BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Djemtë e bregdetit u pushkatuan se ishin shqiptarë

Djemtë e bregdetit u pushkatuan se ishin shqiptarë

Në Luftën Italo-Greke ushtria italiane ishte thyer keq dhe u tërheq në tokën shqiptare në panik. Për të mbledhur forcat dhe për mbrojtje të organizuar vija e frontit mbërriti në fshatrat e Bregdetit deri në afërsi të Vunoit. Komanda italiane dha urdhër për largimin e banorëve të fshatit. Disa u bindën e disa jo. Njerëzit ishin të çorientuar nga situata e krijuar dhe nuk dinin çfarë të bënin e ku të shkonin. Disa mendonin se fronti në Skutara do të ishte i përkohshëm, sa të mbaronin punimet e mbrojtjes në Llogora, prandaj vendosën të qëndronin në shpella e vende jashtë fshatit. Familjet e Niko Llagurit, Foto Gjinit, Qimo Llaguri dhe Gogo Zhebo në fillim qëndruan disa ditë në shpellën e Ngjipesë, pastaj për të siguruar kushte më të mira për fëmijët e vegjël, u ngjitën dy kilometra më sipër e u vendosën në vathin e bagëtive në kodrat e Ndërmajës, përballë fshatit, ku ishte me bagëti dhe Fane Lala (Gjika). Toger Moreti ishte dërguar në Himarë për eksperiencën dhe aftësitë e tij organizuese dhe zbuluese në drejtim të asgjësimit të kundërshtarëve të pushtetit fashist në Shqipëri. Krahina e Himarës, në luftën Italo-Greke kishte një rëndësi të veçantë, pasi mjaftë banorë të krahinës ishin greqishtfolës. Kapiten Moreti kishte nxjerrë në evidencë njerëzit që duhej të vëzhgoheshin. Më 5 janar 1941 Niko Llaguri, me djalin dhjetëvjeçar u përballën me dy ushtarak italian me helmeta në kokë dhe me armë në duar. Oficeri foli në gjuhën e tij duke lëvizur duart e duke e kthyer kokën nga drejtimi i Skutarait ku zhvilloheshin luftimet dhe herë nga drejtimi i fshatit. Nikua, që dinte italishten e dëgjonte pa i kthyer përgjigje. I tha të birit se ushtarët donin të shkonin ku banonin dhe të mos kishte frikë. Ushtarakët italian mblodhë të gjithë, burrat, gratë dhe fëmijët, pastaj burrat i ndanë më vete. Ata ishin Niko Llaguri, Gogo Zhebo, Qimo Llaguri, Foto Gjini dhe Fane Lala (Gjika). Të shoqëruar nga ushtarakët italianë u nisën drejt qendrës së fshatit ku ishte selia e karabinierisë. Prej të arrestuarve dy ishin të njohur dhe të shënuar me bojë të kuqe në regjistrin e Moretit, Gogo Zhebo dhe Niko Llaguri. Aty të parin thirrën Gogo Zhebon, të cilin nuk e mbajtën shumë. Kur doli jashtë u tha shokëve se e kishte marrë në pyetje i njohuri i vjetër i tij, togeri i zbulimit Luigji Moreti. Të gjithë një zëri e pyetën Gogon se “çfare do t’u bënin”. Gogo u përgjigj shkurt: “do na pushkatojnë”! Një skuadër me ushtarë, 10-12 vetë i vuri në mes duke i shoqëruar për tek Ura e Benet, në të dalë të fshatit, vendi i pushkatimit, ku kohë më parë kishin pushkatuar një të panjohur tjetër. Foto Gjini në italisht i pyeti “pse do na vrisni”. Përgjegjësi i tyre jua ktheu “atje do t’ua themi!”. Sheshi i fshatit ishte i mbushur me shumë ushtarë.

Jemi shqiptarë dhe jo fashistë

Gogo Zhebo ishte një person i njohur nga toger Moreti. Njohja ishte bërë në kohën kur Moreti, i sapo ardhur pas pushtimit të vendit, mblodhi në fshat të rinj dhe burra për t’u regjistruar vullnetarë në radhët e milicisë fashiste, një organ i ri që pushtuesit, krahas karabinerisë, po e shtrinin në tërë Shqipërinë si organ shtypës. Në mbledhje në emër të pjesëmarrësve u ngrit e foli Gogo Zhebo, ku i bëri të qartë togerit fashist se “ne nuk do të veshim uniformën e milicisë fashiste se jemi shqiptarë e sa të kemi jetën do të mbetemi të tillë”, duke i bërë të qartë urrejtjen e vunjotësve ndaj fashizmit dhe qeverisë italiane. Moretit i iku fytyra nga ky kundërshtim i prerë dhe i guximshëm dhe natyrisht duke mos ia harruar kurrë këtë trimëri që ia plasi në fytyrë urrejtjen dhe turpërimin që i bëri ta mbante si një vëth në vesh. Niko Llaguri, veprimtaria e tij antitaliane zë fill qysh kur ai ishte djalë i ri. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitet 1916-1920, Shqipëria e Jugut u pushtua nga ushtria italiane. Në vitin 1917 për qëllimet e saj strategjike filloi hapjen e rrugës automobilistike Vlorë-Sarandë. Në vitin 1918 rruga hapej në zonën e Vunoit. Punonin burra e gra duke marrë një shpërblim të vogël, ndërkohë që kushtet e punës ishin shumë të vështira. Për të kërkuar rritjen e shpërblimit ditor u organizua një grevë ku përveç vunjotësve u përfshinë në të edhe ata të fshatit Ilias. Organizator për Iliasin ishte Gaqe Gjomemua, burrë me moshë që kishte qenë punëtorë në minierat e Francës. Në Vuno organizator ishte Niko Llaguri në atë kohë djalë njëzet vjeç. Greva u zhvillua një ditë, aty nga mesi i janarit, por nuk pati rezultat se italianët e thyen që atë ditë duke futur ushtarët në punë. Mirëpo dhe pse greva nuk pati rezultat, në popull bëri bujë të madhe. Me fillimet e lëvizjes çlirimtare dhe me krijimin e grupit të parë partizan në Vuno, filloi të vihet në vend edhe kërkesa popullore për të marrë hakun e të pushkatuarve. Së pari duhej zhdukur nga jeta vrasësi i tyre togeri Luigji Moreti. Për ta realizuar këtë, më 26 gusht 1942, në kthesën e Vishës të rrugës automobilistike Vuno-Himarë i organizohet një pritë kur ai po kthehej nga një vizitë që kishte bërë në Dhërmi. Grupi partizan përbëhej nga Zaho Koka, Dhimitër Grillo, Anastas Ziso dhe Paskal Andoni. Mjaftuan dy plumbat e maliherit të Zahos që tenentia i pathyeshëm të largohej nga jeta. E vërteta është se ata të katër ishin antifashistë si të gjithë banorët e Vunoit, që e urrenin pushtuesin dhe agresionin ndaj një vendi të lirë siç ishte Greqia. E vërteta e pushkatimit të katër djemve vunjotës në atë 6 janar të vitit të largët 1941 është se ata ishin shqiptarë në shpirt e në traditat e fshatit të tyre.

Himarioti Kristo Kosta Neranxi

Komanda gjermane gjatë muajve mars-prill 1944, në kuadrin e përpjekjeve për të siguruar lëvizjen e lirë të forcave të saj në rrugën bregdetare, dërgoi në krahinën e Himarës dhe forca xhandaro-balliste të ngarkuara posaçërisht për terrorizimin e popullsisë dhe veçanërisht të bazave të njohura të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Këto forca kishin për mision që “do të çarmatosnin” e “do të shtronin vendin”, u hodhën me egërsi të paparë kundër banorëve të pambrojtur. Ata rrethuar fshatrat njerin pas tjetri, bënë bastisje, rrahje e grabitje, e deri vrasje e krime. Vunoin armiqtë e kishin piketuar si bazë e patundur partizane. Ndërsa partizanët, njësiti gueril dhe shumica e burrave ishin larguar në malet përreth, armiqtë e mbajtën për disa ditë fshatin të rrethuar dhe qëllonin mizorisht çdo njeri që përpiqej të dilte jashtë tij. Ata vranë së largu me pushkë një murator plak tek po skaliste një gur. Ky ishte Mitro Vasili, babai i Orest Mitros, që ishte pushkatuar prej italianëve në Dhërmi në vitin 1941. Që të dy ende të pa shpallur dëshmorë. Ditë më pas vranë dhe Amali Andonin, një bareshë 19 vjeçare anëtare e Rinise Komuniste, sot dëshmore e Atdheut. Himarioti Kristo Kosta Neranxi, i revoltuar nga keqtrajtimi, sikundër i gjithë qyteti i Himarës, në Spille, nga mesi i turmës ju bërtiti ballistëve, që ishin zëdhënësit e gjermanit “himariotë mos u trembëni s’kanë ç’na bëjnë”. Ballistëve u tha “ne nuk i dorëzojmë armët se na duhen për t’u çliruar”. Ballistët për ta bërë shembull dhe terror ndaj himariotëve, si dhe për ti shmangur nga mbështetja që i jepnin LANÇ, qëlluar në drejtim të Kristos duke e lënë të vrarë, ende i pa shpallur dëshmor i Atdheut.