BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Opinion / Editorial

Djalli nuk është aq folklorik sa ta pikturojnë në Tiranë!

Djalli nuk është aq folklorik sa ta pikturojnë në

"Demokracia" me batuta në krye të shtetit folklorik shqiptar,  është ajo që mbetet nga e keqa e madhe që sigurisht retro kulturizmi dhe zakonet orientale e bizantine sundojnë si në kohë të Ali Pashait shoqërinë tonë.  Por t’i japësh vlera vetes si "pikturë e djallit" kjo sigurisht tenton për nga deliri i zakonshëm i madhështisë së njerëzve që "lapidarin e tyre e bëjnë përpara se të marrë vendim një organizëm që merret me ngritje lapidarësh".  E kur ja ngre vetes, do të thotë se nuk ke as ngjashmëri dhe as rëndësi të pikturueshme afër me djallin. Sepse ai është një entitet shpirtëror, mbinatyror, i keq, shëmtuar, mashtrues dhe i vendosur si antipod i Zotit. Por ai fiton shpesh herë, sepse është kaq i zoti sa të mbushë mendjen e njerëzve se është pikërisht ai - Zoti! Por sot padyshim që një diçka e tillë është e vështirë për tu "pikturuar" dhe akoma më e pa koncept kur i thua vetes - mund të më pikturoni si djall!  Në fakt,  askush me mend në kokë (krye) nuk pikturon si djall një që është thjesht një tokësor me veset e djallëzuara si imitacion i së keqes. Por kurrë djalli vetë, qoftë dhe në pikturë.  E është e qartë dhe pse:  sepse shumë kush e ka kuptuar se nuk mund ta pikturosh dhe pse vetë personi e do patjetër, një pikturë të tillë kaq të lartë që në "Rilindje" ka qenë zakon të vendosesh në skenat e pikturave superlativa. Edhe në "Rilindjen tonë Kombëtare" te skenat e Kol Idromenos te "Dy rrugët" djalli është ngjitur rrugës për parajsë për të mashtruar njerëzit, ai është duke hedhur valle në livadhin e ferrit dhe gjithashtu është në skenën e madhe të ahengxhinjve shkodranë rrugës për ferr! Në "Rilindjen e  sotme të Shqipërisë" nuk e meriton askush të pikturohet si djall! Sepse janë kaq shumë banalë, kaq shumë folklorikë dhe kaq keq të dukshëm në sy të të gjithëve, sa që turpërojnë dhe një figurë madhore për keq - si djalli!  Sepse në mashtrimin dhe gënjeshtrën e tyre idiote dhe të prapë në grotesk dallohen kaq qartë, sa ju humbet rëndësia për t’i vënë në një pikturë.  Kush nuk e dinte dhe kuptonte se frikësimi i shoqërisë shqiptare me batutat "nuk do kemi vend për varre" kishte një prapa përfitim të suksesshëm! Sigurisht kishte që e besuan, por kishte shumë që thanë haaaaaa, tani ky imituesi i djallit, filloi punën për kohë korone. Kush nuk e kuptonte se "komitetet e mjekësisë politike dhe task forcat" apo gjinkallat e natë përnatshme, me të vdekur dhe sëmurë apo dhe "tamponime" nuk ishin një ide bamirësie sesa përfitimi politik!?  Kush nuk e kuptonte ( kishte sigurish që nuk kuptonin ose nuk donin)  se izolimi i shqiptarëve me një dhunë të tillë blindash dhe urdhrash anti ligjore, kërkonte një tjetër gjë interesante për piktorin që kërkonte një skenë dramatike me kolaps pandemik njerëzor, që pastaj të shpëtonte njerëzimin dhe dilte në krye të lapidarit si shpëtimtar i njerëzimit?!  Kush nuk kuptonte (kishte që nuk donin) se lejet e daljeve ishin modele jo djallëzore, por marrëzi njerëzore tokësore qeveritare me përfitim personal dhe politik!? Frika e shpërndarë në mënyrë të qartë për tendera dhe zgjatja e emergjencës apo dhe ligjet me burgim të shqiptarëve të sëmurë nga korona - kush nuk i mori vesh, se kishin të bënin me lapidarin e një dëshire për tu barazuar në aftësi me djallin?!  Kush njeri normal nuk kuptoi se "kurbat" (italianët i thonë Curva harkut)  përpunoheshin dhe nuk gjendeshin të vdekur për të imponuar "kurba" akoma dhe më interesante? Po kush djallin (o më falni që po i bie në qafë sot) nuk e kupton se piktura tip "Rilindje 2020" me "djall" mund t’i adhurojnë Balla si filozof i të majtës "rinashimentale" të PS-së, apo adhuruesja e Skënderbeut të katërt, por të tjerët e dinë mirë dhe nënqeshin me atë mënyrë groteske të delirit të madhështisë që zakonisht ju kërcen njerëzve të artit, kur merren gjatë me politikë!? Kush nuk kupton shpikjen e zonave të kuqe që ndalon komunikimin mes atyre që e dinë "kush është djalli

dhe kush e pikturon atë në mendjen e tij pothuaj djallëzore"!?  Por djallëzore folklorike që ka qëllime të vogla (në krahasim me parimet madhështore anti Zot të djallit)  ose thjesht të përfitimit financiar dhe ekonomik, i cili të jep dhe pushtet. Po kush nuk mund të kuptojë dikur se "të prishësh një teatër për të ndërtuar një të ri"  nuk je kaq djall, se sa një njeri që ke siguri që askush në sërën tënde në opozitë, nuk do të pengojë sepse paktin e ke bërë me parime djalli, por me marrëzi të dukshme folkloriku artistikisht me shallvare!?  Çfarë nevojë të jesh djall ka, që të shembësh një teatër i detyruar të plotësisht dhe kërkesën detyruese atij që i ke borxh humbje të mëdha nga tenderat e  dikurshëm?! Kur ke pastaj dhe një "folklorik fiqsh" që do të bëjë më djall se sa i pikturuari si djall! Nuk ka lidhje me djallin "fantazia njerëzore" me Tiranën personale si financiare dhe ekonomike, por dhe betonarme solide.  Ku është "djallëzia këtu"?!  Çfarë nevoje mund të kesh të luash djallin me një tip si Lulzim Basha apo me zonjën Kryemadhi?!  Pse do ta zgjosh apo shqetësosh nga "punët e tija djallin" për t’u përballur me këta dy tipat!?  Po ashtu, çfarë nevoje ke të përçash artistët e politizuar deri në palcë, duke i prishur rehatinë personale vetë djallit? Ku është një nevojë për një shqetësim të tillë? Nuk ka nevojë dhe nuk ke pse pikturohesh si djall, as të ngjyesh si ti tillë. Të mjafton qenia jote, fytyra jote dhe modeli jot. Kaq dhe nuk është e nevojshme të shqetësohet deri këtu për gjëra pa rëndësi- djalli. Nuk të duhet as për ambasadorët në Shqipëri kjo pikturë. Aspak nuk të hyn në punë, sepse ata kanë ide të qarta vetë për të  dhe e dinë se "nuk ja vlen" të kesh shpenzim miqësie, për të rrëzuar diçka që ju plas shpirtin ca fukarenjve aty poshtë realisht dhe praktikisht. Pastaj këtë gjë nuk e lejon vetë djalli. Ai nuk është kaq folklorik,  sa ta pikturojnë, ta imitojnë kaq banalisht në Tiranë (besoj se nuk ka as location për Tiranën)  dhe t’i shëmtohet edhe lartësia e brutales të shëmtuar së tij origjinale, fantastike që ka.  Askujt nuk duhet t’i rritet mendja në Tiranë, se ka lartësinë, sa të pikturohet si djalli. Aspak, sepse  është thjesht një pasha grotesk që i ngjan (thjesht i ngjan)  modelit të Mesjetës sonë të vonë pothuaj si dikur sundimtari feudal i Janinës!  Kaq, aspak më tepër se sa kaq!