Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Djemtë realisht të mirë që kjo shoqëri nuk i do!

Postuar: 18/08/2019 - 07:44

Çfarë bëhet me ata djem realisht të mirë, që në rininë e tyre ( edhe më vonë duke u plakur) nuk shpërndanë "një gram drogë", që nuk transportuan "dy tre kile kokainë", që nuk trafikuan ndonjë femër, që nuk vodhën paksa, ndonjë shtëpi italiani të pasur apo greku të pasur, që nuk u therën apo u vranë me bandën tjetër të kontrollit të territorit për prostitucion dhe drogë, që nuk trafikuan armë apo nuk mbollën hashash, që nuk ndërtuan më pas me këto para, resorte dhe ekonomi hotelerie apo dhe ndonjë klub ekskluziv?! Po pra, me ata djem të mirë që mbajtën familjet me punën e ndershme dhe pa asnjë gabim, asnjë thirrje nga kuestura apo "polizei" për vjedhje nëpër supermarkete, apo që nuk mashtruan njëherë për të ardhurat e tyre dhe që nuk blenë as vende pune as universitete dhe diploma pas shkuar një ditë, me paratë e shitjes së drogës dhe që për më tepër nuk ju futën politikës, duke ju "mbushur mendjen" liderëve politike që të jenë deri përfaqësues të popullit dhe kryetarë bashkie apo drejtorë drejtorish me tenderë plot! E kam fjalën për ata djem të mirë, që nuk nxorën euro dhe para të madhe në saj të trafikut dhe që nuk u bënë milionerë nga trafiku dhe krimi organizuar, sikundër u bënë të pasur "djemtë e zot" që Shqipëria i ka lart në politikë e poshtë në biznes. Djemtë realisht të mirë nuk kanë vend në politikë, nuk i vlejnë politikës nuk i duhem këtij estabilishmenti duke filluar nga kryedegjeneruesi i moralit politik shqiptar ose Sali Berisha dhe duke përfunduar te Nano, Meta, Basha dhe Rama! Në fakt djemtë realisht të mirë që punuan, nuk vodhën, nuk bënë qoftë dhe një gabim kundër ligjeve dhe shtetit kudo që kanë qenë, kjo shoqëri e komanduar dhunshëm dhe përdhunuar nga gangsterë të politikës, ose shokët e "djemve të zot" - ju thotë budallenj! Ju thotë budallenj, se nuk deshën të vjedhin, të dhunojnë, të trafikojnë dhe të përdhunojnë e vrasin! Nuk deshën të trafikojnë dhe vrasin për trafiqe që të bëheshin të pasur dhe pastaj të furnizonin partitë e gangsterëve politikë me para, që të kërkonin tenderë nga shteti (xhepat e taksapaguesve të ndershëm) për tu bërë dhjetë herë më të pasur se sa ishin. Prandaj politika dhe lidershipet, nuk i duan "djemtë realisht të mirë" të cilët kanë lexuar më shumë dhe janë të ndershëm e sinqertë! Politika sot dhe ajo dje, ka nevojë për djemtë përdhunues të demokracisë dhe që absolutisht çdo gjë e shikojnë te eurot dhe paraja në përgjithësi! Djemtë e mirë realë, nuk sundojnë basenet kriminale të lagjeve suburbane dhe zonave rurale ku partitë duan vota! Ata djem të mirë nuk merren me të tilla poshtërsi partiake dhe lidershipi kriminal! Prandaj këtij lidershipi si majtas dhe djathtas ju duhen miqtë e tyre, djemtë e zot, që kanë bërë "ndonjë faj të vogël", por që mbledhin vota, dhe krijojnë fitoret e partive laboratore kriminale të kontingjenteve të drogës dhe krimit në përgjithësi! Çdo faj me drogë ta fal lideri dhe partia kur ti ke para dhe pastaj i përdor ato që të fitojë partia, e cila ti kthen ato shumëfish kur të vijë në pushtet! Kjo është skema dhe kështu të gjitha qeverisjet largojnë dhe ushtrojnë presion mbi djemtë realisht të mirë, për të t’iu hapur rrugën djemve të zot të krimit dhe fajeve si 19-të vjeç dhe po ashtu në mos më keq 29-39-49-59 vjeç pa pushim! Sot akuzon politika si krah njëra-tjetrën, për djemtë fajtorë dhe të këqij, duke qenë se çdo qelizë e kësaj politike është kriminale! Mbase vetë Lulzim Basha nuk ka bërë gabime 19-të vjeç si ai që akuzon, por ka bërë kur ishte ministër i Transportit duke stërvjedhur rrugën e Kosovës, ka bërë kur ishte ministër i Brendshëm, duke vrarë kot katër njerëz në bulevard dhe ka bërë plot zarare me absolutisht çdo lëvizje si ministër i Jashtëm me grekët e ujërave! E ky djali (Basha) kështu, nuk është djalë i mirë! Është absolutisht pa një dallim nga ata që pëlqehen nga politika dhe po ashtu si ata që ai i nxjerr me emra dhe mbiemra, të cilët sipas tij sigurisht - Rama i ka përkrahur dhe i do shumë! Çfarë kanë bërë ata më pak sesa Basha!? Çfarë kanë vjedhur më pak? Çfarë kanë mashtruar më shumë dhe pse kanë bërë më shumë krim se sa një individ i tillë si kryetari i PD-së sot?! Lulzim Basha jo është subjekt i dekriminalizimit, por është etalon mase mbi pikërisht "kriminalizimin e qeverisë dhe Shqipërisë"! Problemi i madh është dhe te shoqëria! Ajo është edukuar të nderojë kapo mafiet, djemtë e këqij dhe të fortë me armë dhe pasuri! Kjo shoqëri respekton trafikantë e pasur që kanë sot resorte dhe fabrika, medie dhe deri zyra të larta të shtetit! I konsideron si individë që "çojnë përpara shtetin dhe shoqërinë"! E pikërisht djemtë e mirë nuk i do! Ata që nuk gabuan as 19-të vjeç dhe as 59-të. Jo, nuk i do, sepse ata duan atdheun, kurse trafikantët dhe kriminelët drogaxhinj jo, ata duan lirinë dhe demokracinë, kurse abuzivët, evazorët, hajdutët jo! E ky është një problem shumë i madh! Sidomos klasa e sotme politike është e stërmbushur me të tillë të inkriminuar dhe sigurisht vetë është akoma më keq! Patjetër të gjitha muhabetet që bëhen sot mbi fajet e falshme të djemve të këqij, që për këtë shoqëri dhe këtë klasë politike janë djem të zot dhe të fortë - janë shterpe! E dini pse? Sepse në majë të shoqërisë sot dhe në majë të pushtetit dje dhe sot, janë simbolika ose esenca e djemve të këqij, atyre që kanë mbushur jo kupën, por çdo enë me fajet e tyre! E largimi i tyre është shumë i vështirë, ata nuk i heq politika, as opozita dhe as pozita! Ata i heq shoqëria kur ndërgjegjësohet dhe padyshim drejtësia e re!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 11:05

Instituti Ndërkombëtar për Studime i Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) me qendër në Ljubljana, Slloveni, vazhdimisht analizon ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe Ballkan.

Postuar: 19/09/2019 - 07:16

Aspak nuk është hiperbolizim i çështjes dhe as titull bombastik për të tërhequr vëmendjen e lexue

Postuar: 19/09/2019 - 07:15

Të qenit shërbestar nuk është të jesh “shërbëtor”, në konotacionin negativ të fjalës

Postuar: 19/09/2019 - 07:14

E para është fjala.

Postuar: 19/09/2019 - 07:12

Qëkur ka nxjerrë zhdekretimin e zgjedhjeve të 30-qershorit dhe deri tani Presidenti nuk po ndihet

Postuar: 18/09/2019 - 07:22

Struktura Speciale Kundër Korrupsionit, Byroja Kombëtare e Hetimit, janë kthyer gati tunduese për

Postuar: 18/09/2019 - 07:18

Dukuria e korrupsionit, kjo gangrenë e shoqërisë shqiptare i ka përfshirë të gjitha shtresat.