BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

Diktatura dhe demokracia, ose errësira dhe verbimi…

Diktatura dhe demokracia, ose errësira dhe verbimi…

… “E ç’fituat në këtë mes? Dje ishit pa sy, sot jeni edhe më të verbër”, thotë Zoti”. Nuk e kam fjalën për demokracinë në përgjithësi, por fjalën e kam për demokracinë tuaj që nuk po e gëzoni. Sapo juve dolët nga errësira në dritë, menjëherë u verbuat dhe prandaj, nga juve e mësova atë ç’ka thoni që “diktatura, mos ardhtë kurrë, kjo demokraci, mos u ngrystë”! Unë e di që ju dje, apo si e quani sistemi i diktaturës, ishit shumë keq, por po ta krahasoni me të sotmen, jeni shumë herë më keq nga sa ishit në diktaturë. Nuk e di nëse më kuptoni apo jo, prandaj dua t’ua them me fjalë të thjeshta. Dje, ishit në errësirë, sot, jeni të verbuar! Përpara se të vazhdoj, ju duhet të dini që shoqëria njerëzore, ka kaluar nëpër shumë etapa, qysh nga komuniteti primitiv, rendi skallavopronar, feudal, kapitalist etj. Me të drejtë të tjerët, ju akuzojnë se keni djegur etapat. Dje, p.sh dilnit në faqe të malit, vendosnit duart rreth gojës që zëri të mos përhapej anash dhe bërtisnit me sa fuqi që kishit: “Eheheheeeeej, ka pjellë dhaja” (dhija). Nuk kishte telefona fix atëherë dhe nga thirrja me zanoret e zërit, kaluat drejt e tek telefoni “Iphone” më të madh edhe nga vetë të zotët që e përdorin dhe sot, “të bien” me këtë telefon e të hedhin tutje. Pra nuk e kaluat “etapën” e ndërlidhjes me litar, telefonit fix apo Nokia. Edhe femrat, kështu “i dogjën” etapat, nga fustani që e mbanin deri në thonjtë e këmbës, dolën në këtë demokraci dhe i hoqën të gjitha. Edhe në këtë farë demokracie, kështu kaluat nga skllavopronaria, sepse rendin feudal nuk e shijuat dhe vetëm dy tre feudalë, kaluat në socializëm e më keq akoma mburreshit se po ndërtojmë komunizmin, duke hedhur poshtë edhe Marksin edhe Leninin duke thënë që “socializmi, ndërtohet edhe në një vend të vogël me tetëqind mijë banorë edhe i rrethuar nga të katër anët me bisha mishngrënëse edhe me “kaçakë” mali… Tani, po e marr në analizë njërën, atë që dje ishit në errësirë të mbyllur brenda “vathës”, ç’ka kam parasysh, as nuk shihnit, as nuk dëgjonit. Edhe po të shihnit apo të dëgjonit diçka që nuk i pëlqente partisë, tek secili vepronte parimi, “Patë gjë? Nuk pashë! Dëgjuat gjë? Nuk dëgjova”! Dje, vepronit ose shihnit vetëm kur ua hapte sytë partia, e cila kjo në mënyrën më të paskrupullt, kishte marrë atributet e mija si Zot i plotfuqishëm dhe Krijues i Gjithësisë! Dëgjonit vetëm atëherë kur u a hapte veshët partia, flisnit vetëm atëherë kur gojën ua hapte partia, jepnit mendime vetëm kur këtë ua kërkonte partia dhe në këtë rast merreshin parasysh vetëm atëherë kur ato mendime, ishin ashtu si mendonte partia në të kundërt u priste burgu dhe dënoheshit si element antiparti. As më shumë e as më pak, ishin thjesht një robot që lëviznim me telekomandë, të cilën këtë e mbante në dorë Partia, kështu si lëvizin, veprojnë e shprehen sot ca partiakë partish që i kërrusen vetëm partisë, që i bëjnë asaj “Lepe e Peqe” jo nga bindjet, por nga interesi sepse kur nuk ia kanë interesin, e flakin. Partia, kishte hyrë tek çdo qytetar, deri në gjërat më intime, se si të visheshit, si t’i prisnit pantallonat, si të qetheshit, të mos mbanit mustaqe, apo “cullufe” të gjata e deri tek ajo se si të ecnit rrugës, pa e kthyer kokën majtas e djathtas. Por, vetëm duhet të dini që pavarësisht këtyre kërkesave, ishin këto që ju bënë njerëz, të nderoheshit e të respektoheshit, të donit njëri-tjetrin, të respektonit njëri-tjetrin, të ishit të gatshëm të përballonit çdo detyrë sado e vështirë të ishte, çfarëdo sakrifica që të duheshin. Edhe bukën në mëngjes, e merrnit njësoj, dy feta bukë me pak djathë, e ndonjë domate sipas sezonit të freskët apo turshi, e kush e kishte një cikë në terezi, që hynin në radhët e bossave, merrte edhe një fletë të tejdukshme sallami. Edhe banesat mobiloheshin njësoj, dy divane, tre katër karrige, një bufe, një krevat gjumi, një dush me gaz për të bërë banjo që dilje më i zi nga kur hyje, e ndonjë “cingël mingël” tjetër. Me këta të bindur, Partia, ndërtoi Shqipërinë, ndërtoi shkolla e kombinate, fabrika e uzina, hekurudha e hidrocentrale, spitale e qëndra shëndetësore, kopshte e çerdhe, dyqane e magazina e mbi të gjitha qendra zjarri e bunkere sepse mbrojtja e Atdheut, ishte detyrë mbi detyrat. U ndërtuar tre herë më shumë tunele e bunkere, pozicione zjarri e transhe, nga sa u ndërtuan banesa për qytetarët, që vetëm ata që kanë vuajtur për shtëpi, ata që martoheshin apo ndaheshin në më shumë kurorë, vetëm ata e dinë. Me cilët i ndërtoi të gjitha këto? I ndërtoi me këtë popull, me këta të rinj e të reja, bij të punëtorëve e fshatarëve. Të gjithë këta kishin të njëjtën menu ushqyerjeje. Në mëngjes kishin fasule, në drekë supë e pilaf orizi, në darkë çaj e djathë apo edhe një pjatë kos. Por, a kishin ankesa? Ky emër, kishte humbur fare. Jo vetëm që nuk kishin ankesa, por qysh në orët e para të mëngjesit, rrëmbenin kazma e lopata, leva e ç’të nevojitej, viheshin në rresht si ushtarët dhe ia merrnin këngës partizanë për të shkuar në punë pa bërë fjalë për ushtarët që kur shkonin në stërvitje me këtë menu ushqimi, që këngën, nuk e hiqnin nga goja. Me këtë menu, hapnin edhe toka të reja, lëviznin shkëmbinj e shkulnin drurë shekullorë. Erdhi viti 1990. “Portat” e diktaturës u hapën dhe qytetarët mësynë për të rrëmbyer “pak”demokraci, ashtu si mësynë për të rrëmbyer pastën e Bashës në 100 vjetorin e Pavarësisë. Nuk merrte vesh i pari të dytin, rrëmbe të rrëmbejmë e vetëm 1% e pastës u fut në xhepa e në përparëset e grave dhe 99% u shkel me këmbë. Kush e mori atë 1%? E morën ata që ishin të fuqishëm nga trupi, por jo nga truri, e morën ata që ishin “të hurit e të litarit”, por jo ata që ishin të ndershëm e të uritur, e morën ata që menduan “U hapën depot e grekut dhe o burra të rrëmbejmë”! Kështu u rrëmbye edhe demokracia, e cila më shumë se u rrëmbye, u shëmtua dhe u përdhos keqazi. I morën frenat e saj dallkaukët, hajnit, ata që e kishin ngrënë deri në palcë diktaturën dhe më pas i vunë shkelmin. Këta e morën në dorë demokracinë dhe shiheni sot se ku ka arritur. Këta dallkaukë, katrigarë, analfabetë që hoqën xhaketat e zeza e veshën pardesytë e bardha këta u bënë “bardhësia” e të zezës që pllakosi vendin. Një natë më parë ishin të gjithë njësoj, pesë më lart, pesë më poshtë. Po një natë më pas? Kjo 1% i rrëmbeu të gjitha dhe 99% mbetën me gisht në gojë që akoma edhe sot, mbas 30 vitesh enden lart e poshtë në kërkim të “botës së humbur” të pronave e pasurive të tyre! Fjalën, gjithmonë e kam tek verbimi që pësoi shumica e këtij populli, që morën rrugët e botës mbasi u bindën se kush erdhi në krye të kësaj demokracie i thënçin dhe as më shumë e as më pak, nga shiu rratë në breshër. Dje, ju thashë që flisnit vetëm kur ua hapte gojën Partia, sot e keni hapur atë sa një “çorape”, e keni hapur vesh më vesh dhe çfarë nuk llafosni. Mbani nëpër gojë njëri-tjetrin nga mëngjesi në darkë, por vetëm urreni ama nuk lëvdoni ndonjërin për punë të mirë megjithëse këta numërohen me gishtat e dorës. Edhe një person që kalon rrugës, burrë apo grua, mbasi i buzëqeshni, sapo largohet pak ia filloni avazit të llafeve e nuk lini gjë pa i thënë, hajdut, trafikant, biznesmen që rron me të grabitur, prostitutë, ka marrë në qafë tërë ata burra, “O bobo ç’të gjen të hysh në gojën e saj” etj. etj. Shani dhe urreni qeverinë, kryeministrin, ministrat, deputetët, drejtorët e nuk mbetet asnjë pa e përgojuar. Vetëm këtë ua krijoi kjo demokraci sepse e dini që nuk ju futin në burg. Për gjithçka flisni e llafosni, por vetëm një gjë nuk e llafosni, nuk e llafosni e nuk e ngrini zërin për të drejtat tuaja atje ku është “thembra e Akilit” të të gjitha këtyre qeverive që kanë ardhur e kanë ikur. Flisni nëpër kafene, por jo atje ku është vendi. Për pensionet qesharake nuk flisni, për çmimet katastrofë nuk flisni, se çfarë hani nuk flisni, që edhe njeriu është kthyer në mall biznesi pa vlerë, e shumë të tjera që i llafosni nëpër mijërat e kafeve qysh pa u gdhirë, por jo atje ku duhet, nuk flisni... Dje, keni qenë “popull e parti, një e të pandarë edhe sot jeni popull e njëqind e pesëdhjetë parti, “një e të pandarë” sepse keni një “kokë”, një “feste”! Këtë “sekret” atë që të gjitha partitë juve nuk ju dëgjojnë, sidomos ata “qoftë largët” që krijuan këtë sistem paçavure ju lejojnë të llafosni e të “hakërroheni” ditë e natë sepse e dinë sa seriozisht e keni prandaj edhe ju thonë: “Bjerini legenit, bjerini”! Me sistemin e kaluar, nuk krahasoheni. Pronat e pasuritë, nuk i keni marrë e nuk keni për t’i marrë, grinduni sa të doni, rrihuni sa të doni, por nuk keni për të zgjidhur gjë. Për gjithçka e fajësoni qeverinë dhe mirë bëni, por se çfarë detyrimesh keni ju si qytetarë nuk doni t’ia dini. Hidhni mbeturina sa andej këtej, ndotni këtë vend që ua bekova si Zot i vetëm që jam, por ja që ju zotërinj qytetarë, jeni ulur në një degë me kokrra dhe keni marrë sharrën ta sharroni që bashkë me të, të gremiseni edhe vetë! I kujt është faji? Qeveria ka shumë faj, po juve që jeni shkaktarët e vërtetë të kësaj Shqipërie të ndotur, të sakatuar si i bëhet? Ditën i mbushni me hedhurina rrugët, parqet, liqenet, lumenjtë, vendet historike etj. e në darkë filloni e shani qeverinë. Nejse, unë Zoti, kam shumë për të thënë, por u detyrova që të zbres vetë e të shoh vetëm nga fjalët e një shenjtori, i cili më tha: “Zot i Madh ra epidemia në Kinë”! “Do të gjejnë forca” i thashë. Më pas më tha që epidemia përfshiu Amerikën. “Edhe ata do të gjejnë forca”, i thashë mbase kush e di, janë shtuar shumë! Kur më tha që “pandemia arriti në Shqipëri”, “brofa në këmbë dhe nuk më mbante vendi”! “Po pse, nuk u shqetësuat për miliona e miliarda njerëz në mbarë botën po për Shqipërinë, për një milion e gjysmë banorë”? më tha Shenjtori! “Unë shqetësohem i them sepse shqiptarët, janë të vetmit që gjithçka e kanë lidhur vetëm me mua. Do t’u them ca fjalë herën tjetër se si e keni “katranosur” edhe këtë pandemi që unë vura dorë dhe ju i merrni meritat, sepse keni mbetur “ala tek urra” sikur e keqja qëndron tek “ora policore” siç porosit Komisioni i Ekspertëve…