BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Diktatura biografike dhe demokracia biografike

Diktatura biografike dhe demokracia biografike

Ne jemi popull biografik! Jemi popull kryesisht fshataresk dhe kulmi ynë qytetar është "lagja e vogël" e qytetit, që në fakt akoma nuk është kozmopolit. Duket sikur Tirana është kozmopolite, por dhe aty lagjet, klanet dhe fiset, janë të qarta dhe mirëditura. Sigurisht që jemi shoqëri e vogël dhe padyshim jo e kaluar në një stad tjetër kulturor nga momenti diktatorial në demokraci.

Ne bëjmë shumë biografi të njëri tjetrit, kemi gojë të keqe me njëri tjetrin dhe kemi dhe akuzën e rëndë për njëri tjetrin. Nga ana tjetër, kalimin nga diktatura biografike në liri e kemi bërë me anën e demokracisë biografike, por pa e njohur vërtetë atë. Në Shqipërinë tonë, partitë politike sidomos dy të mëdhatë dhe e treta mbas tyre bëjnë biografi dhe merren me biografi sigurisht nën shembullin e të dikurshmes Parti të Punës. Ajo biografi e PPSH-së ishte e mbushur me kërkesën e luftës së klasave dhe padyshim kontributin në modelin komunist ose ashtuquajtur marksist leninist të kohës. Kur kishe biografinë mirë merrje shkollë, ishe i besuar, punoje në vende me përgjegjësi dhe biles kishe fletë kampi dhe autorizim televizori i pari në rradhë. Kur e kishe të keqe nuk merrje shkollë, ishe nën survejim, punoje në vende të rëndomta dhe nuk mund të kishte detyra të larta shtetërore. Të pengonin të ishe lart si nëpunës që në gjenezë, si mungesë arsimimi të lartë. Nga biografia ideologjike e PPSH-së ndodhi përvijimi i saj vitet e fillimit nga Berisha në PD-në e kohës, por tanimë me kokëposhtë - biografia e mirë ishte anti PPSH-ja ose medemek PDSH-ja e Sali Berishës, ish anëtarit të PPSH-së. Për kultin e partisë antikomuniste! Por te biografia ideologjike ishte llogaridhënia mbi "qëndrimin politik" të motrës, vëllait, tezes, dajës, hallës dhe xhaxhait. Si të rrije me ta, si të mos rrije, si t’i kishe takuar dje si të mos i kishe takuar gjithë jetës. Të përmendej veprimtaria e tyre gjatë gjithë momenteve ku ti do të kërkoje apo do të ballafaqoheshe me shtetin dhe shoqërinë. Duhej ta mbaje kokën varur në mos e pësoje për vëllain dhe motrën apo dajën dhe xhaxhanë. Po po gjyshin dhe gjyshen etj., etj.

Po demokracia nuk ka biografi politike! Por nuk është e vërtetë që nuk ka biografi dhe sidomos "demokracia shqiptare" e dalë nga ajo e diktaturës së proletariatit. Demokracia ka një biografi - atë personale ekonomike dhe morale. Pra nëse je hajdut, apo vrasës? Nëqoftëse ka me biografi të keqe në këtë sistem, duhet të shikohet jo vëllai, por SB-ja që ka biografi - histori me të vrarë në bulevard dhe në Gërdec, as motra dhe biles as ndonjë viktimë e afërm e tij në Gërdec. Demokracia sigurisht që kështu e shikon biografinë. Por pastaj, pas tij është pasuesi me biografinë e tij personale në rrugën e Kukësit, detin e Jonit apo dhe 21 janarin me të vdekur. Nuk është e nevojshme të shikohet shumë vëllai! Po ashtu dhe ministrat e tij në biografitë e tyre personale. Në të gjithë pushtetet e këtyre 27 viteve medemek demokraci, biografitë me grabitës së shtetit dhe kriminelë politikë e ordinerë në shtet ka plot dhe janë biografi personale. Sigurisht, që ka plot dhe me vëllezër akoma më keq se veten.

Por në qeverisje dhe politikë, biografia e mirë ka të bëjë me mungesën e krimit, korrupsionit dhe ngritjes së moralit të mirë. Politika shqiptare ka "kooptuar" brenda saj kriminelë ordinerë deri vrasës dhe trafikantë në saj të parave të jashtëzakonshme që kanë bërë me krimet e tyre. Djathtas dhe majtas dhe ka akoma në parlament dhe në të gjithë përfaqësimet në këshillat bashkiakë në Shqipëri. Jo vëllezërit, por ata vetë. Shpikën pastaj "dekriminalizimin" një profkë idiote e Lulit dhe Saliut e cila në fakt është një pranim i mos zbatimit të ligjit për qytetarin e thjeshtë dhe atë të përbërë. Futën në gjykata dhe prokurori njerëz të hurit dhe litarit me biografinë e tyre ekonomike sterrë të zezë dhe tani shiten si të shenjtë.

Por njerëzit e lartë në politikë dhe sidomos në polici dhe gjykata e prokurori edhe në demokraci kanë biografi. Kush tha se nuk kanë?! Ministër i Brendshëm nuk mund të vendoset një person i akuzuar për vjedhje (në Shqipëri e kanë vënë dikur një që vidhte i ri) dhe që ka pasur dhe një dënim pse ka shlyer dënimin. Apo jo? Biles nuk pranohet moralisht as si deputet dhe politikan. Sot, Partia Demokratike po merret me biografitë e ministrave të Brendshëm me kushërinj mafiozë dhe vëllain mafioz në lidhje me drogat. E fundit ishte një përgjim që sigurisht i kanë bërë vëllait të Xhafës. Sigurisht unë ruaj respektin për zotin Xhafaj dhe sikur ky përgjim të jetë i vërtetë, nuk besoj se vëllai ministër ka lidhje me vëllain që akuzohet për trafikant apo grup droge. Por kjo është një biografi në fakt. Partia Socialiste jo kaq shumë por sidomos Rilindja si "grup potencial interesi" i saj - ka zgërdhirë biografira me individë që biografitë ekonomike jo të vëllezërve, por personale të tyre i kanë sterr. Për çfarë? Për lekë dhe pasuri?! Bëhen vulnerabël përpara PD-së së Saliut, për çfarë - për konceptet e Rilindjes e cila "kapitalizmin e ka kuptuar nga njerëzit e pasur dhe të fortë në pasurim të shpejtë dhe pa kontroll". Sigurisht për zotin Xhafaj më vjen keq që është tashmë target sulmi i lëtyrave me krime të rënda në shpinë dhe shpresoj që të jenë mashtrim të gjitha, por sigurisht që koncepti "Rilindje" ka dështuar në drejtimin e pastërtisë jo të biografisë, por moralitetit politik dhe ekonomik të figurave të rëndësishme politike dhe partiake. Gëlltitjet e herë pas hershme (për katapultimin e njerëzve në bashki dhe parti e kuvend) me të tilla dalje - janë shenjë shumë e qartë e një ideje jashtë moralit demokratik në biografinë që individi duhet të ketë kur ngjitet lart në qeverisje dhe politikë. Po po, edhe një gjobë e papaguar dhe një kapje i dehur në timon, janë për një politikan problem i madh biografik në demokraci. Sidomos në botën e qytetëruar!

Nuk jemi në diktaturë, por biografia e mirë sidomos ajo personale dhe pastaj të mësuar nga shoqëria jonë dhe ajo familjare, bëjnë që të kuptohet mirë se kush është realisht i prirur të shërbejë pa prishur pikërisht biografinë dhe u pasuruar padrejtësisht. Biografitë ekonomike dhe ato të pasurimit të padrejtë, po shembin sistemin e drejtësisë dhe kjo gjë është vepër e demokracisë. Mos të thotë kush se nuk ka biografi të mirë demokracia, sepse bën një marrëzi të rradhës!

Të mësohen edhe aty lart se kjo biografi vlen dhe sigurisht të mësohen se ata njerëzit që mbesin të varfër dhe që kanë qenë persona që nuk kanë pranuar të shfrytëzojnë pushtete për pasurim janë shumë herë më të mirë dhe sidomos më të qartë për demokracinë. Po, por nuk janë të qartë fare (ata lart them) dhe nuk kanë për të qenë të qartë sërish ata që janë sot sipër në politikën shqiptare në 360 gradë. Nuk kanë për të qenë të qartë, sepse nuk kanë biografi të mirë vetë ata në demokraci./ Nga Besi BEKTESHI