BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Do biem fort ekonomikisht?

Do biem fort ekonomikisht?

Po, e kemi këtë rrezik. Se është kriza e parë në botë, krejt e pangjashme nga të tjerat, kur u goditën në të njëjtën kohë në ekonomi edhe kërkesa edhe oferta. Oferta u godit ngaqë u mbyllën fabrikat dhe punoi vetëm sektori i ndërtimit. U mbyllën për dy muaj nëntë nga dymbëdhjetë sektorët kryesorë të shërbimeve. Dhe shërbimet janë 40 për qind e asaj që prodhojmë si ekonomi. Kërkesa u godit se 780 mijë punonjës nga një milion e dyqind mijë që punojnë jo në bujqësi, nuk punuan dot një orë të vetme për dy muaj për periudhën 12 mars-11 maj. Qindra mijëra të tjerë punuan me kohë të shkurtuar. 120 mijë nuk arritën të sjellin një qindarkë në shtëpi, si të papunë të vjetër dhe të rinj. Një pjesë e tyre janë ende në pritje të pagës së luftës. Në këtë gjendje, konsumi ka rënë me 42 për qind. Për artikujt jo thelbësorë me 80 për qind. Eksportonim mbi 200 milionë euro në muaj. Naftë, minerale, veshje, këpucë, mallra ushqimorë. Tani nafta shitet me një të tretën e çmimit që kishte përpara pandemisë. Në periudhën 12 mars-30 prill nuk arritëm të dërgojmë jashtë vendit as një të tretën e 400 milionë eurove që duhej të eksportonim. Nga aktiviteti i plotë dhe normal ekonomik, qeveria merr mesatarisht në muaj 220 milionë euro taksa. Në muajt mars-prill nuk arriti të arkëtonte as gjysmën e tyre. Deri në fund të këtij viti mund t‘i mungojnë edhe 800 milionë euro nga të ardhurat e planifikuara, për shkak të prodhimit dhe konsumit të rënë. Të ardhurat nga Tatimi për Vlerën e Shtuar (TVSH), taksa kryesore që mban Buxhetin e Shtetit, mund të jenë edhe më pak se ato të mbledhura në krizën e vitit 1997. Disa prej këtyre arsyeve dhe shumë të tjera i renditi qartë në takimin me shoqatat e bizneseve, Guvernatori i Bankës sonë Qendrore, Bankës së Shqipërisë. Për herë të parë qytetarët panë përmasat e asaj që i pret. Një kohë lëngate shumë e vështirë. Lëngatë nga konsumi i ulur. Nga prodhimi i ulur. Nga eksporti i ulur. Nga turizmi i gjunjëzuar. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë thotë se duhet të ruajmë kapacitetet tona prodhuese. Kjo do të thotë se duhet të bëjmë gjithçka që fabrikat që kemi, edhe pse disa të mbyllura ose shumica që punojnë nën kapacitetin e zakonshëm, të mos falimentojnë. As edhe 880 hotelet dhe motelet e bujtinat që kemi të mos falimentojnë. Ato kanë dashur vite të tëra, dekada për t’u ndërtuar. Nuk mund të lejojmë që të rrënohen nga cunami i koronavirusit, pasi i kurseu tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kjo duhet kuptuar e plotë nga qeveria jonë. Ka ardhur koha për planet e tjera të ndihmës. Programi i garancisë sovrane, me 400 kërkesat për kredi për rroga të sipërmarrjeve që janë ende në shqyrtim dhe që një pjesë e mirë nuk do të miratohen, pse nuk plotësojnë kushtet, nuk po luan rolin e patericës për të mbajtur në këmbë sipërmarrjet e rrezikuara. Banka e Shqipërisë po bën të mundurën, pasi përgjysmoi koston e parasë, furnizoi të 12 bankat tregtare me para letër pa kufi dhe i detyroi të mos merrnin asnjë këst dhe interes nga stoku prej 2 miliardë euro kredi për tre muaj, si dhe asnjë shpërndarje fitimi e dividendi në këtë kohë. Po shikon të shtojë muaj të tjerë mospagimi këstesh kredish për sipërmarrjet në turizëm dhe fasoneri. Është përgatitur për skenarin e lehtësimit sasior. Tani topin në terrenin e minuar që la koronavirusi në ekonomi, e ka qeveria. Ajo duhet ta ndajë mendjen mes rrezikut për të humbur përgjithmonë shumë struktura dhe kapacitete prodhuese dhe shërbimi, si dhe rrezikut për një rritje shumë të fortë të borxhit publik. Banka jonë Qendrore është e vetëdijshme për problemet e mëdha që do të kenë vetë bankat tregtare. Vetëm për muajin mars 2020 fitimi bankar ra me 70 për qind. I gjithë viti mund të përfundojë pa fitim fare për një sektor që është motor kryesor dhe shpresë themelore për rritjen ekonomike të vendit për vitin që vjen. Por Banka e Shqipërisë merr përsipër ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare të vendit. Edhe me rrezikun e inflacionit, nëse skenari i lehtësimit sasior do të ndodhë. Tani është koha që qeveria të marrë përsipër risqet e saj dhe të dalë në fushën e betejës. Nuk është më fjala për paga lufte për të papunët. Tani një betejë shumë më e ndërlikuar pritet të zhvillohet. Ajo për mbijetesën e kapaciteteve tona prodhuese dhe të shërbimeve. Do të kemi një agoni të gjatë këtë vit, me mijëra falimentime, apo ruajtje të kapaciteteve për të startuar fort kur të hapen kufijtë me botën në tetor apo nëntor, pa shumë kufizime të distancimit social.