BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Djema, këtu qëndron nderi i Shqipërisë dhe i familjeve tona…”

“Djema, këtu qëndron nderi i Shqipërisë dhe i

…Me këto fjalë iu drejtua Kapedani Kajo Babieni, gorarëve nga “Kulla e Komandimit” të “Vaporit” Guri i Kamjes. Kapedanët e Gorës, janë mbledhur rreth “Vaporit” Pavarësi, siç e ka quajtur natyra, Gurin e Kamjes. Gati për të lundruar në “detin e blertë”, për të sjellë pavarësinë e Zonës së Gorës dhe Pogradecit! Duket sikur edhe natyra i ka ardhur në ndihmë, kapedanëve të Gorës, krahinës që ndan Zonën e Korçës me atë të Pogradecit, e cila iu gjeti “mjetin” më të përshtatshëm sikur ta dinte që ky “Vapor” do të sillte pavarësinë e Pogradecit katër muaj para Pavarësisë së Shqipërisë, e më pas, do të bënte lundrimin e tij në drejtim të Vlorës dhe mbas katër muajve, pa i ndryshuar datën 28, pikërisht më datën 28 Nëntor, do të mbërrinte në Vlorë… Ky “vapor” ishte Guri i Kamjes, të cilin natyra, jo vetëm e vendosi për këtë qëllim, por edhe e rregulloi me kujdesin më të madh me anën e erozioneve, që ai të ishte e sigurt për këtë rrugë të gjatë që do të merrte, duke i dhënë formën më të mirë të një “Vapori” për lundrime edhe në “dete” të blerta, përveç deteve të kaltër, që formohen nga male e kodra, fusha të blerta të gjithë së bashku në një gjerdan të vetëm. Vend më të përshtatshëm, në këtë Zonë me banorë trima e luftëtarë, kapedanët, nuk mund të gjenin. Nuk mund të gjenin gjithashtu edhe “mjet” të tillë “lundrues” Gurin e Kamjes, sikur natyra ta dinte që ky “mjet” të ishte i aftë të lundronte edhe në dete të kaltër, të vendosur 1461 m mbi nivelin e detit, me një gjatësi 100 m, gjerësi 60 dhe lartësi, deri në “kullën e komandimit” 70 m. Ky monument i gjallë i natyrës është një pikë referuese e shumë ngjarjeve historike. Aty janë mbledhur gorarët dhe kanë marrë vendime historike, janë bërë organizime të mëdha, është lidhur besa gorare për t’i bërë ballë të keqes e pushtuesve të huaj, në të gjitha etapat e historisë së saj qysh shekuj më parë. Nuk është e rastit që në Gorë më 28 mars 1906, një vit pas krijimit të Komitetit të Fshehtë “Për Lirinë e Shqipërisë”, në Korçë, nën drejtimin e Themistokli Gërmenjit u mblodhën burrat më në zë të krahinës dhe formuan “Nënkomitetin e Fshehtë Krahinor “Për lirinë e Shqipërisë” në Gorë, ku bënin pjesë patriotët: Kajo Babjeni, Xhelo Selca, Feim Zbogji, Ismail Strelca, Cane Lozhani, Tosun Dërdusha, Fetah Goça, Koçi Plovishti, Pasho Krushova, Pasho Kolaneci, Asllan Dolaneci dhe Telah Senishti. Ky nënkomitet do të forconte më tej luftën për çlirim kombëtar duke koordinuar më mirë veprimet luftarake midis çetave të krahinës, zonave të tjera si dhe me Komitetin e Fshehtë të Korçës. Në këtë kuadër në Gorë bujtën dhe çetat e Çerçiz Topullit, Spiro Ballkamenit, Qazim Panaritit, ku nën drejtimin e Themistokli Gërmenjit u bë programi afatgjatë e bashkërendimi i veprimeve luftarake për të ardhmen. Në këto kohë të vështira Themistokli Gërmenji jatakun e kishte te miku i tij, Cane Lozhani, i cili me besën e mikpritjen gorare e ka mirëpritur e mbrojtur nga çdo rrezik. Të gjitha këto ngjarje të mëdha, sollën aktin e madh, atë të 28 korrikut të vitit 1912, ku çetat e Gorës, e Oparit u bashkuan te Lisi i Gorarëve pranë Gurit të Kamjes nën drejtimin e Kapedanëve. Për ditë të tëra do të “lundronte” “Vapori” Guri i Kamjes në të gjashtëdhjetë “molet” fshatra të Krahinës për të mbledhur “pasagjerë” (luftëtarë) që së bashku me ata të çetave të Mokrës, do të kalonin shifrën 1000 luftëtarë. Kapedanët dhe luftëtarët, sipas parimit “bashkimi bën fuqinë”, vendosën të shkojnë në Podgozhan, të bashkohen edhe me tre çetat e Mokrës të Pogradecit nën drejtimin e Xhelo Selcës dhe së bashku, nën drejtimin e kapedanëve Kajo Babieni, Xhelo Selca, Malkë Zvarrishti, Ismail Dërdusha do të rrethojnë e do të tmerrojnë xhonturqit që mbanin të pushtuar qytetin e Pogradecit. Ja pikërisht për këtë ngjarje të madhe, më 28 korrik 1912, në këtë datë të shënuar janë mbledhur, banorë të shumtë të ardhur nga fshatrat përreth nga Dardhasi e Osnati, nga Nica e Stërkanji përreth e deri tek fshatrat më të largët për të inauguruar Lapidarin, kushtuar kësaj ngjarje të madhe të zonës, për ta zhvendosur këtë datë njëqind e nëntë vite më parë e për ta sjellë në ditën e sotme. Është kjo ngjarje, rezultat i të gjitha ngjarjeve historike që i bën krenarë banorët e kësaj zone e për të vazhduar heroizmin e tyre edhe në ngjarjet e tjera të mëdha siç ishte Lufta e Madhe Nacionalçlirimtare. Në këtë luftë për liri ranë dëshmorët Ismail Dërdusha, Seit Zagorçani, Jakup Selca, Xhemal Krosnishti, Luman Çereshniku, Rakip Sadurishti, Ismet Dushku, Xhelo Selca. Gjatë pushtimit nazi-fashist Gora ka qenë djepi i lëvizjes Nacionalçlirimtare. Aty u krijua çeta e parë partizane për Qarkun e Korçës që në prill 1942 me komandant Teki Kolanecin. Kjo u pasua me formimin e 5 çetave të tjera me komandantët trima, Xhezar Senishti, Zalo Zvarishti, Neki Pirgu, Shaban Zereci etj. Më 16 qershor 1942 është dita e besëlidhjes gorare, ku 200 burra në Kuvendin e Selcës lidhën besën në luftë për çlirim. Pas kësaj u formuan në luftë e sipër tre batalione, “Ali Kelmendi”, “Themistokli Gërmenji” e “Çlirimi” dhe tri brigada partizane. Korça i dha Luftës Nacionalçlirimtare 22 çeta partizane, 14 batalione dhe 5 brigada. Gora, gjatë tërë historisë ka nxjerrë nga gjiri i saj trima dhe trimëresha, midis të cilëve, Mihal Gora, nga fshati Shipckë. Ish Zv/dekan në Akademinë e Voskopojës. Ymer Agë Bicka. Gorari më me influencë në Krahinën e Gorës, i cili dha një kontribut të madh në mbarëvajtjen e rendit në Voskopojë e më gjerë. Kajo Babieni, nga fshati Babien, Kapedani i Çetës së Parë në Gorë, Korçë e Panarit. U shqua në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit së bashku me Kapedanin Shahin Matraku. U radhit në krah të Rilindasve si Qamil Panariti, Themistokli Gërmenji, Çerçiz Topulli, Haki Mborja etj. si strateg popullor. Më pas, në vitin 1906 bashkë me Kapedanët Xhelo Selca, Ismail Dërdusha etj. në fshatin Selcë të Gorës organizuan N/Komitetin e fshehtë Krahinor për lirinë e Gorës e të Shqipërisë. Më pas, prej tyre u organizua Kuvendi i Zbogjit më 1907. Fjalët e tij drejtuar gorarëve: “Djema, këtu qëndron nderi i Shqipërisë dhe i familjeve tona. Korça, nuk duhet të mbetet në duart e grekëve. Ai, me çetën e tij u bëri ballë synimeve greke ndaj trojeve shqiptare. Për këtë ai zë një vend të veçantë në histori. Ismail Dërdusha, nga fshati Dërdushë i Gorës, Kapedan çete në Gorë, nip i Kajo Babienit. Në moshën 17-vjecare, bashkohet me çetat e Kajo Babienit dhe Shahin Matrakut. Xhelo Selca Kryetar i N/ Komitetit Krahinor për lirinë Shqipërisë. Nga viti 1900 e deri në vitin 1906 do të ishte në krye të çetës Selcë. Në vitin 1912 merr pjesë në çlirimin e Pogradecit. Në vitin 1916, ish-antar i Këshillit në Republikën Autonome të Korçës ku edhe arrestohet dhe vritet së bashku me Feim Zbogjin. E kështu me radhë për të vazhduar me Tosun Dërdushën, Cane Lozhanin, Telha Zenishtin, Nuri Lozhanin e deri tek Heroi i Popullit Teki Kolaneci, Komandanti i Çetës së Parë partizane në Gorë dhe të dytë në shkallë vendi. Qysh në moshën 15 -vjeçare emigron në Argjentinë. Në kthim arrestohet nga regjimi i Zogut dhe dënohet me 15 vite burg të cilin e kryen në Kalanë e Gjirokastrës. Pas pushtimit fashist, arratiset nga burgu dhe lidhet me Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Më 17 mars1942, krijon Njësitin e Parë partizan, më pas Komandant i Çetës dhe në pranverën e vitit 1944 Komandant i Brigadës së IX sulmuese. Edhe gratë gorare kanë qënë aktive në çdo lëvizje në Krahinën e Gorës. Nënat gorare hapën zemrat dhe dyert e shtëpive për bijtë partizanë. Tashmë është i njohur për të gjithë heroizmi i Nënë Pashakos, trimëreshës gorare, që është bërë simboli i qëndresës për gruan shqiptare. Po ashtu në përleshje me armikun ranë nënat trimëresha: Meriko Selimllari me të bijën Shqipërijen, Adile Agolli me vajzat e mitura, ndërsa Zyflie Zvarishtin e plagosën për vdekje teksa u përlesh me bishën naziste për të shpëtuar vajzën e saj, Seferien që ia morën peng. Rastësia i shpëtoi nga vdekja e sigurt. Aktivistet e para të LANÇ qenë Dhora Niça, Kleopatra Maliqi, Parashqevi Voskopoja, Xhemile Agolli, Medie Lozhani, Nezirkë Qëncka, Qerime Jahollari, Rubie Gribeci. Gora i dha atdheut 131 dëshmorë. Dëshmorët e parë janë: Tafil Pirgu, Samit Qëncka, Çelnik Tresova, Gani Moçani, Ilia Voskopoja, Fetah Selca. Të flasësh për trimëritë e banorëve të Gorës, duhen javë e muaj, por le të vijmë tek lapidari ku jemi mbledhur. Mirënjohja për këtë Lapidar Madhështor në kujtim të kësaj ngjarje madhështore shkon për Bashkinë e Pogradecit dhe kryetarin e saj Ilir Xhakolli dhe tek i kudondodhuri, Prefekti i Korçës Dhori Spirollari, që aq shumë ata kanë bërë për kujtimin e këtyre ngjarjeve historike në Qarkun e Korçës. Kryetarit të Shoqatës Behxhet Fejzolli është në ballë dhe nuk do t’i ndahet pushtetit lokal që ata të realizojnë gjithçka meritojnë Kapedanët e Gorës e Oparit, luftëtarët trima të kësaj Zone që kanë lënë “skalitur” gjurmë lavdie. Behxheti, në moshën tetëdhjetë vjeçare, nuk ndjen lodhje përderisa thotë “Sa herë vij këtu, aq dekada vite jetë më shtohen”! Dëshmitar për të gjitha këto, është vetë Guri i Kamjes, “Delegati” ” i natyrës dhe i historisë, i cili qëndron në ballë të krenarisë gorare. Vetëm ky “Vapor”, mban në hambarin e tij, të gjitha ngjarjet historike luftrat e betejat e gorarëve për liri e pavarësi. Me këtë rast, u vendosën kurora me lule pranë Lapidarit të ngritur për këtë ngjarje historike e u mbajtën fjalime nga Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, kryetari i Shoqatës “Gora” Behxhet Fejzolli, biznesmeni Arben Rroko e shumë të tjerë... Mbas ceremonisë, për të pranishmit u shtrua një drekë. Do të mbeten të gjalla mbresat e lëna nga kjo ceremoni e organizuar me kaq përgjegjësi nga pushtetet lokale, tek të gjitha moshat, ç’ka shpreh vlerësimin e tyre për gjakun e të rënëve për lirinë e pavarësinë…