BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

Dita e 25 prillit edhe në diktaturë edhe në demokraci...

Dita e 25 prillit edhe në diktaturë edhe në demokraci...

…E justifikoi qëllimin e saj. U krijua fill mbas çlirimit të vendit më 25 prill të vitit 1945 për ruajtjen e paprekshme të kufijve tanë të shenjtë nga armiqtë e jashtëm. Edhe mbas 76 viteve e justifikoi qëllimin për të cilën u quajt, këtë herë për të “ruajtur ” kufirin e për të mos u “pushtuar” forcat demokratike të vërteta, nga elementët destruktivë dhe regresivë të politikës, nga disa krerë partish të maskuara nën logon “demokratike”, por që nuk janë të tilla dhe e vërteta është që janë “demokratikase”! I quaj të tilla mbasi forcën kryesore opozitare, të quajtur “Parti Demokratike” bashkë me disa “bishtra” pa as më të voglin kontribut për demokracinë, nuk mund të përfaqësojnë demokratët e vërtetë, sepse demokrat i vërtetë, është çdo qytetar i këtij vendi dhe janë këta që aspirojnë për demokraci të vërtetë, për paqe, për qetësi e përparim.

Si për çudi, jo rastësisht kjo datë, 25 Prilli, dikur festa e kufirit dhe e kufitarëve, edhe mbas tre dekadave të fundit, qenka jo rastësisht dita e kufirit që po shënon vijën e kufirit midis progresit dhe regresit, midis demokracisë dhe anarshisë, midis rrëmujës dhe qetësisë, midis shkatërrimit dhe ndërtimit, midis agresivitetit dhe urtësisë, midis demokratëve dhe diktatorëve, midis atyre që luftojnë me hunj, me sfurqe e çomaga dhe atyre që duan paqe, midis atyre që flasin përçart e atyre që flasin me argumenta, midis atyre që shajnë dhe shpifin dhe atyre që punojnë dhe atyre jo vetëm që nuk punojnë, por edhe i pengojnë të tjerët të punojnë. E prisnim dikur me padurim ditën e 25 Prillit, i cili festohej me madhështi sidomos nga banorët e fshatrave dhe qyteteve në afërsi të kufirit shtetëror. Prisnin atëherë me padurim, sidomos nxënësit e shkollave që të afronte kjo ditë mbasi ishin mësuar që në këtë datë të bënin piknik në postën kufitare më të afërt dhe shpresonin që kjo ditë të ishte një ditë me diell dhe e ngrohtë sepse ishte koha kur çelnin lulet, manushaqet. Seç m’u kujtua kjo ditë që e prisnin me padurim adoleshentët dhe nxënësit e shkollave me shpresë që të ishte një ditë me diell, e ngrohtë dhe si për çudi edhe Zoti, të tillë ditë e sillte si për të na i bërë qejfin. Edhe këtë ditë të 25 prillit 2021, të tillë e solli Zoti, ashtu si e prisnin jo vetëm të rinj e të reja, por edhe të moshuar, që të gjithë të thoshin fjalën e tyre, të qetë e me ngrohtësi për të bërë “sus” politikanë e politikanucë, mburravecë e kokëboshë, inatçinj e të pabesë. Nëpërmjet ditës me diell, Zoti “porositi” edhe sovranin që të reflektonte ngrohtësi e gjakftohtësi, jo urrejtje e ftohtësi, por qetësi e dashuri. Dhe sovrani e dëgjoi e bëri këtë ditë “të ëmbël” dhe me ëmbëlsinë e tij tha “sus “ politikanëve të të gjitha ngjyrave, për t’i mbyllur gojën “lehësave” gazetarucë e analistucë, kokëtrashë e kokëboshë që na dalin si “kakapërat” ditë për ditë e natë për natë në ekranet e televizioneve. Kjo datë, më së shumti ishte edhe një kufi i qartë midis bandave e banditëve dhe demokratëve të vërtetë, midis atyre që duan anarshi dhe atyre që aspirojnë për demokraci të vërtetë, midis atyre që ëndërrojnë për rrëmujë, për shkatërrim e marrje të pushtetit me dhunë dhe jo me votë... Ju falemi o sovran që aq bukur e the fjalën tënde, me qetësi e dashuri. Këtë ideal të madh të qetësisë e dashurisë që ua kishte vjedhur një anadollak që e përsëriste shpesh, por që na i paska quajtur kosoret, sfurqet, sëpatat dhe çomagat, sikur të ishin mjetet e “qetësisë e dashurisë”! Demokracinë o i “madhi” sovran ua paska vjedhur një i ashtuquajtur “kryedemokrat” që ka më shumë se tre vite që llomotit të bëhet kryeministër, por që nuk vlen as për ta çuar me dhi. Po pse more qytetarët të këtij vendi të vuajtur me dekada të tëra ku shumica vuan për bukën e gojës, nuk deshën më shumë pensione, nuk deshën rritje pagash, nuk deshën të punonin në vendin e tyre ku kanë le, por i kanë përzënë “nga sytë këmbët” nga vatani, nuk deshën arsim dhe shëndetësi falas? Jo or jo, i deshën qytetarët e këtij vendi sepse i meritojnë, por jo t’ia thotë këto një “kokorroc” që nuk e lidh asgjë me demokratin e vërtetë, që nuk e lidh asgjë me këtë vend. Kush e vendosi në krye të Partisë Demokratike apo kush ia bëri “pilaf” këtë “peshqesh” partisë më të madhe opozitare? Këtë, nuk e vendosën demokratët e vërtetë të zgjedhur nga vetë ata, por e bëri “peshqesh” paraardhësi i tij, jo për merita, por që vepra e tij e urrejtjes dhe përçarrjes të vazhdojë. Ai e la jashtë “varrit” të tij si “litarin” që edhe në të ardhmen, frika nga dhuna e “gogolit” të vazhdojë, katrahura të vazhdojë, ndarja Veri Jug, të vazhdojë. A nuk i ndau ky farë “kryedemokrati” në “bastione të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike”? Ç’janë këto bastione? Shqipëria është një “bastion” i vetëm, është “bastion” i lirisë dhe i demokracisë, është bastion i paqes dhe i mirëkuptimit. Edhe diktatura nuk e ndau Shqipërinë në “bastione” të komunistëve dhe të ballistëve... Një gjë nuk e kupton ky farë “kryedemokrati”, atë që demokratët e vërtetë e kanë humbur besimin tek ky “kolopuç” që sidomos dy vitet e fundit luftonte me “mullinjtë e erës”, bashkë me disa “bishtra” të tipit Mediu që lufton për “parimet e shenjta” të demokracisë! Hapu o dhè, kur flet ky që vendin e ka lënë bosh në birucë për viktimat që u ka shkaktuar qytetarëve, për të mos thënë për disa “lolo” të tjerë rreth e qark tij që pa asnjë kontribut në demokraci e viktima të pafajshme që kanë shkaktuar, “lëpijnë” buzët prapa krahëve të “kryedemokratit”! Pra, i deshën si “Çeçua” qytetarët edhe rritjen e pagave edhe shëndetësi falas edhe arsim falas e cilësor, edhe mirëqenie edhe kushte të mira pune e jetese edhe punësim edhe kujdes, por ja që nuk e besuan këtë mashtrues... Nga ana e tij Rama, ka përgjegjësi të mëdha për ekonominë që e ka çuar në tatëpjetë, por krahasuar me regresistët, qëndron shumë më lart, mbasi ka përballuar dy fatkeqësitë e mëdha që bëhen tre me “fatkeqësinë” këtë opozitë që “lëpijnë” gjithçka që “pështyjnë”, e shkojnë herë me njërin e herë me tjetrin për interesa të ngushta, por jo për të mirën e Shqipërisë. E ç’mund t’i thuash një mjeku që ka qënë ministër i Shëndetësisë që ngatërron datën e prodhimit të vaksinave me atë të skadimit dhe doktorit të madh” që përhap panik me “vaksinat e skaduara? Pra, mbi fukarallëkun, mbi taksat e larta, mbi pasurimin e disa oligarkëve, sovrani zgjodhi qetësinë, zgjodhi të vendosë kufi ndarës me krimin, me anarshistët, me falangat e krimit dhe sa për fukarallëkun edhe sikur një herë të vetme bukë të hajë në ditë, përsëri është kënaqur krahasuar me kriminelët mbi kokë... Demokratikasit dhe “leshterikët” që mban rreth e qark “kryedemokrati” që kërkon të bëhet kryeministër dhe jo ta bëjnë të tjerët dhe puna e tij, kërkon një borxh që nuk ia ka askush, që kanë shkaktuar viktima të pafajshme, kanë marrë në qafë jetë njerëzish të pafajshëm dhe llogari nuk kanë dhënë askund, kërkojnë të vazhdojnë ato “plagë” që i kanë shkaktuar vetë dhe kërkojnë si gjithmonë t’ua faturojnë të tjerëve… Nuk i bëjnë këto për Shqipërinë, por për karrigen e tyre. Krahasuar me këta të paudhë, krerët e majtë mund të kenë shumë kusure dhe i kanë pa asnjë dyshim, por viktima nuk kanë shkaktuar dhe krahasuar me ata, të majtët janë “lule”! Të majtët, nuk kanë shkaktuar, as kanë vendosur “barriera” për të penguar Shqipërinë të hyjë në BE, nuk kanë penguar “emëruesin e përbashkët” reformën në drejtësi të përparojë siç kanë bërë krerët e djathtë dhe “bishtrat” e tyre, nuk kanë dorëzuar mandatet të sabotojnë punën e organit më të lartë legjislativ, nuk kanë organizuar protesta me djegie, me shkatërrime, me dhunë kundër një “armiku” të vetëm, Edi Ramës, duke i shtuar edhe më shumë plagët Shqipërisë. “Për hir të sime “vjehrre” “fjetën me dhjetëra herë më “mullixhinjtë” e anarshisë. Çfarë treguan votimet e 25 prillit që politikanët kishin një vit që dërdëllisnin për zgjedhje të lira e të ndershme? Harxhuan politikanët miliona e miliona nga taksapaguesit e varfër! Përse? Për të mashtruar, për të gënjyer për të vazhduar kështu edhe në të ardhmen. Autorët e katrahurës së vërtetë e nxorën shumë shpejt kokën. Ata krijuan bandat ashtu si e kanë zakon, por jo që këto të quheshin bandat e krimit, por bandat e “ruajtjes së votës së lirë”! Njerëz të tillë si Gazment Bardhi, më kot mundohen të mashtrojnë, sepse këto veprime, janë një mentalitet i hershëm i rrënjosur këtu e tridhjetë vite më parë! A nuk e tregoi këtë Xhelal Mziu që më pas kërkoi falje? Falja ishte fallco sepse mentaliteti ruhet thellë në ndërgjegjen e kësaj partie të ashtuquajtur Parti Demokratike. A nuk u pajtua me këtë mentalitet edhe Flamur Noka? A nuk u aktivizuan këto struktura në Korçë, në Dibër, Durrës e gjetkë? Kjo pra është një strategji e hershme dhe nuk është e rastit. Sovrani, këtë nuk e do, e përbuz, e shpërfill siç edhe e tregoi në këto zgjedhje. Po kush janë dhe mbeten “varrmihësit” e forcave të partive të djathta? Së pari janë dhe mbeten vetë krerët e tyre që as më shumë e as më pak bënë “varrin” e vetvetes. Të tërë “arsenalin e armëve” të tyre e drejtuan vetëm kundër Ramës dhe në fund përsëri Rama qesh me ta. Këtë, ata nuk e kuptojnë. Jo më pak fajtorë janë edhe mbështetësit e tyre që janë edhe më të rrezikshëm se fajtorët e vërtetë. Të tilla janë ca “biçim” analistë llapaxhinj, ca gazetarë e gazetarucë, ca gazeta paçavure që llapnin ditë për ditë e i bënin “temena” “luftëtarit që nisej për në “luftë” i armatosur me sfurqe, hunj, e çomanga duke “prerë” duar e këmbë për ata që do të “shisnin” votën që edhe anëtarët e partisë së tij në Vlorë i trembi dhe nuk mori asnjë mandat! Jo pak përgjegjësi kanë këto farë media që “prodhojnë” luftëtarë të tillë “humoristë”, që braktisin edhe “pozicionin e tyre të zjarrit”. U “trembën” qytetarët nga ky “trim” i armatosur me armë të kohës së primitivitetit që fatkeqësisht është në krye të shtetit që “trembi” edhe aeroplanmbajtëset amerikane me sfurqet e tij. Ky, as më shumë e as më pak, e “varrosi” vetë partinë e tij. “Kur kërkon t’i bësh varrin tjetrit, bie vetë brenda”, thotë populli! Nuk janë fajtorë anëtarët e partisë së tij, por është ky “gogol” në krye të saj me një gjysmë “gogoleshe” tjetër. Mburrjet dhe kikërimat për fitore të “padiskutueshme” të politikanëve, sovrani ua dogji. A do të bindet ndonjëherë ky popull e këta qytetarë që të sjellin në krye njerëz me kontribute dhe jo njerëz që luten “Aman më bëni kryeministër, pa të shihni se ç’do të bëj unë”, pa dhënë llogari njëherë për të gjitha sa u ka marrë këtyre qytetarëve, bashkë me të gjithë të tjerët, të majtë e të djathtë.