BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Opinion / Editorial

Çdo gjë është e kontrolluar

Çdo gjë është e kontrolluar

Shteti në kohën e Covid-19

Shteti i madh është i nevojshëm për të luftuar pandeminë. Erëndësishmeështë si do të tkurret ai pas përfundimit të pandemisë.

Në vetëm disa javë një virus me diametër një të dhjetë mijtën e milimetrit ka shndërruar demokracitë perëndimore. Shtetet kanë mbyllur bizneset dhe kanë karantinuar njerëzit brenda në banesë. Ata kanë premtuar triliona dollarë për të mbajtur ekonominë në mbështetje të jetës. Nëse Koreja e Jugut dhe Singapori do të merren si shembuj, privatësia mjekësore dhe ajo elektronike do të lihen mënjanë. Është shtrirja më dramatike e pushtetit shtetëror që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tabutë janë thyer njëri pas tjetrit. Jo vetëm nëpërmjet kërcënimit të vendosjes sëgjobave apo dënimit me burg të njerëzit të thjeshtë që bëjnë gjëra të zakonshme, por edhe me anë të madhësisësë rolit të qeverisë në ekonomi. Në Amerikë, Kongresi është i gatshëm të kalojë një paketë me vlerë gati 2trilion $, 10% të PBB-së, dy herë më shumë se ajo që u premtua në 2007-09. Garancitë e kredisë nga Britania, Franca apo dhe vendeve të tjera vlejnë 15% të PBB-së. Bankat qendrore po shtypin para dhe i përdorin ato për të blerë asete që dikur i refuzonin. Qeveritë po përpiqen të ndalojnë falimentimin.

Për ata që besojnë në ndërhyrjen e kufizuar të qeverisë dhe tregjet e hapura, Covid-19 paraqet edhe një tjetër problem. Shteti duhet të veprojë me vendosmëri,por historia ka treguar që pas krizave ai (shteti) nuk ështëtërhequr nga “territori” që ka marrë gjatë krizave. Sot, kjo ka ndikime jo vetëm për ekonominë, por edhe nëmbikëqyrjen e individëve.

Nuk është rastësi që shteti rritet gjatë krizave. Qeveritë mund të kenë hasur sfida si pasojë epandemisë, por ato kanë mundësi të mobilizojnë me shpejtësi burime të mëdha. Sot, qeveritëjanë të nevojshme për të bërë të mundurmbylljen e biznesevedhe izolimin me qëllim për të ndaluar virusin. Vetëm ato mund të adresojnë kolapsin ekonomik qëparashikohet. Në Amerikë dhe në zonën euro PBB-ja mund të bjerë me 5-10% nga viti në vit, mbase edhe më shumë.

Një arsye përse roli i shtetit ka ndryshuar kaq shpejt është se Covid-19 përhapet si njëzjarr i fuqishëm. Në më pak se katër muaj virusika kaluar nga një treg në Wuhan në pothuajse çdo vend të botës.Javën e kaluar u regjistruan 253,000 raste të reja. Njerëzit janë të frikësuar nga situata që Italia po përjeton, ku më shumë se 74,000 raste të regjistruara kanë vënë në stres një sistem shëndetësor të klasit botëror.

Frika është arsyeja tjetër që ka shkaktuar ndryshime të shpejta. Kur qeveria e Britanisë qëndroi e tërhequr,me ndërhyrjen e shtetit të minimizuar, ajo u akuzua se bëri shumë pak, shumë vonë. Ndërkohë, Franca ka miratuar një ligj duke i dhënë qeverisë fuqinë jo vetëm për të kontrolluar lëvizjet e njerëzve, por edhe për të menaxhuar çmimet dhe mallrat. Gjatë krizës, Presidenti EmmanuelMacron ka parë vlerësimet ndaj tij të rriten.

Në pjesën më të madhe të botës, shtetet i janëpërgjigjur deri më tani Covid-19 me një mori masashshtrënguese dhe ekonomike. Ndërsa pandemia vazhdon,shteti ka të ngjarë të shfrytëzojë fuqinë e tij unike për të mbikëqyrur njerëzit, duke përdorur të dhënat e tyre. Hong Kong përdor aplikacione në telefona që tregojnë vendndodhjen, për të mundësuar zbatimin e karantinës. Kina ka një sistem lejekalimi për të regjistruar se kush ështëi përshtatshëm për të lëvizur, e kush jo. Të dhënat e siguruara nëpërmjet telefonave ndihmojnë modeluesit të parashikojnë përhapjen e sëmundjes. Dhe, nëse një shtet e “mposht”Covid-19, siç ka ndodhur nëKinë, të dhënat do të duhenpër të parandaluar një valë të dytë të sëmundjes që mund të përhapet midis shumë personave që akoma nuk janë prekur.Koreja e Jugut thotë se gjurmimi automatik i kontaktevetë rasteve të reja të infektuara, duke përdorur teknologjinë celulare, merr rezultate në 10 minuta në vend të 24 orëve.

Kjo rritje e madhe e pushtetit të shtetit ka ndodhur pa lënëaspak kohë për ta diskutuar atë. Disa sigurojnë veten se kjo është thjeshtë e përkohshme dhe se nuk do të lërë asnjë gjurmë, siç ndodhi me Gripin Spanjoll një shekull më parë. Sidoqoftë, shkalla e përgjigjes e bën Covid-19 të ngjashëm me një luftë apo Depresion. Qenë kështu, të dhënat sugjerojnë që këto krizat çojnë në një shtet tëpërhershëm më të madh, me shumë fuqi,përgjegjësi dhe taksa për të paguar. Shteti i mirëqenies, tatimi mbi të ardhurat, shtetëzimi, të gjitha rriten nga konflikti dhe kriza.

Disa prej ndryshimeve të përmendura më lartë jenë të dëshirueshme. Do të ishte mirë nëse qeveritë do të ishintë përgatitura më mirë për situata të ngjashme nëtë ardhmen. Gjithashtu, nëse do të investonin në shëndetin publik, përfshirë Amerikën, ku reforma është shumë e nevojshme. Në disa vende të tjeraështë e nevojshme një mbështetje financiare e përshtatshme për të sëmurët.

Ndryshime të tjera mund të mos jenë përfundimtare, por do të jenë të vështira për t’u zhbërëpasi ato janë mbështetur nga vendimmarrësit. Një shembull është mospërfillja e mëtejshme e paktit të zonës euro që supozohet të imponojë disiplinim në huazimin efondeve nga vendet anëtare. Po kështu, Britania ka marrë hekurudhat e saj nën kontrollin e shtetit, një hap që supozohet të jetë i përkohshëm, por që mund të mos tërhiqet kurrë.

Më shqetësuese është përhapja e “zakoneve të këqija”. Qeveritë mund të kthehen në autarki. Disa vendedruajnëse mund tëmos furnizohen më me lënde të parë për të prodhuar ilaçe, shumë prej të cilëveprodhohen në Kinë. Rusia ka vendosur një ndalim të përkohshëm në eksportimin e grurit. Industrialistët dhe politikanët kanë humbur besimin në zinxhirët e furnizimit. Prospektet e tregtisë tashmë janë të zbehta,çka do të ndikojë gjithashtu edhe rimëkëmbjen pas pandemisë. Në afatgjatë, një zgjerim i tillëi qëndrueshëm i shtetit, së bashku me një borxh publik mjaft të lartë ka të ngjarë të derivojë në një kapitalizëm të ngadaltë, më pak dinamik.

Por ky nuk është problemi më i madh. Shqetësimet më të mëdha qëndrojnë diku tjetër, në shpërdorimin e detyrës dhe kërcënimet për lirinë. Disa politikanë tashmë janë duke kapur pushtetin, si në Hungari, ku qeveria po kërkon një gjendje të jashtëzakonshme të pacaktuar. Kryeministri i Izraelit, BinyaminNetanyahu, duket se e sheh krizën si një shans për të shmangur një gjyq për korrupsionin.

Më shqetësuese është përhapja e mbikëqyrjes së padëshiruar. Grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave të individëve do të përhapet sepse ofron një avantazh të vërtetë në administrimin e sëmundjes. Por,gjithashtu kërkon që shteti të ketë qasje rutinore në të dhënat mjekësore dhe elektronike të qytetarëve. Tundimi do të jetë për të vijuar me mbikëqyrjenedhe pas pandemisë, ashtu si legjislacioni antiterroristi 11 Shtatorit u shtri edhe më tej në kohë. Kjo mund të fillojë me identifikimin e rasteve metuberkuloz ose trafikantët e drogës. Askush nuk e di se ku do të përfundojë, veçanërisht nëse vendet e përballura me Covid-19shohin simodel mbikëqyrjen e “çmendur” të Kinës.

Mbikëqyrja mund të jetë e nevojshme për të përballuar Covid-19. Rregullimi i saj, me klauzolat e “perëndimit tëdiellit” dhe mbikëqyrjes së kujdesshme, mund të ndihmojë për të ndaluar vijimin e mbikëqyrjes edhe pas kapërcimit të kërcënimit Covid-19. Por, mbrojtja kryesore kundër shtetit mbizotërues, në teknologji dhe ekonomi, duhet të jenë vetë qytetarët. Ata duhet të kujtojnë se një qeveri pandemike nuk është e përshtatshme për jetën e përditshme.

Publikoi: The Economist.

Përktheu dhe përshtati: Megi Kurushi, audituese në KLSH.