BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x

Opinion / Editorial

Dikur ishim në këmbë, tani na shkelin me këmbë!

Dikur ishim në këmbë, tani na shkelin me këmbë!

Për të qenë më  realistë: hapja e derës së avllisë për të çapitur drejt portës së madhe të pallatit butaforik, hipokrit, sundues e shfrytëzues të Këshillit të Europës,emërtuar"çelja e negociatave", që politika  e pamoralshme  realizoi këto ditë , është një  lloj maske bashkëkohore, në luftë për të goditur emrin,ekonominë, demografinë dhe jetëgjatësinë e SHQIPËRISË. Maskë për bosët e kapitalit euro-amerikan që t'u shërbejë se ja "po lodhen e copëtohen që Albaninë ta fusin në Europë", dhe për kryeministrin tonë krenar e autoritar,( paçka se  nuk ka  grurë për të gatuar bukë, qumësht për fëmijët dhe mishin e nevojshëm për këtë popull  që përfaqëson), se është 'Ai' që  po na kalit durimin-neve që kemi mbetur këtu në këtë truall- për të gjetur forca  e "për të pritur  hyrjen tonë triumfale në Europë?!". Në këtë rast, në një nga të folurat e tij lakonike para mikrofonave dhe sidomos të shkruarave nëpër Tëitter e ku di unë,kryetari ynë, Edi Rama, pa dinjitet por me solemnitet, deklaroi para ca ditësh: "Asnjë vend në Evropë nuk ka ndryshuar më shumë në 30 vitet e fundit, se sa Shqipëria”! Tha një të vërtetë  helmuese,ku bashkautorë   kryesorë të këtyre ndryshimeve janë vetë krerët qeveritarë të po këtyre tri dekadave dhe partitë e tyre të dekompozuara. Kryetari ynë i qeverisë nuk tregoi asnjë  aspekt konkret dhe kuptohet që  secili ka këndin e vet të shikimit të këtyre ndryshimeve të vendit tonë demokratike për  Europën e amerikanizuar dhe katastrofike për ne. Sepse po na degdisin drejt shpërbërjes dhe shkërmoqjes si popull e komb. Faktet flasin më mirë se llafet: Dikur, aty nga vitet 1975,  kishim fusha të begata të mbjella me grurë, misër, pambuk, panxhar, duhan, perime, agrume,  etj. etj. dhe kishim siguruar bukën e gojës- kërkesën minimale historike të mbijetesës,krahas dyfekut,parmendës dhe kërrabës -me forcat tona. Sot marrim mbeturina mielli nga Serbia e Ukraina(me emrin e luftës së saj abuzohet aq shumë nga tregtarët tanë!) dhe 600 gram  bukë  shitet njëqind lekë! Turp më të madh nuk ka parë historia jonë  moderne! Jo vetëm kaq,mbasi  ajo bukë mund të jetë gjithçka, por aromë gruri nuk ka! Kryetari nuk tha se dikur kishim male me minerale,  miliona ton naftë që mbante peshën ekonomike të vendit në  këmbë, kurse sot kemi vetëm emrin e minierave dhe vdekje  minatorësh  mjeranë nëpër galeritë e  pronarëve  të huaj apo pasanikë  vendas fytyrëfshehur. Sa për naftën, vetë kryetarët tanë, nga i pari i vitit 1990 deri tek ky i tanishmi," i kanë bërë naftën", duke e shitur edhe gramin e fundit, duke shkallmuar e djegur tërë  uzinat dhe rafineritë  e përpunimit të saj. Në ditët e sotme, mes viti 2022, ne, si Shqipëri  që notojmë  mbi rezerva naftëmbajtëse, e blejmë atë më çmimin më të lartë në rajon!? Kjo është tradhti e shëmtuar ndaj banorëve shqiptarë të këtij trualli. Ndërkohë që kompanitë e mëdha amerikane, kanadeze,europiane, etj. vjelin, mjelin e vjedhin pasuritë tona aq të mëdha të naftës. Kishim dikur ushtri, kulturë, harmoni, e tani kemi shalë-ekspozime, emisione  të mënyrës amerikane të jetesës, ushtarë për fikje zjarri dhe vrasjet pareshtura brenda familjes për "shkaqe banale pronësie apo të dobëta"(?!). Kishim gjykata, prokurori-pa avokati-, disi të politizuara, por ama i kishim. Tani nuk kemi fare asnjë nga këto sepse  ata që punuan atje vodhën dhe gënjyen aq shumë sa u bënë shqetësim edhe për ustallarët amerikanë, ndaj u shpik një lloj 'vetingu' dhe  ata dolën "çipllak" para komisionit dhe sallës së gjyqit! Tani ne po ecim edhe ca vite,pa dënuar asnjë që shkel ligjin deri sa të mbijë bari i ri i juristëve që nuk do të dinë apo nuk do të duan të vjedhin! Oh sa thellë ka shkuar hipokrizia e të shkelurit të popullit me këmbë! Edhe pse para një viti janë shkarkuar gjykatës e prokurorë nga vetingu, disa syresh paguhen akoma nga shteti!? Kishim siguri,unitet , solidaritet dhe dinjitet, kurse sot  kemi  vdekje e vrasje për ditë, në tokë, në ajër e në det. Kishim lindje  më shumë se vdekje,  nuk njihej fare emigracioni, inflacioni,droga dhe prostitucioni, kurse tani këto janë ligjëruar, institucionalizuar. Kishim kopshte,shkolla e një  Universitet, plot me fëmijë, nxënës, studentë,paçka se ndërtesat ishin paksa të vjetra. Madje shumë nga ata intelektualë që nxorën ato shkolla sot  punojnë me  profesionalizëm të lartë nëpër   institucione  të shumënjohura botërore të fushave të ndryshme të shkencës,ku shkuan si emigrantë. Tani, në vitin 2022 kemi ndërtesa të reja" fringo" shkollore me arkitekturë amerikane,kemi 24 universitete, ("O pikë e zezë", -do të thoshte poeti!), por  me pak nxënës e studentë brenda. Kishim çerdhe,kopsht,shkollë, qendër shëndetësore , në çdo fshat, tani jo vetëm këto që nuk i kemi më, por nuk kemi as fshatrat që kishim,sepse rreth tetëqind fshatrave shqiptare u ka mbetur vetëm emri në hartë dhe ndonjë çoban me pak bagëti...Dhe të rinjtë e të rejat tona  ikin e ikin çdo ditë  të  joshur nga kapitali për t'u bërë skllevër   të kohëve  moderne të shteteve të pasura dhe shfrytëzuese të popujve. Kanë nisur e vijnë edhe individë ,apo komunitete të kombeve të tjera për të banuar e punuar e jetuar  në troje shqiptare. Dhe kryetari ynë, vijon të shkruajë në Tëitter e Instagram  deklarime që nuk janë as mish as peshk, për ndryshimet që ka bërë Shqipëria duke shkuar drejt Europës!Ai është kthyer në zëdhënës i oligarkisë së re financiare në Shqipëri dhe puthadorës i të  huajve. Me që këto janë disa nga ndryshimet më kryesore demokratike që ka pësuar Shqipëria në këto tridhjetë vjet,atëherë përse  po na i solloisin e sorollatin e po na i vonojnë uljen në tavolinë për të biseduar që të na pranojnë në Europë? Se në fund të fundit, pa aleanca, ku të jesh i ulur si i barabartë, ku për mirë e ku për keq,nuk jetohet! Lepuri fle gjetiu: duhet goditur edhe me thellë Shqipëria, vende të tilla të tjera të brishta si ajo,b.f. Kosova  si dhe komunizmi!E megjithatë e kanë kot. Popujt, sado me ngadalë, sado që kapitali i ka bërë indiferent dhe i ka gjymtuar mendërisht dhe ekonomikisht,po e kuptojnë se kush e ushqen luftën dhe kush e dëshiron lirinë,barazinë, vëllazërinë. Thuajse të gjithë e kanë kuptuar se kapitalit po i vjen fundi. Një rend i ri do ta zëvendësojë atë, në interes të mirëqenies shoqërore të njerëzimit.