BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x

Opinion / Editorial

Diktatura e korrupsionit, ky kancer malinj i Shqipërisë!

Diktatura e korrupsionit, ky kancer malinj i Shqipërisë!

Historia njerëzore ka njohur shume forma diktaturash.Që në Romën e lashtë ka fillesat e veta sistemi i drejtuar nga diktator. Dhe diktaturat u instaluan shekuj pas shekujsh.Njëra më e egër se tjetra.Në shekullin e nëntëmbëdhjet e në vijim, shoqëria njerëzore, njohu diktaturën, fashiste, naziste e social komuniste të cilat janë përvojat më fataliste të shoqërisë. Popujt u janë nënshtruar diktaturave pasi janë joshur nga propaganda e gjithanshme përmes të cilave u është premtuar qytetarëve rendi i ri botror, mirqënie pa kufi, zhvillim i menjëhershëm, pa taksa,, punësim për të gjithë, lumturi për secilin, mjafton të përqafohej e mbështetej, sistemi diktatorial, i cil shitej si fitore historike. Roli i diktatorëve dhe diktaturave në krye të shteteve, dihet. Njihen bëmat e Hitlerit, Musolinit,Stalinit, ashtu siç kemi provuar ne shqiptarët, Diktaturën e Proletariatit. Nuk ka nevoj për komente për të treguar cila ishte diktatura që përjetoi populli shqiptar, mjafton ti referohemi luftës së klasave dhe dënimit të gjithë atyre që mendonin ndryshe dhe nuk u pajtuan me sistemin e instaluar në vitin 1944. Mjafton të kujtojmë dënimet e rënda të individëve dhe familjev të tëra të cilat në emër të Diktaturës së Proletariatit dhe ideologjisë së Partisë Punës, u internuan dhe vuajtën në kampet e ngritura enkas për izolimin e tyre për ti mbajtur larg popullit pasi mund të influenconin me sjelljen dhe propagandën që do zhvillonin në se do ishin të lirë. Në vitin 1990 përmes lëvizjes mbarpopullore, Shqipëria u fut në sistemin e ri, atë të ekonomisë së tregut. Përfundimisht, sistemi i diktaturës së proletariatit ia la vendin demokracisë, pra ekonomisë kapitaliste të tregut. Shumë ndryshime kanë ndodhur në Shqipëri në këto tri dekada. Zgjedhja e pushtetit përmes votës, ka garantuar rotacionin politik mes mazhorancës dhe opozitës pa luftë thjesht me votë. Po pas përmbysjes së sistemit komunisto –socialist, a mori fund diktatura, u shëruan plagët e shoqërisë tonë, dhe u instalua demokracia funksionale? A u mënjanuan elementet e diktaturës dhe në vend u vendos demokracia dhe liritë themelore për shqiptarët? Mori fund shtypja ndaj qytetarëve dhe interesave të tyre ekonomike e shoqërore? Në përfundim nga një vend social- komunist, u zgjuam në demokraci dhe flakëm tutje çdo element të shtypjes dhe pengesave për zhvillim e progres? Lam pas shpine diktaturën dhe sa hap e mbyll sytë u gdhim në oborrin e demokracisë, duke lënë në harresë diktaturën e djeshme, e cila ishte shtypja dhe varfërimi i qytetarëve edhe pse shpalosej me të madhe se sistemi, social- komunist do plotsonte kërkesat e qytetarëve, duke garantuar jetë më të mirë? Premtimi për të ngrënë me lugë të florinjtë u shëndrrua në mungesë tërsore të bukës dhe privim të ushqimit të mjaftueshëm. Në realitet nuk ndodhi asgjë nga çfar u premtua dhe propogandua me bujë. Shumë forma të diktaturës na shoqëruan në tridhjet vjet me fytyrë ndryshe. Në se bëjmë një vëzhgim dhe analizë më të thelluar sa i kemi shpëtuar diktaturës, kuptojmë se ende jemi nën një dikaturë tjetër të re edhe më të egër. Ka ndryshuar vetëm forma, po përmbajtja është e njejtë.? Vërtetë sistemi komunist, humbi betejën me kapitalizmin.U shemb si grehinë. Ekonomia ra në zero . Po më pas? Lulzuan vetëm piramidat financiare, duke i dhënë kapitalizmit shqiptar ,fytyrën e Sudes, Kamberit dhe Rrapush Xhaferit. Po të gjitha këto nuk janë asgjë para diktaturës së korrupsionit. Në tri dekada që në ditën e parë, shqiptarët u ndeshën me këtë diktaturë të re e cila u kthye në boomerang për jetën e tyre. Diktatura e korrupsionit nisi me falsifikimin e kadastrave të kominizmit. Vijoi me privatizimet masive pa kriter.U pasuruan ata që nuk kishin pronë. Me bordet vendimarrëse, prona iu dha atij që kishte tesrën e partisë. Vijoi me emrimet pa asnjë kriter. Vende pune pa  meritë. Drejtues pa profesionalizëm. Më e egër  u bë diktatura e korrupsionit në  betejën, popull- korrupsion. Mitmamarrja për çdo shërbim dhe trasaksion u bë mbisunduese. Shumë administratorë të shërbenin vetëm duke u paguar kesh. Korruspinion u shëndrrua në lubrifikant i komprementimit dhe  marrjes pengë të shoqërisë.Paratë e popullit u shpërdoruan. Edhe pse i pashkruar, korrupsioni fitoi vendin lider në marrëdhënien financiare e ekonomike, duke nisur nga doganat e tatimet, duke u ngjitur deri në majë të piramidës shtetërore. I korruptuar admistratori. Edhe drejtor. Edhe speciasliti. Ministri ca më shumë. Po edhe kryeministri. Jasht nuk mbeti edhe Presidenti. Historia e këtyre tri dekadave është mbushur me ngjarje që i kanë dhënë fytyrës së korruspionit atë të kuçedrës së përallave. Në çdo ballafaqim dhe opinion, raport të organizmave financniare, analiza të brendshme, konkluzione të KLSH, auditit të brendshëm,arrestimet e funksionarëve publik, akuzat e provat, bisedat në tavolina, të gjithë të akuzojnë të gjthë. Dhe nisin të numrojnë rastet flagrante, sa kanë paguar për të marrë një shërbim?!Sa kanë paguar hipotekuesin? Po gjyqtarin? Po prokurorin? Po për një tender? Një kredi?Për të fituar disa vite liri nga burgu sa i kanë paguar drejtësisë.Pra korrupsioni ka shtrirë rrënjët në thellësi dhe ka penguar dhe penalizuar jo pak nisma e projekte. Kuptohet, shto këtu edhe propagandën për t`i dhënë korrupsionit  roli primar agresiv nga opozita  e cila kërkon të penalizoj mazhorancën në shumë raste në mënyrë denigruese. Po jo gjithmon nuk ka të drjtë.Sidoqoft,  diktatura e kurupsionit, ka ushtarët e vet të korrupsionit, të cilët synojnë të korruptojnë, jo vetëm administratën e nivelit më të ulët as vetëm ekonominë dhe organizamat financiare, po edhe vet drejtësinë e cila përmes vetingur nxorri në sipërfaqe sa të korruptuar janë ata që kanë detyrë të na mbrojnë nga kjo diktaturë e re. Ushtarët e korrupsionit janë vendosur në front sulmues. Ata janë hallka të një zinxhiri. Në fillim janë usharë. Pasatj gradohen marrin poste.bëhen kapiten e general. Se bëhen specialistë të korrupsionit. Korrupsioni është po aq diktaturë sa gjithë dikataturat e tjera pararendse me as më të voglin ndryshim.E tejkalon për nga dëmi edhe tërmetin edhe pandeminë edhe katastrofat edhe vet luftën me armë. Vetëm në formë ndryshon! Si mola grryen tërë stofin e shoqërisë, grryen së brendshmi institucionet. I bën të pabesueshëm.Korruspini është vdekje e ekonomisë dhe varfërim esktrem i shoqërisë. Prej tij majmen disa që kanë në duar prona e parat publike, të afërm e të largët, të atyre që kanë vulë e firmë dhe shuhen tërë të tjerët që mbeten pa asgjë. Se është kaq shkatrrues ndaj beteja ndaj tij duhet të jetë frontale dhe e pandalshme nga të gjithë qytetarët dhe organet ligjzbatuese.Jo me fjalë. As me mburrje. Aq më pak me propagandë. Në se nuk trajtohet korrupsioni si diktaturë e egër, siç është realisht, diktaturë që mbyt dhe shkatrron shtetin, zë për gryke ekonominë, vdes qytetararinë, deformon  rëndë ekonomine, shtetasit e këtij vendi, atherë, kjo diktaturë mund të bëj kërdinë më shumë se vet diktatura që rrëzuam në vitin 1990. Diktatura e korrupsionit është po aq egër sa gjithë simotrat e saj. Ndaj duhet luftë frontale për ta çrrënjosur nga themelet për ta përmbysur në çdo qelizë pasi është jo thjesht diktaturë, po kanceri malinj i Shqipërisë!