diaspora mund ta gjejnë mundësinë e investimit në atdhe. Të vish si investitor në Shqipëri sot, mjafton të kesh një ide. Vjen dhe e diskuton me një agjenci shtetërore, e cila nuk është si simotrat e saj të mëparshme- sa për formë dhe ku burokratët e punësuar shikonin ndonjë bakshish apo përfitim personal nga dhënia e informacionit përfaqësuesve të diasporës. Dhe me trendin krejtësisht të kthyer në qasjen e shërbimit të sinqertë e profesional shtetëror, nuk mungojnë historitë e suksesit nga sipërmarrës nga diaspora. Ka shumë raste të tilla në industrinë e përpunimit të peshkut, në industrinë e veshjeve dhe këpucëve, apo në përpunimin e peletit në Bulqizë. Diaspora shqiptare i ka sjellë këtu njohuritë e marra në vendet e BE-së apo në SHBA. Sot agjencia shtetërore që ndihmon të gjithë investuesit e huaj, jo vetëm ata nga diaspora, quhet AIDA dhe po funksionon si dritare unike komunikimi. Të gjitha programet e donatorëve për të tërhequr investuesit nga diaspora këtu (ka shumë të tilla, si nga IOM-Organizata Ndërkombëtare për Migrimin-, nga Kooperacioni Zviceran, etj.) po i koordinon Ministri i Shtetit për Diasporën. Ministri ka ngritur Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, Dhomën e Biznesit të Diasporës, Rrjetin e Profesionistëve të Diasporës, portalin-gazetë online “Diaspora Shqiptare”( https://diasporashqiptare.al/), si dhe një platformë dixhitale shkëmbimi informacioni ConnectAlbania. Të gjitha këto struktura ndihmojnë me informacion të përditësuar sipërmarrësit në diasporë që mund të duan të vijnë këtu të investojnë. Ndërkohë AIDA të ndihmon për të marrë me procedurë të asistuar apo përshpejtuar lejen e investimit. Në momentin që fiton një status të këtij lloji, i gjithë kabineti ministror vihet në dispozicion të investuesit nga diaspora. Mundësitë për të investuar në Shqipëri janë të mëdha, duke qenë se vendi ka një forcë punëtore ende të re në moshë, të arsimuar dhe me vitalitet. Raportet ndërkombëtare e tregojnë Shqipërinë që është konkurruese, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, sa i takon pagës mesatare e asaj minimale. Kemi një kuadër rregullator lehtësues për këdo që do të dëshirojë të investojë në Shqipëri, duke përdorur mxitësa fiskalë. Rast konkret janë kontratat me qira një euro apo dollar amerikan për objektet apo hapësirat që do të përdoren për investime, përjashtimi i makinerive dhe pajisjeve nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, për ata që duan të sjellin makineri e të zhvillojnë kapacitete prodhuese këtu. Për ata që duan të transferojnë dijet (know-how) për një sektor të caktuar, ka një skemë shtetërore të ndihmës, që lidhet me përjashtimin nga detyrimi i sigurimeve shoqërore për pagat e punëtorëve të rinj që merren për t’u formuar për një periudhë 6 mujore. Për investimet në teknologjinë e informacionit është në diskutim publik një ligj për shumë lehtësi fiskale dhe programe ndihmë nga Shteti për këtë sektor të së sotmes dhe të së ardhmes.