BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Dje e votuan masivisht, sot e shajnë masivisht!

Dje e votuan masivisht, sot e shajnë masivisht!

Dihej nga të gjithë, që Partia Demokratike drejtohej nga dy kryetarë, vetëm demokratët nuk e kuptuan dot. Ata e votuan Lulushin masivisht, por dhe kriminelin Berisha e duartrokitën masivisht në Kongres. Po nuk e morën vesh se kush ishte kryetar i tyre, sepse Lulushi i bëri aq shpejt e shpejt manovrat për të legjitimuar veten sa demokratët nuk kuptuan asgjë. Në vend që të analizonte humbjen e fundit dhe mosnjohjen e zgjedhjeve ta paraqiste me prova juridike e institucionale, bëri mbrojtjen e tij. Madje deklaroi me forcë, se Partia Demokratike doli nga zgjedhjet më e bashkuar! Pastaj e pasoi me deklaratën tjetër, që vazhdon ta përsërisë, se zgjedhjet nuk i njeh, po në Kuvend do të vemë! Pra Lulushi nuk njeh as grupin e vet kuvendor derisa nuk njeh zgjedhjet. Deklaratat çapraz të tij sollën këtë anarshi. Se si doli kjo parti më e bashkuar nga zgjedhjet e 25 prillit, u pa me tri grupe kundër tij. Por çorba që bëri më në fund, e legjitimoi përçarjen e Partisë Demokratike. Njeriu që nuk di matematikën ngatërron dhe veten e tij. Dhe kjo erdhi e befasishme, kur i vetëm vendosi largimin e Berishës nga Kuvendi i PD. A e di Lulushi që partia që bën sikur e drejton ka struktura që marrin vendime e ndëshkime? Atje ka një këshill kombëtar, që shumë mirë mund të shtrohej atje shkarkimi i Berishës, po jo në një mënyrë të nxituar. Përse priti ditën e fundit për t’u prononcuar, kur Amerika i kishte dërguar disa paralajmërime? Berisha i kërkoi të mblidhte kongresin për ta hequr, por as kjo nuk shkon, se Berishën nuk e ka zgjedhur Kongresi deputet. Një prononcim i forumeve të partisë ishte i nevojshëm dhe legjitim, sepse akuza që dërgoi Amerika për Berishën ishte për një ndëshkim familjarisht, që nuk është dhënë për asnjë shqiptar. Po përse Lulushi e la këtë prononcim ditën e fundit, kur krijoi furtunë në parti? Këtë e bëri vetëm për mbrojtjen e tij, se kujtoi që nuk do të merreshin me këtë xhërre, po do të merreshin me Kuvendin. Po Berisha ç’pati që dalldisi e nuk la televizion pa folur? Atij nuk ia hoqi njeri mandatin e deputetit. Këtu ka një kleçkë, sepse atij i duhej mbështetja e Lulushit si jorgan për t’u mbrojtur kundër SHBA. Mirëpo Lulushi e tori e e tori dhe më në fund e pordhi! Kjo situatë që krijuan të dy kryetarët e PD vërtetoi se edhe anëtarësia e partisë shkon nga fryn era. Dje e votuan në Kongres, sot e sikterisën me etiketën e tradhtarit! Dhe në Kuvendin e Shqipërisë vajtën të ndarë në dy grupe! Tani Lulushëria i hapi telashe partisë së tij, se ndeshja nuk do të jetë mes mazhorancës dhe opozitës, por mes njëri-tjetrit. Pa një parti kompakte, nuk mund të ketë luftë politike jashtë llojit. Kjo e dobëson më shumë forcën opozitare. Nëse e keni dëgjuar zotin Topi në një intervistë, ai deklaroi se rreziku është në krahun opozitar. Dhe nuk e tha së koti. Na thoni, ju lutem, cilin aksion politik shpuri deri në fund ky Lulushi dhe a mori ndonjë fitore gjatë dhjetë vjetëve? Cilën nga humbjet analizoi dhe pse nuk i publikoi konkluzionet e analizës? Në thoni ku e kishte programin ekonomik gjatë zgjedhjeve, që të krijonte bindje te zgjedhësit? Ku e kishin mendjen delegatët e Kongresit, që e votuan në krye të partisë pa asnjë rezultat? Dhe tani na dalin në grupe kundër e pro njëri-tjetrit. As kundër Ramës nuk i kanë bërë të tilla protesta. Nuk i njoh zgjedhjet thotë Lulushi, po nuk bëri asnjë protestë në mbështetje të tij. Partia nuk drejtohet me inat, as me urrejtje, por kur në një kotec këndojnë dy gjela, dihet se cili është fundi. Në Partinë Demokratike ka elementë më të denjë se Lulushi e Berisha, që gjatë zgjedhjeve në parti dolën me programe të qarta, po le ato nuk ua morën parasysh, por i largoi nga të gjitha postet që kishin.

Të njëjtën gjë bëri edhe LSI, në vend të vinte kryetar partie një djalë të ri, si Luan Rama, e bëri familjare dhe ja ku e shpuri ky familjaritet. Po PD ku do të vejë me këtë furtunë që i krijoi vetes? Kundërshtarët e Lulushit kanë deklaruar, se pas pushimeve do të dalin nëpër rrethe t’i marrin partinë. Të njëjtën gjë bëri dhe Berisha, i cili e paralajmëroi me ata mbështetës që i shpuri përpara Kuvendit dhe selisë së PD-së. Lulushi e solli partinë në një situatë, që të gjithë po e zhvatin dhe një ditë do të mbetet fillikat. Me këto veprime inatçore, Lulushi e ka ngacmuar folenë e grerëzave në atë mënyrë sa kosherja do të mbetet bosh dhe të gjitha bletët do t’i lëshohen atij, siç kanë filluar të lëshohen. Po a e dini, që Lulushi do ta shpjerë budallallëkun e tij deri në fund? Ai nuk njombet kollaj dhe ka të ngjarë të mbledhë dhe konsolidojë forumet e partisë pro vetes së tij. Do të shkojë edhe deri te Kongresi, sepse sapo e mori mbështetjen nga Amerika. Berisha do të zhurmojë siç e ka zakon, po është kartë e djegur dhe nuk ka asnjë mbështetje ndërkombëtare, po as nga shumica e PD. Gabimi i parë i Lulushit ishte pranimi i Berishës lider historik. Ai mund të quhej lider histerik i ngjeshur në shumë krime, po në vend që të distancoheshin prej tij, e mbajtën nën sqetull për ti ngrënë kokën dhe ai na shpërthen me ca zhurmues, që i ka specializuar që me kohë. Lider mund të quhej Azem Hajdari, që i ra Shqipërisë anë e mbanë dhe ky Berishë e spostoi për të marrë meritat e tij. Por kjo zhurmë shkon kundër shtetit të madh, Amerikës. Akuza që ka bërë ajo nuk është e një sekretari shteti, por e shtetit amerikan. A ka zgjidhje ky konflikt i vetëshpallur brenda PD? Tani besoj janë të bindur edhe ata që i kanë mbështetur të dy në situata të ndryshme, se të dy gjelave u ka ikur koha. E vetmja zgjidhje për ta rimëkëmbur partinë është largimi i tyre. Partisë nuk i vihet dinjiteti në vend me ulërima, siç deklaroi Berisha, por me largimin e tyre dhe thirrjen e një Kongresi të jashtëzakonshëm, ku t’ua lënë të rinjve drejtimin e Partisë. Kjo do të sillte bashkimin edhe të atyre partive që i përzunë vetë, por edhe të atyre të lëkundurve që qëndrojnë me një këmbë jashtë partisë.