BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Opinion / Editorial

Djallëzitë politike shkaktare të tragjedive për humbjet njerëzore

Djallëzitë politike shkaktare të tragjedive për humbjet

Elementi i armës biologjike "Koronavirus" ka vënë në karantinë një sasi jo të pakët të vendeve në botë, që po luftojnë për të patur sa më pak humbje njerëzore. Është fakt i pamohueshëm që ky virus, është një element i armës biologjike me prapavijë politike. Kërkimet shkencore në Laboratorin BSL-4 në Wuhan të Kinës, me dijeninë e OBSH dhe qeverisë kineze, janë një dëshmi që i kompromenton të dy palët. Shpërthimi i virusit me rrezikshmëri të lartë, tregoi se nuk erdhi as nga markata e peshkut e as nga lakuriqët e natës, por nga kërkimet e laboratorit ushtarak, për elementët e armës biologjike. Nga analizat që i kanë bërë SHBA rrezikshmërisë së armëve biologjike e kimike, në vitin 1995 hartuan një listë me 17 vende, të cilat kishin programe për prodhimin e tyre. Këto shtete ishin Irani, Iraku, Libia, Siria, Koreja e Veriut, Tajvani, Izraeli, Egjipti, Vietnami, Laosi, Kuba, Bullgaria, India, Korea e Jugut, Kina dhe Rusia. Por drejtuesit e ish-Federatës Ruse, pretendonin se kishin hequr dorë nga programet e armëve biologjike. Këto programe i kanë patur edhe SHBA e Britania e Madhe, por shqetësimi ndërkombëtar i çoi në mbylljen e tyre në vitin 1972, gjë që bëri arritjen e një traktati që ndalonte prodhimin dhe magazinimin e këtyre armëve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Britania bëri prova për përdorimin e antraksit në ishullin Skocez të Gruinardit. Ky ishull që ishte i infektuar nga ky element kimik, nuk u dekontaminua deri në vitin 1987. Një tjetër ngjarje e kësaj natyre, ishte akti i grupit budist japonez Auim Shinrikyo, që lëshoi gaz nervor Sarin në metronë e Tokios më 1995, po ky grup hodhi edhe antraks, por askush nuk u infektua. Infeksioni më i madh i elementit antraks, ka ndodhur gjatë thithjes së tij në një qendër ushtarake biologjike në Sverdsllovsk të Rusisë. Sporet e tij u lëshuan aksidentalisht, por efekti ishte i menjëhershëm duke u infektuar 79 persona, nga të cilët 68 gjetën vdekjen. Po sa kërcënues është rreziku botëror i armëve biologjike dhe kimike për jetët e njerëzve? Le të ndalemi në disa konsideracione, që hedhin dritë mbi rrezikshmërinë e tyre, që nuk janë të panjohura nga specialistët dhe qeveritë të përfshira në programet e prodhimit. Efektet shkatërruese të këtyre armëve janë parë në Luftën e Parë Botërore, kur Gjermania përdori gaz helmues ndaj forcave kundërshtare, të ngujuar në llogoret e luftës pozicionale. Por kur u vërtetua se ky gaz ishte me efekte shkatërruese dhe bllokuese të sistemit të frymëmarrjes, pas mbarimit të saj pati reagime dhe lëvizje, për të vendosur standarde globale kundër përdorimit të këtyre lëndëve. Këto standarde që janë në fuqi edhe sot, morën rrugë me traktatin e vitit 1997, i cili ndalonte përdorimin e tyre. Në analizat e ekspertëve amerikanë të armëve për mbrojtjen në Washington, përmendet përdorimi i tyre në Lindjen e Mesme nga Irani dhe Iraku. Iraku përdorte armë kimike kundër Iranit dhe kurdëve, që kundërshtonin regjimin e Sadam Huseinit. Të dy këto shtete kishin një arsenal të madh armësh kimike, por fatmirësisht nuk u përdorën në luftën e parë të Gjirit Persik. Në atë kohë SHBA-të e kishin bërë shumë të qartë, se nëse Iraku do përdorte armë kimike ose biologjike kundër trupave amerikane, ato do të vepronin me të gjithë arsenalin shkatërrues që dispononin. Por fatkeqësisht ato u shfaqën pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, ku letra që përmbanin antraks, ju dërguan 5 organeve të mediave dhe zyrave të dy senatorëve amerikanë. Në këtë rast 5 persona humbën jetën, ndërsa 22 të tjerë patën probleme me infeksionet në lëkurë. Studimet kanë vërtetuar se objektet e përdorimit të armëve të dëmtimit në masë janë:1-Helmimi i qëllimshëm i ushqimit dhe ujit, me materiale infektive; 2-Shfrytëzimi i mikroorganizmave helmuese, kafshëve të gjalla që përdoren për mish e qumësht; 3-Të shfrytëzuarit e materieve dhe mbetjeve të kafshëve. Karakteristikat ideale të veprimit të tyre, janë efikasiteti i lartë, forca e lartë, mos funksionimi i vaksinave dhe shpërndarja në formën e aerosolëve. E veçanta e tyre është se, janë konkurruese me aftësi vdekje prurëse. Kjo ka bërë që vendet e prekura nga virusi i shpërthyer nga laboratori ushtarak i Ëuhanit, të përjetojnë një tronditje të madhe psikologjike. Po të shkojmë shumë thellë në historinë e botës antike, do të gjejmë dëshmi të përdorimit të helmeve që në shek. e XVI para erës sonë. Asirianët helmonin puset që furnizonin Fokajnën, një territor Pellazg, tani pjesë e Turqisë. Në vitin 204 para erës së re, Hanibali i Kartagjenës mbante disa enë me helm të gjarpërinjve, ku i mësonte ushtarët se si ta hidhnin në anijet e pergamenave. Historia përmend edhe "vdekjen e zezë" që mongolët nëpërmjet karvanëve tregtarë, e sollën deri në Europë që sëbashku me Azinë shkaktoi humbjen e 1/3-ës së popullsisë. Ndërsa tani bota po provon efektet e koronavirusit të kohëve moderne, ku brenda filozofisë së prodhimit është dhe mbetet djallëzia politike. Nëse ka qenë veprimtari e ligjshme apo e paligjshme, këto kërkime që për gabime njerëzore e kanë futur botën në karantinë, përgjigjen duhet ta japë qeveria kineze dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Përgjegjësi për mbrojtjen nga këto lloj sëmundje, e ka padyshim çdo qeveri. Prandaj ato kanë për detyrë, të bëjnë integrimin e synimeve të vazhdueshme të sigurisë kombëtare, të komuniteteve të mjekësisë, shëndetit publik, inteligjencës, diplomacisë dhe komunitetit që zbaton ligjin. Kështu që punonjësit e shëndetit publik dhe zyrtarët e tij, janë në linjat e para të mbrojtjes së njerëzve të pafajshëm nga këto tragjedi me përmasa botërore.