Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Diversionet politike!

Postuar: 31/08/2018 - 07:16

Mendoj po ndoshta edhe mund të gaboj se në Kosovë ka organizata që po punojnë në dështimin e shtetit të ri. Këto organizata duket së janë formuar nga anëtarët e vjetër e të rinj të partive komuniste etj. Në çdo hap dhe sipas rrjedhave të deritashme politike dhe rrjedhave ekonomike duket së në jetën tonë ka hyrë papërgjegjësia, paranoizmi, ndërskamcat, diversionet e ndryshme, sabotatorët, hajnit, kur të sublimohen në çdo rast i ngjajnë luftës speciale kundër Kosovës. Kjo kërkon një analizë të mirë dhe serioze, se punët janë duke na shkuar gjithnjë e më keq. Është krijuar një rrjet i fortë, i cili po instalon një lloj lufte speciale, po instalon një luftë psikologjike mbytëse për shtetin dhe kombin. Këto diversione politike por edhe të natyrave tjera janë duke na shkaktuar dëme që vështirë mund të riparohen. Është futur në funksion edhe një luftë psikologjike në sistemin e informacionit. Të gjitha këto opstrukcsione po i lexojmë dhe i ndeshim në Fb, Twiter, Instagram dhe në rrjete të tjera sociale, të cilat po instalojnë një luftë speciale psikologjike të informacionit anti Kosovë. Nuk është çudi, se pas luftës në vendin tonë kanë vepruar dhe po veprojnë shumë shërbime sekrete të shteteve të ndryshme, të cilat edhe kanë misione të posaçme jo fort dashamirëse karshi të ardhmes së Kosovës. Sigurisht që një rol të madh në destabilizimin e Kosovës janë duke e luajtur shërbimet sekrete serbe dhe ruse. Kosovën sipas të gjitha gjasave, shumë po e kontrollon edhe nëntoka. Si të kuptohet ndryshe kur punët jo që nuk po përmirësohen, por ato gjithnjë e më shumë po ngatërrohen si në planin politik dhe atë të përgjithshëm. Dikush, me qëllim ose pa qëllim është duke i aplauduar gjithë këtyre ndodhive jo të mira edhe nga radhët e pseudoanalistëve. Gjithnjë e më shumë po kompromentohet Kosova në sytë e botës demokratike që nuk ka gjë më keq. Si ti kuptojmë veprimet e presidentit Hashim Thaçi, i cili po thuaj në tërësi i ka marrë kompetencat të dialogojë me Serbinë. Bisedimet me Serbinë armike nuk është lehtë të zhvillohen dhe nuk zhvillohen me duar në xhepa, pa përgatitje paraprake, pa përgatitje ekipore dhe pa lejen e kuvendit si institucioni më i lartë i shtetit?! Kjo është papërgjegjësi totale, se bisedimet, të cilat po hyjnë në fazën finale nuk janë lojëra fëmijësh, dhe nuk ka të drejtë askush të bëjë pazare në dëm të vendit. Nëse presidenti Thaçi e ka frikën nga Specialja, nuk ka asnjë të drejtë të futet në pazare politike aq të dëmshme për shqiptarët me serbin Vuçiç. Copëtimit të ri të trojeve etnike u ka ardhur fundi, dhe çdo nismë në këtë drejtim do të thotë konflikt të ri me Serbinë. Nuk guxojmë të biem pre e qarqeve të ndryshme antishqiptare, të cilat nuk janë të pakta. Serbia e zgjeroi territorin shumë herë deri më sot duke grabitur tokat shqiptare, duke bërë spastrime etnike. Nëse presidenti Hashim Thaçi ka presion nga ndërkombëtarët duhet të dalë para opinionit dhe ta tregojë haptazi së për çfarë në fakt behët fjalë, e jo të veprojë në këtë mënyrë... Por deklarata e kancelares gjermane, Angela Merkel për mos ndryshim të kufijve (ndarje të Kosovës) duket se do të ndryshojë gjithçka rreth kësaj teme shumë të ndjeshme dhe të dëmshme për Kosovën...

Është shumë e turpshme dhe shumë e pafalshme gjithë këto rrena që ju bënë elektoratit në zgjedhjet e deritashme nga partitë shtetformuese. Aktorët politikë po tallen me votuesit “barkthatë”. Kjo klasë politike janë duke shigjetuar mirë në caqet e tyre, në realizimin e interesave të tyre. Të tjerët që janë shumicë po mundohen të mbijetojnë si po munden dhe gjithnjë me motivacionin që të kërkojnë shpëtim diku jashtë Kosovës. Nuk duhet njeriu të jetë shumë i mençur për të tërhequr vijën ndarëse të gjithë atyre viteve që shumica janë të humbura për njeriun tonë. Jo që nuk u punua, por morëm shumë goditje në kokë e kudo tjetër, duke menduar së gjërat do të shkojnë shumë më ndryshe. Duket se gjithë këto marifete jo të mira edhe i kemi merituar. Heshtja e popullit dhe dhënia e votës njerëzve që më shumë punuan për vete nuk justifikohet. Kjo klasë politike ka bërë që për çdo ditë njerëzit ta braktisin Kosovën. Po e braktisin Kosovën për shkak të pasurimit të paligjshëm, papunësisë të shkallës enorme, përvetësimit të të mirave shoqërore dhe shumë padrejtësive të tjera...

Nga Skënder MULLIQI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 07:43

Gjurmët e jetës, punës dhe sakrificës së Qazim Demit janë të gdhendura fort në qytetin e Sarandës, ndonëse ai ka lindur në Filat të Çamerisë, një ndër qendrat kryesore patriotike e kulturore të trevave të Jugut.

Postuar: 23/09/2018 - 07:40

 “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”, tashmë është një ëndërr që për shqiptarët ësht

Postuar: 23/09/2018 - 07:38

Andri, një miku im, gazetar më dha dorën duke më thënë se ndjehesh i keqardhur për mënyrën si kry

Postuar: 23/09/2018 - 07:37

Andri, një miku im, gazetar më dha dorën duke më thënë se ndjehesh i keqardhur për mënyrën si kry

Postuar: 22/09/2018 - 07:24

Pozita dhe lidershipi i saj, akuzon opozitën për pengesë në reformën e drejtësisë dhe sidomos dy

Postuar: 22/09/2018 - 07:22

Para çdo palë zgjedhjeje, në Shqipëri, klasa politike as nuk ia ka idenë te premtimet ndaj zgjedh

Postuar: 22/09/2018 - 07:19

Shoqëria shqiptare ka shprehur vullnetin e saj të bëhet vend demokratik ashtu si vendet e tj