BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x

Opinion / Editorial

Dita Botërore e Filozofisë: Nënës së kuriozitetit

Dita Botërore e Filozofisë: Nënës së kuriozitetit

Bazuar në rëndësinë e kësaj disipline për njeriun, për raportin e tij me botën dhe të tjerët UNESCO, që në vitin 2002, ka shpallur të Enjten e tretë të muajt Nëntor si Ditën Botërore të Filozofisë. Kjo ditë prej më se dy dekadash ka ndikuar pozitivisht në promovimin e saj. Kjo dije pati origjinën e hershme në Milet, ku filozofët e parë kërkonin tek uji, ajri, .... principin e gjithçkaje në botë. U zhvillua në Elea, ku bota konsiderohej si e vetme, e pandashme etj. Por në botën e atëhershme greke u zhvillua më së shumti në Athinë me shkollat e famshme si Akademia e Platonit dhe Liceu i Aristotelit. Thuhet se Sokrati, që është dënuar me vdekje për lirinë e mendimit të tij, “e mori filozofinë nga perënditë dhe ua shpërndau njerëzve”. Nxënësi i tij Platoni, që vetë ofrohet të dënohet në vend të mësuesit të tij, filozofinë e konsideronte gjimnastikë të shpirtit. Ndërsa Epikuri e quan terapi të shpirtit. Më vonë do të lulëzonte në dy degëzime: në lindje në botën arabe, kryesisht në Bagdad, dhe në perëndim në Romë, ku lulëzoi stoicizmi, epikurizmi dhe skepticizmi deri në Paris e gjetkë. Ndërsa për stoicizmin arsyeja drejton pasionet, për epikurizmin qëllimi jetës është qetësia shpirtërore dhe për skepticizmin nuk ja vlen as sforcimi më i vogël për të njohur të vërteten. Në fillimet e mesjetës De Agostini këtë dije e unifikonte me teologjinë. Për të arritur, si të thuash kulmin, tek Hegeli, i cili e konsideronte sistem dijesh mbi tërësisnë absolute. Ndërsa për Hegel filozofia shpjegon botën si është e filozofi mbërrin gjithmonë me vonesë për të thëne qoftë dhe një fjalë se si do të jetë e ardhmja, për Marksin filozofia do të ndryshojë botën. Për mos të lënë pa përmendur autorë ekstremë si pesimistin Shopenhaur, për të cilin filozofia do të çliroje nga vullneti i jetës që nuk është gjë tjetër veçse dhimbje pasuar nga mërzi dhe optimistin, deri në çmenduri, Neçen, për të cilin njeriu në vend të vërtetës do kërkojë fuqinë. Ai thoshte nuk jam njeri, jam dinamit që shpërthej (normalisht njerëz me sforcime të tilla nervore do t’i presë spitali psikiatrik). Për të ardhur pak më vonë në kohë, ndërsa pragmatistet amerikanë konsideronin tërë metafizikën si kështjella në rërë dhe identifikonin filozofinë me pedagogjinë, përfaqësuesit e Rrethit të Vjenës e konsideronin filozofinë vetëm si analizë logjike të fjalive përbërëse të teorive. U përmenden vetëm disa momente të zhvillimit historik të filozofisë por fjalët më të thjeshta për të i ka thënë një poete italiane, Maria Ruggi: Filozofia na tregon: Kush jam unë? Pse jam këtu? Filozofia është bija e kuriozitetit. Dhe kështu, midis çudisë dhe habisë, dijen e kërkon me dashuri. Po tek ne sa promovohet kjo dije? Përgjigjja është shumë pak. Për vite të tëra ka qene jashtë programeve, sepse padituria e identifikonte me marksizmin. Tani është në programe, por kurrsesi nuk iu afrohemi vendeve të tjera. Në Itali dhe Francë është lëndë e detyrueshme dhe në shkollat profesionale. Tek ne filozofia as sociologjia nuk janë as programe prioritare si gjuhësia, letërsia, matematika etj. Largimi i të rinjve dhe kriteri absurd i notës mesatare ka bërë që pak studentë të ndjekin këtë degë. Gjithsesi uroj një ditë të bukur filozofie!