
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Dita Ndërkombëtare e Paqes ose Lutjes për Paqe

Shkruar nga Dr. Elton Demollari 21 Shtator 2023

Në kalenderin vjetor të Kombeve të Bashkuara data 21 shtator është shumë e veçantë, sepse atë kremtohet dita ndërkombëtare e Paqes ose Dita Botërore e Lutjes për Paqe. Në kohën, që po jetojmë dhe po përjetojmë, shihen dhe vihen re nëpër botë, në pjesët më të madhe të rruzullit tokësor vetëm luftra, konflikte dhe luftime me armë. Nëpër lajmet ndërkombëtare, në mediat botërore shikon vetëm gjak dhe shumë gjak, që derdhet lumë dhe shkon dëm për të kënaqur tekat dhe interesat e një grushti të vogël njerëzish, që duan të sundojnë mbi shumicën. Për të ardhur shumë keq! Shumica e njerëzve janë kthyer në meskinë dhe në robotë njerëzorë, që duket, sikur janë programuar për të kryer disa programe të caktuara dhe harrojnë të kryejnë detyrat e tyre të caktuara nga Perëndia. Dhe ato janë: Të falin dhe të japin dashuri! Të ndihmojnë njëri – tjetrin, kur janë në nevojë! T`i shtrijnë dorën tjetrit, që të japin dhe të marrin falje! Të duam dhe t`i kushtojmë shumë rëndësi familjes sonë! Të mos braktisim njerëzit tanë të afërt dhe t`i lëmë në mëshirë të fatit! Prandaj më 21 shtator të vitit të largët 1981 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) bëri një deklaratë të fortë botërore: “Kjo ditë duhet të emërtohet dhe festohet zyrtarisht si Dita Ndërkombëtare e Paqes dhe duhet të përdoret për të respektuar dhe forcuar idenë e paqes si brenda vendeve dhe popujve, ashtu edhe mes tyre.“ OKB-ja theksoi, që në këtë ditë duhet të mos ketë luftra dhe vetëm armëpushime. Atë ditë duhet të mbizotërojë dashuria dhe jo dhuna midis njerëzve (Pse mos të ketë paqe gjatë gjithë viteve? Pse të mos sundojë dashuria dhe harmonia kudo në botë?). Por çdo ditë dëgjojmë dhe lexojmë dhunë dhe dhunë vetëm dhunë, violencë, luftë për të shkatërruar dhe për ta rrënuar njëri – tjetrin. Kjo ditë u vendos pas një fushate të gjerë të organizuar nga regjizori britanik Jeremy Gilley dhe lëvizja e tij Peace One Day për të bërë një ditë në vit ditën e armëpushimit botëror. Prandaj Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi unanimisht, që të gjitha vendet anëtare të saj duhet të festonin në mbarë botën në të njëjtën ditë çdo vit më 21 shtator Ditën e Paqes. Po ashtu që nga viti 2004 Këshilli Botëror i Kishave (ËCC) u ka bërë thirrje të gjitha kishave mbarë botën, që datën 21 shtator ta kthejnë në Ditën Ndërkombëtare të Lutjes për Paqe, “si një mënyrë për të shprehur dëshminë e kishave dhe komuniteteve fetare për forcat e shumta të lëvizjes globale. për paqen dhe drejtësinë.” Por e keqja është, se të gjithë flasin për paqen, por të gjithë e dinë, se nuk mund të ekzistojë paqja, nëse brenda shpirtit dhe zemrës së njerëzve rritet urrejtja dhe mëria dhe zilia. Por siç ka thënë i madhi Mustafa Qemal Ataturku, kur ka paqe në shtëpi, ka paqe edhe në botë!
Më të lexuarat


Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë, o politikanë !

Paradokset e drejtësisë shqiptare dhe revolta kundër dy standardeve

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Partia e luanëve mbyllur në kafaz të akullt

Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit

Kafshët paskan frikë, po njerëzit.........?!

Një prurje e re në publicistikën shqiptare e profesor Ago Nezhës, “Demonët e Demokracisë”

Gazment Bardhi si pacient i Karl Jungut përpara 2 Dhjetorit
