BREAKING NEWS

Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke
x
BREAKING NEWS

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë drejt spitalit

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë
x
BREAKING NEWS

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së rrëfen tmerrin: Ishte i dehur, iu hodha sipër dhe i kapa armën pasi...

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së
x
BREAKING NEWS

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Tiranë

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin
x
BREAKING NEWS

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD akuzon ashpër kryeministrin dhe publikon foton: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rama

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD
x
BREAKING NEWS

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit
x

Opinion / Editorial

Disfatizmi si realitet dhe njeriu me iluzione sociale…

Disfatizmi si realitet dhe njeriu me iluzione sociale…

Që shoqërinë e ka kapluar një situatë e përgjithshme pesimizmi, kjo është evidente, shfaqet dukshëm në të gjitha format ekzistenciale dhe empirike të jetës së përditshmë. Një sindromë e përhapur nga shkaqe objektive por edhe si “modë parazitare” e mentalitet social paralizues, që ka përfshirë individë dhe shtresa të gjëra sociale. Por duke e parë në mënyrë të diferencuar këtë diagnose, shfaqjet e saj në problematikat e shumta sociale dhe individuale me të cilat po përballet në tërësi shoqëria shqiptare, duket se së pari tek të rinjtë ajo është fenomen masiv i diversifikuar, në zgjerim nga pikëpamja sasiore dhe me prirje të qartë për agravim të përshpejtuar.

Mijra të rinj, të shkolluar dhe që kanë mbaruar universitetin dhe po aq me shkolla të mesme, 9 vjeçare apo me arsim të ulët, duke qënë të papunë vijnë “vërdallë shoqërisë”, pa patur synime të qarta dhe objektiva me këmbë në tokë. I takon kudo nga Blloku e nëpër lokalet e lagjeve periferike, nëpër bilardo apo duke qënë gjithë ditën online me celularët e tyre, në komunikime shoqërore me vlerë apo në biseda pa limite kohore, si mënyrë për të kaluar “kohën e tepërt”.

Po nuk është fjala vetëm për “proletariatin e të diplomuarve”, e atyre që qëndrojnë të dëshpëruar pas rrezikut të “inflacionizmit” të diplomave. Kjo sindromë është sëmundje e përgjithshme e shumë të rinjve, e cila jo domosdoshmërisht e ka të lidhur intensitetin e saj vetëm me të rinjtë e shkolluar apo të diplomuar. Është një “diagnozë e përgjithshme” rinore, e cila pengon orientimin utilitar dhe gjetjen e rrugëve optimale për të dalë nga ky “kurth” i rrezikshëm social. Ajo që shohim në rrugët e Tiranës, është edhe në të gjithë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Kudo e njëjta pamje, të rinj që i ndeshim çdo ditë në rrjedhje të lirë sociale, në “situatë peripatetike”, në gjëndje të mpirjes vanitoze, që kryejnë çdo ditë të njëjtin ritual, duke “xhiruar bosh” rreth vetes, pa plane e projekte të qarta personale.

Të tillë janë sot të rinjtë që nuk studjojnë dhe nuk punojnë, njerëz që i shmangen botës së punës si burim kryesor i mirqenies, që kanë gjetur rrugë jo normale e deri kriminale, për të plotësuar dëshirat e tyre materiale. Të tillë njerëz janë kthyer në përdorues të drogave, alkoolit, bixhozit sedentar (të cilët janë në fazën e kalimit nga “grup social” në shtresë shoqërore shqetësuese), e përbërë nga njerëz të papunë dhe pashpresë.

Këta të rinj janë fëmijët tanë, njerëzit tanë të cilët janë në këtë gjëndje, së pari si produkt i politikave të dështuara e butaforike të politikës në këto tre dekada. Por edhe pasoja të natyrshme të një lloj “qytetërimi kompleks”, që e ka në thelbin e vet mungesën e forcës për t’u përballuar individualisht me vështirësitë e jetës, duke favorizuar më së shumti praninë e vanitetit, kotësisë, boshllëkut të shumë të rinjve si gjë normale në jetën personale dhe sjelljen publike. Nga pikëpamja demografike dhe si statistikë moshore këta të rinj nuk janë një apo dy, madje as disa. Bëhet fjalë për kategori sociale e moshore të “strukturuar”, madje tashmë janë duke formatuar si “grup social” më vete, të diagnostikuar me diagnozën e përgjithshme të vanitetit dhe diferencimet e veçanta të sjelljeve të lidhura me kulturën dhe motive të personalizuara.

Po nuk janë vetëm të rinjtë të përfshirë nga “tentakulat e sindromës” së dëshpërimit dhe vanitetit social. Mungesa e funksionimit të shëndoshë, e angazhimit për të përballuar obligimet individuale, familjare, komunitare dhe sociale, qëndrimi indiferent, stacionimi në pritmëni, pa aktivitet ka përfshirë edhe njerëz të shtresave dhe grup moshave të tjera, që vuajnë nga e njëta diagnozë sociale. Ka vite që nga pikëpamja sasiore dhe “cilësore”, ky grup social është në rritje dhe përbën një problem social shqetësues për shoqërinë, familjen, dhe ata personalisht .

Nga mënyra e jetesës, sjelljes dhe komportimit social të tyre, duke parapëlqyer të jenë thjesht soditës indiferentë dhe kontestatorë pasivë të realitetit, vëzhgues dhe analizues të të metave të qeverisë apo në kërkim të “shkaqeve ekstraqeveritare” të kësaj situate, ata “shkarkojnë bateritë” individuale të nevojshme dhe rrinë pa punë, bëjnë përpjekje minimale për t’u inkorporuar në “botën e punës”. Ky është qëndrim i papranueshëm, është gracka më e rrezikshme që disa njerëz të “dembelosur nga vaniteti”, të rrethuar nga “psikovampirët e kotësisë”, me sjelljet e tyre dëshmojnë se vullnetarisht kanë zgjedhur të qëndrojnë në këtë pasivitet degradues, duke mbetur në periferi të integrimit me çdo kusht, me gjithë energjitë e tyre në “mekanizmin e dobishëm” të jetës së përbashkët sociale.

Qëndrimi pa punë, kalimi kohës nëpër kafene prej disa tyre motivohet me mëndjelehtësi, si e drejtë e njeriut që të zgjedhë mënyrën e jetesës, format e realizimit të “objektivave individuale”, modalitetet personale të sjelljes sociale. Për fat të keq pjesa më e madhe e njerëzve me inaktivitet social, që kanë “kryqëzuar krahët” dhe rrinë në pritje të Godosë, janë pa mision dhe funksion social të qartë vetjak.

Shpërdorimi i të drejtës, për të qënë i lirë, i ekzistencës e mundësive, zgjidhjeve dhe alternativave të shumta, mos angazhimi pozitiv në shfrytëzimin e kushteve sociale për t’u ingranuar në çdo kohë dhe moshë, në veprimtari të qëllimshme sociale, pavarësisht nga “koha personale”, është dukuria thelbësore që shfaqet në këtë kategori sociale. Njerëz që përpiqen pak për “ndezur motorat” e jetës individuale e përfitojnë nga instrumentat e integrimit social. Kjo filozofi e dështuar ka sjellë krijimin e njerëzve që qarkullojnë pa objektiva personalë, pa le më pastaj të pretendosh, për detyrimin për të përballuar edhe detyrimet e tyre si qënie sociale.

Në të vërtetë, duhet vlerësuar seriozisht kjo situatë sepse shoqëria jonë po përballet me paradokse të hidhur, që janë qesharakë në dukje, por dhe shumë problematikë në thelbine tyre, që në një farë mënyre, po kthehen në “paradigma penguese të qytetërimit tonë”, sidomos, të së ardhmes së tij. Sociologjikisht duhet konsideruar shqetësues fakti që janë në zgjerim disa grupe sociale, që kanë ngjajshmëri psikosociale vanitoze, që “jetojnë si njerëz në seri”, që kanë sjellje të ngjajshme sociale, difekte të përbashkëta. Nuk na lejohet të mbyllim sytë përballë realiteteve të trishta që ndeshen në shoqërinë tonë, në rrugë, lokale, ambiente publike me njerëz që “rrotullohen” gjithë ditën si “somnambul”, që ushqejnë veten me ide utopike e iluzione fantazmagorike të flashkuara, që qarkullojnë në shoqëri “bosh”, me minimum energjish të angazhuara, të cilat janë të pamjaftueshme, për të “vënë në lëvizje të orientuar pozitivisht veten”.

Vaniteti, kotësia, vërdallosja, mungesa e aftësive të integrimit pragmatist, është një nga dukuritë sociale më masive, si shfaqje, si shtrirje dhe intensitet, që ka kapur një pjesë të shoqërisë. Ajo është një sëmundje sociale, nuk është e lidhur vetëm me moshën, përkatësinë e pozicionit gjeografik, në të cilin jeton njeriu, apo veçori të tjera. Vaniteti, filozofimet boshe, janë shkaku kryesor, që një grup në zgjerim i njerëzve, në mosha të ndryshme, janë në pozicione inproduktive, në role sociale pa vlerë, duke mbetur subjektivisht “në bisht” të shoqërisë.

Nuk është cështje e lehtë dhe nuk duhet marrë me shaka. Vanitozët, njerëzit që enden rrugëve, pa objektiva dhe synime, të varfër dhe të paorientuar, sot mund të duken si individë të shkëputur apo si masë kaotike, si “masa njerësish në seri”, por që në mos sot, nesër do të jenë një “mjet presioni” social, mbi shoqërinë, për të gjetur edhe ata “hisen e tyre”, në këtë shoqëri. Pavarësisht se shumica e fajit dhe e përgjegjësisë është e lidhur me mënyrën e paorientuar të jetës personale, diçka duhet bërë edhe për këtë shtresë, për të dalë nga gropa e pesimizmit dhe kotësive.

Sepse edhe ata janë pjesë e shoqërisë, pavarësisht se kanë bërë zgjedhjen e tyre më të keqe, në sistemin e ngatërruar të “mekanizmit social”. Padyshim ata, kanë nevojë të ndihmohen që të ndryshojnë së pari mentalitetin vanitoz, sjelljet mendjelehta dhe pastaj edhe sjelljen sociale. Këtu është problemi. Edhe pse jemi në ekonominë e tregut të lirë, shteti e ka për detyrë të ndërtojë politika, strategji dhe plane veprimi për të integruar në tregun e punës, në jetën sociale këtë masë inproduktive njerëzish. A nuk është obligim shtetëror e social që të bëjmë gjithçka që këta njerëz të mund t’i ndihmojmë? Për të mirën e tyre dhe të shoqërisë?...