BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Djalli i lutet Allahut që t’i japi kryeministrit tonë... statusin e “shejtanit politik”!

Djalli i lutet Allahut që t’i japi kryeministrit tonë...

Nuk ka asgjë për t’u çuditur sepse bëmat e Edit jo vetëm në interpretimin e ngjarjeve dhe fenomeneve por dhe në reagimin dhe veprimtarinë e tij dhe kabinetit të “Hosarave”, janë të tilla që tregojnë se ai ose nuk ia ka aspak haberin në trajtimin e këtyre fenomeneve pra shkurt është si i themi ne ngelet“një pykë në diell”. Ose i di, i njeh mirë, por tregohet më shejtan se shejtani duke lënë dhe atë me gisht në gojë, atje në përrua. Unë me këtë shkrim tashmë e di që një pjesë e mirë e shokëve të mi tashmë të konvertuar në demokratë do të buzëqeshin dhe do gëzohen pa masë madje nuk është çudi dhe të më përgëzojnë se mirë ia bëra këtij qafiri, i cili ua rrëmbeu pushtetin në mes të ditës teksa prisnin fitoren. Gjithsesi nuk mund të rri pa përmendur nga ana tjet?r dhe një pjesë e mirë e shokëve të mi socialistë (madje këta i kam me shumicë), të cilët do të më kthehen tërë inat, madje këta të fundit duke ngrenë dhe ndonjë misër të pjekur e me mishtriçe në dorë, do më kthejnë krahët se gjasme nuk më patën vërejtur. Nuk ke ç’i bën sepse fushata elektorale për pushtetin e ardhshëm, për të dy kampet fillon pikërisht që në momentin kur shumëkush mendon se ajo ka përfunduar. Po pse si qëndron puna dhe çfarë ka bërë Edi?!

Nuk po i futem aspak “Minifundit të Shengenit ” që Shqipërisë, Edi, kërkon të heqë dhe ato intime duke bërë sfilatë nëpër plazhet e Ballkanit, madje nuk kam pse e krahasoj as miqësinë e tij me Aleksander Vuçiçin (që madje kërkon t’i mësojë të luajë dhe basket) me atë që kishte patur dikur dhe vetë A.Zogu me N.Pashiçin, i cili bënte dallavere me tokën tonë. Joooo... Edi bën me detin, tokën ai kurrë nuk e jep kaq ta bëjnë dhembin shovinistet që i kemi përreth)! Këto gjëra në një farë mase janë trajtuar, por problemi tashmë është i tillë sa që ai, mbasi kopsiti mirë e mirë Ballkanin iu kthye Afganistanit. Shtrohet pyetja që të jenë të vërteta ato që thotë Edi, apo më shumë e ka hallin të fitojë simpatinë amerikane, teksa këta të fundit kanë marrë angazhim se me kosore në dorë do bëjnë namin kundër gjithë sistemit korruptiv në Shqipëri, i cili na qenka më i rrezikshmi se vetë Kovidi i marrë sëbashku me gripin e pulave dhe të derrave, i cili për herë të parë na paskësh plasur në një plazh andej nga Kuba e Fidelit ndaj dhe sot e kësaj dite e quajnë “plazhi i derrave”... ku zbarkuan amerikanët. Të shkretët amerikanë nuk e kuptojnë se në fund ka për t’u ngelur në dorë kosori ngaqë asnjërit s’kanë për t’ia u rruar dot madje as vetë Salës. Politika “ediane” proamerikane është kaq e madhe, madje po aq mbase dhe më e madhe e servile, saqë sot për sot nuk gjen dot asnjë vend të Europës më servile se Shqipëria. Shkurt atje ku presidenti amerikan mund të vendosi bythën tanët do të vendosin me siguri kokën. Dhe këtë e them me bindjen më të plotë sepse turpi që ata po i bëjnë vendit tonë duke nëpërkëmbur dhe dinjitetin kombëtar bëjnë pjesë dhe s’kanë si të mos bëjnë në marrëzitë e tyre pa anë e pa fund. Mbasi bëri proçkën e parë duke i konsideruar kolaboracionistët e pushtuesve si thjesht refugjatë dhe jo” afgan-ballista” apo më saktësisht” afgastan-ballista” (dmth stan me ballista) kthehet tri dekada më vonë dhe bën paralelizma të tilla që të çuditin me të vërtetë. Duke e lenë mënjanë për pak çaste analizën dhe për të mbuluar të menderosurën e tij me shurrë ai deklaron se: “Ne kemi qenë afganë tre dekada më parë kur ikëm nga ferri ynë. Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë”. Kjo ose është papjekuria më e madhe e këtij njeriu që do të thotë së studentët të cilët kanë blerë diplomat nuk janë asgjë para këtij “uomus ignorantus”, ose është një nga më të djallëzuarit, më hileqari, i cili për përfitime politike (mjafton t’i buzëqeshë pakëz... fare pakëz Amerika), ka për borxh të paraqesë dhe vetë djallin si engjëll. Ne paskemi qenë “afganë tre dekada më parë”?! Jo Edi jo, madje as ty nuk dua të të krahasoj si të tillë sepse popujt nuk fyhen e ofendohen paçka se ti me thonjtë e tu të paprerë i palarë anës Senës e i pashpresë, shisje ikonat e piktura që i kishe vjedhur në galerinë e arteve figurative. (Këtë akuzë nuk ta kam bërë unë, por shtypi periodik me kohë madje dhe vetë Nano yt, i cili të zgjati dorën dhe ti ia kafshove dhe që kurrë ti nuk ke dalë publikisht e me fakte ta kundërshtoje). Ti qëllimisht i vë shenjën e barazimit asaj që ty të kishte zënë sytë sepse ishit ju që e tradhtuat këtë popull. Dhe kur them “ju” e kam fjalën te sëra juaj, të cilët e degjeneruan Shqipërinë dhe në terrin e natës më të errët ju bashkë me zuskën Europë dhe kumbar amerikanin mezi prisnit vdekjen e Enver Hoxhës. Madje aq shumë u gëzuat sa me vrap shkruajtët me të madhe “Të fitojmë kohën e humbur”... Por cilën kohe humbët ju? Kuptohet ju humbët kohën e ballisto-zogistëve që do na e reklamonit në të pastajmen si “demokraci”, kohën e atyre të cilët i patën lyer duart me gjakun e popullit ndaj dhe ti i ke aq përzemër ballistët afganë bashkëpunëtorë të okupacioni “US-aziatikja” Kim. Po ja mor Edi, puna është se nuk flas unë, por flet e vërteta sepse pikërisht kjo Amerikë, ajo Angli dhe vetë URSS i quajti ballistët tanë si kolaboracionistë me pushtuesin. Dhe kur ajo treçerek shekulli më parë tradhtarët tanë i quajti të tillë, ti pse afganet të cilët i shërbyen regjimit kukull dhe që kanë lyer duart me gjakun e popullit afgan nuk i quan dhe ti vlerësosh po ashtu?! Demokracinë e popullit tonë mos e ngatërro me diktaturën e tij dhe që ti konsideron ferr. Vërtet kishim dhe diktaturë, por problemi ishte se kundër kujt drejtohej ajo?! Ti i di këto gjëra apo flet “krushka e Peços me furkë në brez”?! E di ti se ajo “diktatura jonë më e egra e Europës” nxori njerëz të kulturës, të shkencës, të punës e të prodhimit dhe që i ndërruan tërësisht faqen Shqipërisë? E di ti se 87% e popullatës në kohën e luftës ishin analfabetë dhe të tundje pak kokën të binin morrat në tasin e përsheshit? E di ti se malaria, tuberkulozi, sifilizi dhe vdekshmëria foshnjore para se të vinin në pushtet partizanët, ishin të tilla që na radhisnin të parët në Europë? I di ti apo jo transformimet madhështore që nga pisha e kandili kaluam në dritën elektrike, që nga Kanuni kaluam në shtetin e organizuar, se nga skllavëria me mëditje e bejlerëve, agallarëve dhe kapedanëve, kaluam në punën individuale në interes te familjes dhe të gjithë shoqërisë, e di ti që ngritëm në kohë rekord fabrika, uzina, ndërmarrje shtetërore, me arsim dhe shëndetësi falas, që nuk i kishim askujt borxhe, që kishim rini të shëndetshme e jo rini të hashashit, kokainës dhe rendjes pas qejfeve me mini deri në rrëzë të rrëzës. Rinia jote (natyrisht jo e gjitha, sepse populli dhe morali i tij është në luftë me moralin tuaj) është rini e kallashit, rini që të vret për 2 m vend parkimi, rini që sorollatet rrugëve me diploma në xhep që nuk u hyn në punë, ose mund t’u hyjë në punë vetëm kur ndonjë dite nuk gjejnë dot letër në banjo. Ndodhte që vriteshin dhe në kohen tonë, por ata binin në krye të detyrës në punë për ndërtimin dhe mbrojtjen e shoqërisë pa dallime klasore e pa shtypje, shfrytëzim barbar të njeriut nga njeriu. Ne ngritëm në piedestal vlerat më të mira të popullit tonë heroik teksa ju shkulët me themel çdo gjë madje dhe dëshmorët. Me këtë rast dua të nënvizoj se nëse armiku na i vrau për herën e parë ju i vratë për herën e dytë duke u ngritur buste e lapidare kriminelëve, duke shpërndarë dekorata e çmime “Lumo Skëndo” që ti i jep me dorën tënde bile dhe duke u buzëqeshur, aq sa tundej prej varri dhe yt atë, i cili shquhej per veprat madhështore me karakter të theksuar atdhetar e që u bënin jehonë luftëtarëve dëshmorë që patën luftuar kundër armikut pushtues dhe të rehabilituarit tënd “Tate ballistit & co”. Ti ke një administratë tërësisht të korruptuar që nga një portier spitali e deri te instancat më të larta që nga një polic rrugor e deri te ministra e zv/ministra, ti ke një situatë pasigurie në shtëpi, në punë, në rrugë, në ambiente sociale dhe e pret nga andej që nuk e pandeh. Kjo është shoqëria jote “demokratike” që na ke mbytur në borxhe, që një shtetas shqiptar me banim në Shqipëri e ke futur në borxhe deri në 3 mijë Eu( një familje me 4 persona Bankave të huaja i eshte borxhli 12 mije Eu).Je ti dhe sëra juaj duke filluar që nga renegati R.Alia që e helmuat shoqërinë shqiptare, jeni ju bashke me kryexhelatin Berishë dhe karvanin tjetër që ju kanë ardhur nga pas, që larguat të gjithë rininë tonë prej atdheut. Do ta provosh?! Bëj dhe organizo një testim në shtyp dhe do e kuptosh se pse s’të pranon kurva Europë në shtratin e saj. Nuk të pranon, sepse me këtë shkallë degjenerimi e korrupsioni me këtë nivel papunësie që domosdoshmërisht manifestohet me nivel të ulët jetese, me këto paga e pensione të gjithë do të ikin dhe shprehja e largimit “si çifuti në shkretëtirë” do zëvendësohej me shprehjen “si shqiptarët pa atdhe”. Pra nëse e ke fjalën për ferrin tënd që ti dhe paraardhësit e tu e shkaktuat vetë, ke dhe të jap shumë të drejtë. Por ti bën dhe një gomarllëk të asaj shkalle saqë dhe vetë më gomari i gomerëve si specie (për këtë mos u mërzit sepse partia e Joe Biden gomarin e kanë si simbol mençurie) do pëlliste nga inati dhe e di përse? Sepse nuk mund të krahasohet shtresa tradhtare e një vendi dhe b/punëtore e okupatorit, me rrugëtimin e emigrantëve ekonomikë. Statusi i refugjatit politik afgan e bashkëpunëtor me armikun pushtues (pra dmth mikun tënd amerikan) ndryshon katërcipërisht me statusin e një shqiptari, i cili mori rrugëtimin e emigrimit ekonomik dhe pikërisht këtu qëndron djallëzia jote që e le me gisht në gojë dhe vetë djallin, i cili tashmë është drejtuar për në xhami që t’i lutet Allahut të të japi ty statusin e shejtanit politik.