BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Opinion / Editorial

Distanca e kategorizimit qytetar për plagosjen e kushërinjve Maja me ekspertin mjeko ligjor

Distanca e kategorizimit qytetar për plagosjen e kushërinjve Maja me

Në muajin korrik ngjarja në Borizanë të Fushë Krujës shokoi mbarë opinionin shqiptar kur panë rrahjen masive me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të forta nga fisi Rraja. Ishte një demonstrim force, e cila për pak sa nuk shënoi viktima pasi ashpërsia me të cilën u goditën kushërinjtë Maja ishte premisë që mund të shoqërohej me viktima, aq më tepër që në duart e njërit prej sulmuesve ishte edhe një pistoletë gati për të shkelur këmbëzën. Ngjarja ishte vërtetë tronditëse dhe u shoqërua me një varg masash drastike, të cilat prekën nga Ministrin e Brendshëm, i cili u largua nga detyra deri tek shkrirja e zinxhirit komandues i  komisariatit të policisë të qytetit të Fushë Krujës. Sherri kishte si shkak ankesën për dëmtimin  e banesave nga plasjet masive për të nxjerrë gurë në guroren fare pranë banesave të fshatit. Vërtetë arsye banale që çuan në ballafaqim force dhe plagosje të dy kushërinjve, të  cilët u gjendën nën goditjet pa mëshirë të djalit dhe të afërmit të deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Sapo ngjarja u bë publike dhe qeveria mori masa urgjente ndëshkuese për zyrtarët që nuk kishin reaguar në zbatim të ligjit, deputeti socialist dha dorëheqjen nga mandati i deputetit si reflektim i përgjegjësisë morale për ngjarjen e rëndë. Opinioni shoqëror , mediat dhe analistët e përnatshëm ,hodhën akuza për mbajtje anësie ndaj fisit Rraja edhe pse jo pak prej tyre u arrestuan dhe u ndaluan ,duke u dhënë masa arresti me burg. Ish-deputeti socialist i bëri thirrje djalit të tij t’i dorëzohej drejtësisë për aktin e kryer. Po kjo nuk ishte gjithçka. Shkaktarët e ngjarjes së rëndë iu  dorëzuan drejtësisë edhe pse disa prej tyre ende janë të lirë pasi janë fshehur. Tani topi mbetej tek prokuroria dhe togat e zeza për të zbatuar ligjin. Prokurorët dhe gjyqtarët kuptohet do hetonin në thellësi ngjarjen e rëndë dhe do të dilnin në përfundime ligjore me prova e fakte. Vërtetësia dhe përmasat e ngjarjes as kishin nevojë për ndonjë hetim specifik pasi të gjithë e panë live në ekranet e televizioneve dhe askush nuk mund ta fuste minaren në thes. Radha  i mbetej prokurorëve dhe më pas gjyqtarëve të provonin të vërtetën dhe në emër të ligjit të jepnin verdiktin , duke ballafaquar me fakte fajtorët dhe dënuar sipas ligjit dhe shkallës së fajësisë. As duke e tepruar as duke e minimizuar. Drejtësia e re u vu para një prove të vështirë dhe kërkohej guxim dhe zbatim pa ekuivoke të ligjit. Prokuroria e Tiranës ishte para provës të së vërtetës. Do vinte në vend ligjin me objektivitet e vërtetësi apo do ta fuste ngjarjen nëpër labirintet e kthinat plot të fshehta të rrugëtimit për të shkuar deri në ditën e gjyqit për ta bërë detyrën pa asnjë anësi? Pa u futur në hallkat e hetimit dhe marrjes së provave shkencore  për të kopsitur dosjen dhe për të qenë në një kahje me ligjin, aq  më tepër se mbi të kishte jo pak paragjykime pasi në opinion ishte dukshëm mendimi se Rrajat do mbrohen nga qeveria pasi janë të lidhur ngushtësisht me pushtetin. Perceptim i nxitur ky edhe nga shtresa dhe individë të cilët kërkojnë çdo rast të deklarojnë se edhe drejtësia e re është baraz me atë të vjetrën. Edhe pse drejtësia e re përditë flet me arrestime dhe dënime për herë të parë të individëve , funksionarëve të lartë, deri tek zëvendës kryeministri Ahmetaj, i cili është në kërkim ndërkombëtar për veprën penale shpërdorim detyre dhe korrupsion. Po ngjarja  e Borizanës ishte rrahje masive për një copë gurore, që tek e fundit është pronë publike që u përket të gjithëve dhe jo thjesht individëve që e kanë zaptuar me statusin e të fortit. Pas më shumë se dy muajve hetimi i ngjarjes së rëndë në sytë e publikut  arriti në fund. Të prekurit prej kësaj ngjarjeje prisnin që hetimi të ishte objektiv , fiks sipas kërkesave  që drejtësia të vihej në zbatim sipas kërkesave të ligjit. Të dëmtuarit fizikisht dhe moralisht të fyer dhe të prekur në sedër ia lanë gjithçka në dorë drejtësisë dhe asnjëri nuk ra pre e mllefit dhe marrjes së hakut me vetëgjyqësi. Pritën me durim që drejtësia të bënte punën e vet. Fajtorët të viheshin para drejtësisë dhe të merrnin dënimin sipas ligjit. Pikërisht këtu ndodhi e papritura. Të dëmtuarit me shkopinj bejsbolli me kocka të thyera nuk u klasifikua si plagosje e rëndë me dashje , por çuditërisht plagosje e lehtë. Të zhgënjyer nga ekspertiza e mjekut ligjor me të drejtë njëri prej të goditurve, i cili iu  nënshtrua mjekimit te trauma të deklaronte: Çudi a nuk është thyerja e kockave plagosje e rëndë apo është plagosje e lehtë? Sipas këtij klasifikimi i  thonë që plagosje e rëndë është vetëm kur viktima shkon në botën tjetër, të  gjitha dëmtimet e tjera, veç humbjes së jetës, i bie që të jenë pa rëndësi. Thjesht një plagosje e lehtë. Është e vërtetë që për përcaktimin dhe kategorizimin e një plagosjeje kërkohet vlerësimi i mjekut ligjor, i cili është i ngarkuar me ligj të klasifikojë kategorinë e plagosjes , kuptohet bazuar mbi pyetjet e prokurorit të çështjes. Po çuditërisht të dëmtuarit me mjete të forta dhe siç deklaroi njëri nga të dëmtuarit me thyerje kockash, u kategorizua nga eksperti mjeko -ligjor si dëmtim  i shkallës së lehtë, thjesht disa gërvishje të lëkurës. Nuk dihet në çfarë kriteresh  dhe  nga çfarë treguesish është nisur mjeku ligjor për kualifikimin e plagëve të kushërinjve  Maja për cilësimin “plagosje e lehtë”. Aq më shumë që ky klasifikim e zhbën pothuaj tërësisht atë ngjarje vërtetë tronditëse dhe të dënueshme. Subjektivizmi apo ndërhyrjet nuk themi për forma të tjera as për korrupsion  dhe ndikim tek hetimi dhe ekspertiza bie ndesh me të vërtetën. Të parët që nuk e pranojnë këtë kategorizim janë të dëmtuarit dhe të afërmit e tyre që besuan tek drejtësia. Më pas vijnë në radhë gjithë të tjerët. Pasi njihesh me përcaktimin “plagosje e lehtë” dhe kupton se ky klasifikim përcakton edhe shkallën e dënimit ,ku asnjëri nuk u gëzohet dënimeve të rënda apo të padrejta ,thjesht për opinion gjykon me të drejtë: Sikur akt ekpertizën ta bënin qytetarët shqiptarë, ata që e panë ngjarjen live cili do ishte kategorizimi i shkallës së plagosjes? Natyrisht qytetarët nuk janë kompetentë për vlerësime të tilla , po një gjë është e sigurtë. Vlerësimi i tyre do ishte me diferencë kilometrike nga ai i mjekut ligjor dhe vetë prokurorit të çështjes! Pas një kategorizimi të pasaktë të shkallës së plagosjes vjen edhe dënimi. Një dënim subjektiv ushwen më pas veprime subjektive të padëshirueshme. Pikërisht ky është edhe problemi reagimi pas dënimit gjë që nuk i pëlqen askujt aq më tepër dy fiseve që bashkëjetojnë prej vitesh në të njëjtin fshat.