Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Do kemi surpriza nga euro dhe dollari këtë vit?

Postuar: 18/01/2019 - 07:19

Eurozona, tërësia e ekonomive të 19 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me një monedhë të përbashkët, euron, ka padyshim shumë rëndësi për ekonominë tonë. Kur ngadalësohet ritmi i rritjes në ekonominë e vendeve si Italia dhe Greqia, kjo ndikon fort edhe tek ne. Nga ana tjetër, qëndrimi i politikës monetare (të parasë) të Bankës Qendrore Evropiane ka një ndikim të fortë dhe të drejtpërdrejtë në ekonomitë dhe sistemet financiare të rajonit tonë, në rradhë të parë në Greqi. Për këtë vit, është me rëndësi të dimë se ekonomia jonë nuk pritet të ketë pasoja të forta negative nga shtrëngimi i politikës së parasë së kësaj Banke. Deri tani, programi i saj i lehtësimit sasior 2015-2018, duke printuar me shumicë euro dhe i kaluar në kanalet bankare, për të shpëtuar nga gremina monedhën e përbashkët, ka qenë mjaft i suksesshëm. Ai është ndjekur si qasje dhe nga Banka e Shqipërisë, duke furnizuar me lekë bollshëm këto tre vitet e fundit sistemin tonë bankar. Përfundimi i programit të lehtësimit sasior nga Banka Qendrore Evropiane mund të ngrejë pikëpyetje lidhur me ndikimin e tij në ekonominë tonë. Prandaj është me rëndësi konkluzioni i arritur nga bankierët qendrorë të bankave të rajonit tonë (Ballkanit Jugperëndimor) këto ditë në forumin e Euromoney-it (Revistës së mirënjohur “Paraja Evropiane” që botohet çdo muaj që nga viti 1969) në Vjenë, se ekonomitë tona nuk preken nga nisja e shtrëngimit monetar. Gjatë këtij viti do të dëgjojmë shumë për shtrëngimin i kushteve monetare (mosprodhimin me shumicë më të euros) në Eurozonë. Mirëpo kjo do të ndodhë afërsisht në paralel me reduktimin e stimulit të parasë (printimit me shumicë edhe të lekut) në Shqipëri. Prandaj dhe mund të themi se surpriza negative nga Eurozona nuk do të kemi. Kjo, dhe për një arsye të fortë që ka të bëjë me faktin se investimeve e huaja më të rëndësishme deri tani në Shqipëri kanë qenë të natyrës së drejtpërdrejtë, në prodhimin e energjisë dhe të burimeve natyrore, duke mos ardhur nga tregjet e kapitalit. Prej këtej, nuk ka rrezik për një largim të kapitalit apo shtim të borxhit tonë publik. Edhe mundësia e cënimit të kompanive shqiptare nga shtrëngimi i kushteve në tregjet e kapitalit (një euro më e fortë) është minimale, për shkak se biznesi shqiptar financohet në masë të madhe nga fondet private apo përmes bankave në Shqipëri.Nga ana tjetër, shumë njerëz tek ne, me lidhje të emigracionit me SHBA-të dhe Kanadanë, pyesin me merak lidhur me forcimin e dollarit dhe si do të jetë raporti i tij me lekun dhe ekonominë tonë. Politika e parasë e ndjekur nga Rezerva Federale Amerikane (banka qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës) duke synuar forcimin e dollarit në tregjet ndërkombëtare, përfshirë edhe raportin e këmbimit me euron, nuk do ta prekte Shqipërinë drejtpërdrejt. Mund të ketë pak ndikim në çmimin e naftës (i cili matet me dollarë amerikanë) dhe në disa lëndë të para dhe mallra që vijnë nga tregjet si Turqia, që punojnë po me bazë dollarin amerikan. Me këto siguri ekonomike që nuk janë pak, për ecurinë e ekonomisë sonë, mbetet të shpresojmë që politika shqiptare, mina e vërtetë me sahat për fatet e interesave të xhepit të secilit prej nesh, të tregohet e përgjegjshme dhe të mos trembë investuesit e mundshëm të huaj në ekonominë shqiptare këtë vit. Politika jonë e ka në dorë nëse Bashkimi Evropian do t’i çelë bisedimet për anëtarësimin tonë në gjirin e tij dhe një shtyrje e re e afatit të çeljes së këtyre bisedimeve përtej qershorit 2019, do të ishte një padrejtësi dhe humbje e madhe për ne. Sepse ajo do të përkthehej në dhjetëra miliona euro projekte të panisura me BE-në, të humbura nga mungesa e klimës së duhur të besimit dhe bashkëpunimit që prodhon hapja e bisedimeve. Do të përkthehej në vijimin e stepjes së investuesve të rëndësishëm dhe strategjikë që e presin këtë çelje negociatash si shenjë për të hyrë bindshëm me projekte të rëndësishme tek ne, njëlloj si ndodhi menjëherë pas anëtarësimit në NATO, kur nisën bisedimet për investimet për dy hidrocentralet në lumin Devoll dhe u miratua gazsjellësi TAP, projekte që i sollën deri tani Shqipërisë 1.9 miliardë euro.

Nga Fatos ÇOÇOLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 07:45

 Paranojat greke në lidhje me qëndrimin ndaj komunitetit shqiptar të Çamërisë që u përzunë me genocide nga trojet e tyre stërgjyshore, duket se nuk po prekin as institucionet shtetërore shqiptare, që me heshtjen

Postuar: 21/04/2019 - 07:44

 Mendonim se slogani komunist “Udhëheqësi e mprehu shpatën edhe njëherë për situatën&r

Postuar: 21/04/2019 - 07:43

 E akuzojnë tani Rudinën, e anatemojnë dhe sulmojnë, sepse guximi i saj për të mos ju bashku

Postuar: 20/04/2019 - 14:29

Kemi thënë më parë plot pezmati, se udha dhe aspirata shqiptare për t’u bërë një ditë një

Postuar: 20/04/2019 - 13:26

Para disa ditësh, parlamenti holandez votoi në shumicë një rezolutë ku i kërkohet BE të pezullojë

Postuar: 20/04/2019 - 07:37

Kryeministri i Shqipërisë, ka një veti të jashtëzakonshme për të bërë armiq si të inatosur të tij

Postuar: 20/04/2019 - 07:34

Berisha vazhdon t’u bëjë thirrje, militantëve, fansave (publikut) të jenë gati për revanshi