Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A do lejojë Basha, demokratët në Shkodër të përballen me Rilindjen!?

Postuar: 15/08/2019 - 07:18

Sigurisht që nga Shkodra do të merrej goditja edhe për KM-në e Shqipërisë! Në fakt është një vetgoditje e tij, një gafë faji e tij, e cila as që ka lidhje me PS-në dhe as me strukturat e saj, sa do të çoroditura që janë, por me personalisht KM-në e Shqipërisë! Ai ka të drejtë kur thotë "përgjegjësia është personale" po dhe këtë përgjegjësi personale e ka pikërisht KM-ja! Ai deshi ta trajtonte Shkodrën si Librazhdin ( respekt qytetit buzë Shkumbinit) e Taulantit, a thua se ajo nuk është kryeqendra urbane 2500 vjeçare, ku ka lindur si bashkia e parë moderne, si organizimet e para sindikale dhe për më tepër socialdemokracia e Luigj Gurakuqit, komunizmi idalist i Zef Malës, mendimi politik humanist dhe komunist i Stafës dhe prej të cilës janë pushkatuar dhe internuar dhjetëra e dhjetëra komunistë dhe socialdemokratë që nuk ranë kurrë dakord me Enverin?! Ai deshi ta trajtonte Shkodrën si Voltanën, të cilës ja rriste PH-në sa herë e përmendte sipas mënyrave të ditura karakteriale të tija në TV dhe kudo! Deshi ta trajtonte Shkodrën si periferitë anonime nga jugu i Shqipërisë që dinë sikur është në mal! Po po, sikur është 2000 metra mbi nivelin e detit, ose akoma më lart, shumë më lart se Viçidoli i Berishës apo Shkëlzeni afër tij! KM-ja i Shqipërisë po e trajtonte Shkodrën ( sipas tij, sfida e radhës) sikundër e trajtojnë disa bishtpërdredhur dhe rrondokopë pa "din e iman" të "Rilindjes" si një "organizim devijat" i Partisë Socialiste të Shqipërisë! Unë kam kohë që e kam shkruar se kandidati i KM-së do të humbte dhe përballë Voltanës, që është sterrë në punën e saj mbi Bashkinë e Shkodrës, por në fakt të vetmit që nuk dëgjon KM-ja i Shqipërisë, janë njerëzit që e kanë seriozisht dhe sinqerisht me qytetin e tyre, trashëgiminë politike dhe historike dhe sidomos që janë përfaqësues të qytetarisë shkodrane! Padyshim ka plot si unë dhe që tashmë janë plotësisht të qartë se si i bën planet dhe si sillet KM-ja, me sidomos ato pjesë kulturore të Shqipërisë që kanë trashëgimi! Sot analistët merren kot me biografinë ( e VP ) që me demek e bëri të ditur PD-ja, e cila dikur e kishte kandidatin e fituesin e 30 qershorit të KM-së sot, një drejtor të lartë të tyre! Atë biografi e kanë ditur miq dhe sponsorët e këtij personi dhe sigurisht njerëzit e duhur, për ta shfrytëzuar më vonë! Ai vetë kujtoi, u tregua jo i zgjuar, që besoi se do të mund të plotësonte oreksin e njerëzve që përhapën fjalën në Shkodër se "filani është imi" dhe Shkodra tashmë do të jetë imja! Po pikërisht ajo që nuk u realizuar dikur si "gjeneral i veriut" u tentua të bëhej me anën e KM-së së Shqipërisë, me emrin e një djali të ri që pranoi se do ikte nga Italia, mbasi kishte bërë një faj trafiku droge! Këtë njeri KM-ja i Shqipërisë jo vetëm e kandidoi në Shkodër, ku personi në fjalë nuk ka një meritë, një fjalë, një kontribut, një mirësi, një bashkëpunim, një rekord qytetar, por e bëri dhe - koordinator qarku! Pa pyetur struktura dhe pa apeluar fare PS-në e Shkodrës, për të cilën KM-ja as që çan fare trapin! Sepse po ti kishte pyetur nuk do ta kishte kandiduar dot, sepse dikush do ti thoshte se - shiko shef, ai dikur në Firence, ose "nuk e njohim o i madh" e kemi frikë se humbim keq! Por ka vite që KM-ja bën eksperimente me PS-në Shkodër dhe me kandidatin me demek socialist të Shkodrës! Gjithmonë duke mos dashur të njohë "mënyrën e të menduarit" në Shkodër dhe qytetin me një trashëgimi të jashtëzakonshme dhe origjina qytetare të kulmuara më shumë se kudo në Shqipëri! KM-ja realisht është neveritur nga Shkodra e kësaj natyre dhe me "VP-në" deshi ti çojë në "esfelt" të tilla trashëgimi! Ai kështu ju dha nga një shqelm si ish zv. kryeministres Mesi si familje qytetare e cila nga djathtas doli me zonjën Bazhdari majtas, të cilën një ditë e katapultoi pa ndonjë kontribut të qenësishëm majtas dhe në politikë e pastaj e hodhi! Një shqelm ministrit të Jashtëm Bushati, sigurisht familje qytetare e majtë. Një shqelm dikur Havizit, dhe padyshim dhe Koplikut, si qytetarë të Shkodrës! Një lënie përballë ujqve të PD dhe LSI edhe gjysmës së PS-së kundër Bazhdarit, që e katapultoi si kryetare e PS-së dhe për ta djegur përfundimisht në kandidim, i cila u sabotua nga dikur miku i madh i KM-së të cilin e "liroi" nga PS-ja që ai të rikthehej forcërisht me PSD-në?! Po po, atëherë duke ndihmuar haptas Voltanën! Sa socialistë shkodranë e kanë pësuar nga këto metoda tipike "postmoderniste" si një dëshirë e madhe e KM-së për ta pikturuar Shkodrën si ai e do, pa apeluar qoftë dhe një shkodran të vetëm! Edhe kur shkon të pyesë, ai ju merr mendimin atyre që nuk banojnë, nuk e duan, ose duan ta poshtërojnë Shkodrën! Po kështu u mënjanua dhe u çua në periferi të politikës dhe vendimmarrjes në Shkodër, arkitekt Zef Çuni dhe pothuaj kështu dhe doktor Astrit Beci! Nga fobia se "djemtë e pasur ose ata me lek bëjnë dhe shtet" e KM-së së Shqipërisë, dalin dhe mostra biografike si kandidati i tij për Shkodrën! Po, se si i kanë bërë lekët, si janë bërë "djem të fortë" dhe si këta djem të fortë kanë qenë dhe me Berishën, kjo sigurisht nuk ka nevojë të merret në konsideratë për pikturën që ai do për Shkodrën! Nejse, kjo punë u mor vesh që me kandidimin e njeriut që kujtoi se "po i shkon kungulli nëpër ujë kështu do shkonte realisht"! Kujtoi se "dekriminalizimi" ishte në dorë të sponsorëve të tij dhe kujtoi se ngaqë Prokuroria nuk bën asgjë sigurisht, do të kalonte kollaj! Tani dhe sikur nga Italia të vijë e bardhë biografia, ai është nxirë rrugës dhe nuk është aspak halli te dënimi i tij, se sa te mos përfillja dhe fajet e KM-së ndaj Shkodrës, socialistëve shkodranë për ti ulur ata në gjunjë, fyer përpara Rilindjes dhe disa të fortëve që kjo Rilindje dhe miq të saj politikë, socialdemokratë që ka në Shkodër! Fyer socialistët shkodranë me disa drejtorë që nuk dinë akoma të flasin shqip mirë, që kanë marrë pasaportizimin vonë në Shkodër dhe që nuk kanë kurrfarë origjine qytetare dhe urbane! Por KM-ja jonë këto ka projektuar që Shkodra si "sfida e tij "të prosperojë" për të ndryshuar nga koha e Voltanës! Po sigurisht, por Voltana nuk ka shpërndarë lëndë narkotike absolutisht dhe pse i ka bërë një "m..t" të madh Shkodrës! Tani problemi është nëse miku i KM-së tonë, ose Lulzim Basha, do të bëj të mundur, ose nuk do të ndalojë PD-në e Shkodrës, për të gjetur një kandidat për tu përballur me kandidatin tjetër të KM-së, sigurisht emër tjetër por interesa të njëjta si i pari mendoj unë! Do të lejojë Lulzimi që PD-ja në Shkodër të fitojë me kandidatët e Rilindjes të cilët duan "copën" e madhe në Shkodër?! Apo si gjithmonë do të ndihmojë KM-në, që ai të ketë gjithçka në Shqipëri! Hëëëëë çfarë do të bëjë Lulzim Basha ose kryetari i partisë e cila kandidatin e KM-së sot e kishte drejtor të madh dhe pse e dinte se ishte marrë me trafik dhe lëndë narkotike!? A do të gjej PD-ja copë copë e Shkodrës një kandidat qytetar dhe gjithë përfshirës në qytet dhe fshat, për të përballur "Rilindjen"!? Sidomos mbas një arrogance të tillë të KM-së që ka kohë që kujton se "deti është kos" në pikturën e tij për sidomos Shkodrën!? Çfarë manovrash "të bukura" do të përdorin dhe për këtë rast, për të mos penguar skemën e tyre të mrekullueshme të 17 majit 2017-të?! E ka lëshuar Shkodrën Lulzim Basha dhe ata që e përkrahin në qytetin ku nuk durohet arroganca dhe bashkëpunimi pa principe me kundërshtarin?! Apo do ta fundosin akoma më keq Shkodrën?! Kam frikë se po përgatisin këtë të dytën! E kjo është një tmerr?! Shkodra duhet të "luftojë rrezikzeza" dhe kundër kandidatëve të pasur dhe anti-shkodran të KM-së dhe kundër " ves holandezërive " të paturpshme të Lulzim Bashës?! 

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 07:43

Beteja me informalitetin ka nisur me një tjetër ritëm. Mekanizmat shtetëror kanë lyer ingranazhet dhe lubrifikuar hallkat e zinxhirit të komplikuar të kontrollit dhe zbatimit të ligjit.

Postuar: 23/08/2019 - 07:41

Shqipëria është nga të paktat "demokraci hibride" që të keqen e madhe të saj, e ka në m

Postuar: 23/08/2019 - 07:40

KLSH si institucioni garantues i miradministrimit të fondeve publike është i ndërgjegjshëm që cil

Postuar: 23/08/2019 - 07:38

-Dhelpra ngordh nga dredhitë;njeriu e humb jetën nga tradhtitë-

Postuar: 22/08/2019 - 07:22

Në sistemin e ekonomisë të tregut, për sa kohë "liria ime fillon aty ku mbaron liria jote&qu

Postuar: 22/08/2019 - 07:19

Shpesh herë, në zallamahinë e një politike që kërkon ta zvetënojnë mazhorancën që qeveris vendin,

Postuar: 22/08/2019 - 07:17

Shtatori është muaji i nëntë i vitit në kuptimin fizik e kalendarik.