BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Dje “kështjellë e lirisë dhe e demokracisë”, sot, “non grata”!

Dje “kështjellë e lirisë dhe e demokracisë”,

Sipas teorisë Marksiste, njeriu ka ardhur nga majmuni. Kjo teori, tashmë është hedhur poshtë dhe më bindëse për ne është teoria që “majmuni, e ka prejardhjen nga njeriu”. Në vitin 1991, erdhi për një vizitë Sekretari Amerikan i Shtetit, James Backer. Qysh nga aerodromi e deri tek sheshi “Skënderbej” ia shtruan rrugën me qilima dhe siç shkruante shtypi i huaj “një popull i tërë ishin gati t’i lëpinin edhe këpucët Sekretarit të Shtetit Amerikan”. Krahas të tjerëve, por sidomos “ideatori” i demokracisë, këtë orientim i dha për të kthyer sytë nga “kështjella e lirisë dhe demokracisë botërore, nga mbrojtësja më e flaktë e të drejtave dhe lirive të njerëzve në botë, Amerika”! Është e natyrshme që Amerikën ta quajmë kështu për aq sa ajo ka bërë në interes të çështjes sonë kombëtare. Të gjithë e dimë kur para një shekulli, presidenti Willson, nuk lejoi copëtimin e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha sipas interesave të tyre për të cilën populli shqiptar i është mirënjohës që nuk lejoi që Shqipëria të gjymtohej edhe më shumë. Ai ishte shpresa e vetme. Këtë e thotë qartë dhe saktë historia. Shteti komunist, të gjitha ato që kishte me të mirat dhe të këqijat e veta, i mori me vete dhe kjo dihet sepse diktatura komuniste ishte e pajtueshme me politikën e “imperializmit amerikan” apo “socialimperializmin sovjetik. Këto, tashmë i përkasin të kaluarës dhe prandaj “demokratët” nën udhëheqjen e Saliut e bënë copë e thërrime komunizmin dhe nuk i lanë asnjë qoshe në Muzeun e Historisë, të paktën për t’i vendosur kockat”! E bënë këtë betejë duke patur edhe “forcën” e Amerikës! Dita e shumëpritur erdhi dhe “demokrati” Sali, mësimet e demokracisë i mësoi në diktaturën komuniste, sepse ndonjë kurs special nuk kreu asgjëkund dhe nga parimet e demokracisë ishte fare “elifimatrak”! Ajo çka mori nga diktatura ishte vetëm ëndrra për t’u bërë njeri i gjithëpushtetshëm dhe për më shumë se tridhjetë vite, u bë diktatori më i pandreqshëm. Për më shumë se tridhjetë vite, ky diktator i kamufluar si demokrat, i dha demokracisë së brishtë në Shqipëri, fytyrën e tij. Sapo “ideatori” i demokracisë e hodhi “lumin”, koha tregoi që sipas këtij udhëheqësi “demokrat”, “kështjella e lirisë dhe e të drejtave të njeriut” kishte dalë nga “shinat” dhe kishte “tradhtuar” demokracinë, dhe nuk kishte se si t’i bindej asaj. Është e qartë që një lider diktator, nuk mund të pajtohet me demokracinë. Të gjithë ambasadorët e “kështjellës së demokracisë” Berisha i ka shpallur “non grata”! Në një linjë me Berishën ka ecur edhe Presidenti aktual, duke i paraqitur të gjithë ambasadorët si “gangsterë që futin hundët në punët tona të brendshme”! Ky farë presidenti, jo vetëm ndaj ambasadorëve ndërkombëtarë, por edhe ndaj qytetarëve të këtij vendi është sjellë jo si kreu i shtetit, por si përçarësi më ekstrem me sjellje dhe gjuhë vulgare, si hipokrit e nxitës konfliktesh, e deri si provokator. Gjithçka ka bërë, vetëm në interes të qytetarëve e të Shqipërisë nuk kanë qenë, por kundër tyre. Këtij farë burri, vetëm emri i ka mbetur si president. Kjo është mëse e qartë që politikën shqiptare e kanë përfaqësuar “kokat e nxehta” dhe si të tillë ata janë të pandreqshëm në aventurën e tyre për të mbrojtur interesat e veta dhe abuzimet e shumta që kanë bërë me pushtetin. Para disa ditësh Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij “non grata” për arsyet që DASH i argumenton! Ka edhe do të ketë edhe ndonjë kongresmen si Lee Zeldin që një farë Kokalari kërkon të na i paraqesë si “miku i shqiptarëve”! Më shumë se “miku i shqiptarëve” ky mund të jetë “miku i Berishës” dhe këto janë dy gjëra të ndryshme. Zeldin, nuk mund të jetë “miku i shqiptarëve” duke qenë miku i Berishës, sepse Berisha nuk është “miku i shqiptarëve” apo më mirë të themi i shumicës dërrmuese te shqiptarëve dhe këto dihen mirë për bëmat e tij që nuk i ka bërë asnjë pushtues i huaj. Nisur nga kjo masë e DASH, kundërshtarët e Saliut u hodhën përpjetë dhe të entuziazmuar bërtitën me të madhe: “Më në fund Sali Berishës, i erdhi fundi, të shohim tani se çfarë do të ndodhi”! Mediat kundër tij e paraqesin si “fundi i epokës berishiane” etj, etj. Simpatizantët e Saliut nga ana tjetër dhe mediat pro tij e paraqitën këtë vendim si “një vendim absurd dhe i pakuptimtë” si një “vendim i pambështetur në prova dhe argumenta”, si një “vendim personal i Sekretarit Blinken”! Presidenti, shkon edhe më tej kur “argumenton” që:

“Ky vendim, është gatuar në zyrat e shtetit kleptokratik” duke i bërë ortakë DASH-in dhe Rilindjen e Edi Ramës. Pra, politika shqiptare është e ndarë më dysh në “Saliistë” dhe “Antisaliistë”! Ajo ç’ka është më kryesore. “Saliistët” sic kanë bërë për tre dekada me radhë për të përçarë shqiptarët në rrugë e forma të ndryshme me anën e të “katër pushteteve” sidomos me atë të “pushtetit të katërt”, medias me disa servilë të tyre të quajtur analistë dhe pronarë mediash që i kanë bërë për vete, pikërisht me abuzimet që kanë bërë me pushtetin. Kjo dikton atë që “berishistët” kërkojnë të përçajnë edhe Kongresin Amerikan e ta paraqesin Zeldin, si “mikun e shqiptarëve” dhe Blinken si “armikun e shqiptarëve”! Këta janë “berishistobashistët” të pandreqshëm dhe është e qartë që kaq do të ishte e mjaftueshme që “berishat” e të gjithë krerët PD-istë, t’i thërrasin mendjes për atë që Amerikës, i kanë vënë “kufirin te thana” apo më mirë të themi e kanë shpallur atë “non grata”! Të gjithë kanë marrë në mbrojtje Berishën dhe aq thellë ata janë infektuar me këtë “virus” të rrezikshëm sa që është e pamundur t’i ndryshosh nga rruga e tyre. Berisha dhe “berishizmi” edhe sikur njëqind herë të humbasin në zgjedhje, ata nuk binden dhe kjo po i “merr në qafë” e po i çon nga disfata në disfatë. Në këtë kuptim, nuk mund të gjesh ndonjë naiv as ndonjë të mençur që të besojë se Basha do të pranojë humbjen, përderisa ai të ketë Berishën. Luli, është një adoleshent në politikë e kudo në jetën e tij, por ky adoleshent, i pleksur me kokëfortësinë e Berishës që për interesat e tij ka për borxh t’i shpalli “luftë” gjithë botës, Luli, kthehet në një “robot” që një dreq e merr vesh se çfarë bën, çfarë flet dhe ku është, është në fushatë parazgjedhore apo zgjedhore, është fitimtar apo humbës... Përfundimi është që jo vetëm kësaj mazhorance ata nuk i binden jo vetëm Amerikës që ata nuk i binden, por sikur edhe të gjitha planetët e gjithësisë dhe qeniet e tyre njerëzore të mblidhen është e pamundur që t’i kthejë nga etja e tyre për pushtet. Ata kanë ëndërruar dhe ëndërrojnë vetëm pushtetin personal dhe asgjë tjetër, gjithçka tjetër, është zero! Kjo është e para. E dyta, që dua të theksoj është jo më pak e rëndësishme. Thuhet e shkruhet shumë, thuhet e nuk thuhet. E quajnë Saliun kriminel, komunist të pandreqshëm, agjent i Serbisë, vrasës, matrapaz, njeri që mban peng një popull të tërë etj. etj. që po t’i radhitësh të gjitha etiketimet, shkojnë me metra. Është thënë e folur shumë, por të gjitha këto janë bërë nëpër kafenetë, në rrugë, në ambiente të ndryshme për t’u englendisur. Me të gjitha këto, Saliu, qëndron i pashqetësuar fare në punën e tij, ka bërë si i ka dashur qejfi, nuk ka pyetur as organe drejtësie, as prokurori e gjykata, as polici e as shtet, as mazhorancë. Për atë, asnjëherë nuk ka patur ligj, nuk ka patur rregulla demokratike, nuk ka patur pozitë, nuk ka patur as ndërkombëtarë që t’i vijnë kundra. A mund ta quajmë këtë njeri “të marrë”, “të shkalluar” apo “budalla”? Absolutisht jo. Më e pakta që mund ta quajmë është ajo që është trim dhe i vendosur dhe më e shumta është “njeri absolut” i veshur me “mburojën” e pandëshkueshmërisë, sepse nuk e meriton të ndëshkohet. Vijmë tani në kohën e sotme kur DASH, e shpalli atë dhe familjen e tij “non grata” për të hyrë në Amerikë. Siç e thamë, kjo iu dha krahë kundërshtarëve të tij... Ku ishin deri dje, gjykatat, institucionet e shtetit, drejtësia, shteti vetë etj. etj. por morën “zjarr” tani që erdhi “shkopi magjik” nga DASH? Përveç kësaj, kam edhe shumë pyetje të tjera që natyrshëm, kujtdo i vijnë në mendje. Siç e thamë më lart, njëra gjysmë e bën fajtor për gjithçka, gjysma tjetër e mbron duke e quajtur sikur ai ka bërë vetëm “mrekullira”. Ku ishin deri sot këta dy gjysma? Pse duhej të merrte DASH këtë vendim që kjo politikë, këto institucione formale e këta politikanë servilë me të gjithë organet e drejtësisë, kanë pranuar t’i bëjnë të keqen Shqipërisë, për të mos e prishur me Saliun? Ku ishin më përpara? Pse u hapën hetimet për “21 Janarin” mbas më shumë se 10 vite dhe kush e ka penguar drejtësinë të veprojë për zbatimin e ligjeve? Pse u prit që të shpallej Berisha “non grata” që të hapeshin dosjet e “21 Janarit”, të Kompleksit Partizani, të CEZ, ajo e vrasjes së Azem Hajdarit dhe ballafaqimi me Izet Haxhinë? Pse u mbyllën dosjet e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona, u plagosën qindra të tjerë dhe u shkatërruan qindra shtëpi duke infektuar tokën? Pse klasa politike ka qëndruar në heshtje kur Saliu fshihte gjurmët e krimit, duke zhdukur filmimet e kamerave? Ku ishte kjo drejtësi kur me firmat piramidale u rrebelua një popull i tërë duke shkaktuar viktima të shumta? Sigurisht, nuk është ky fajtor për gjithçka por ama në të gjitha funksionet e larta që ka qenë si President dhe Kryeministër, ka përgjegjësinë kryesore dhe çdo e keqe që ka ndodhur në këtë vend, mban vulën e tij. Pse u punua për 30 vite kuturu duke ndërtuar një sistem katrahurë. një drejtësi që mos qoftë drejtësi, një shtet që ecën me paterica një opozitë që ecën si mizë pa kokë. Pse flasim për zgjedhje të lira e të ndershme kur zgjedhje të lira e të ndershme këtu nuk janë bërë nuk bëhen e nuk do të bëhen? Pse nuk po përfundon vetingu në drejtësi dhe më keq akoma edhe mbas vetingut, gjykatësit bëjnë sfilata në zyrat e gjykatave? As më shumë e as më pak, këtu të gjithë, mazhorancë e opozitë, institucione e drejtësi, të gjithë janë të paaftë për të zbatuar ligjet dhe presin nga jashtë ndonjë sinjal si në rastin konkret që të aktivizohen, bile edhe në këtë rast duke mos e marrë seriozisht. A ka më bindëse nga të gjitha këto, që ne, nuk mund të ndërtojmë shtetin ligjor, por presim nga të tjerët? Mungesa e shtetit ligjor e drejtësisë po na i sjell e do të na sjellë tërë këto të këqija që janë bërë “male”!