BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Opinion / Editorial

Çdo njeri zgjedh atë që nuk ka…

Çdo njeri zgjedh atë që nuk ka…

Kjo thënie e Gandit, vendosur në titull të këtij shkrimi, është domethënëse për elektoratin shqiptar, i cili tash tre dekada politika nuk i përfaqësuar denjësisht as në organet e pushtetit vendor. Një ndër elementët e rëndësishëm të funksionimit të administratës lokale është decentralizimin apo reformimi i qeverisjes, i cili paraqet edhe problemet e vërteta, të cilat duhen shqyrtuar me kujdes. Për të pasur një pasqyrë më të qartë të reformës së pushtetit në Shqipëri, apo krijimit të sistemit të qeverisjes pasi që Kosova në fakt nuk ka një sistem të qartë të ndarjes dhe strukturës së qeverisjes, duhet sqaruar termat si decentralizimi dhe format e mundshme. Decentralizimi përfshin koncepte me të cilat duhet të jemi të kujdesshëm dhe duke marrë parasysh vende të veçanta edhe konceptet janë të ndryshme. Decentralizimi është transferimi i autoritetit dhe përgjegjësisë për funksionet publike nga qeveria qendrore tek suborganizimet ose tek organizatat pothuajse të pavarura publike. Koncepti i decentralizimit është koncept kompleks dhe shumëdimensional. Lloje të ndryshme të decentralizimit dallohen për shkak të karakteristikave të ndryshme, implikimit të politikave dhe kushteve për sukses. Llojet e decentralizimit përfshijnë decentralizim politik, administrativ dhe fiskal. Bërja e dallimeve ne mes të llojeve të decentralizimit është e rëndësishme për të bërë të mundur një decentralizim të suksesshëm. Disa nga elementët e veçantë që duhet trajtuar janë në aspektin socio-politik, ekonomik dhe ligjor. Duke marrë parasysh situatën sociopolitike duhet të merret në konsideratë në mënyre të veçantë situata aktuale e vetëqeverisjes lokale dhe divergjencat socio-politike, në ndarjen e thellë në mes të grupeve të interesit dhe bashkësive të ndryshme. Duke u margjinalizuar kapitali social në kuadër të keqpërdorimit politik prodhon edhe pasoja negative për organizimin e mirëfilltë politiko-social për futjen në eficencë të kapitalit ekonomik dhe për kthimin në prodhimtari efektive të kapitalit social, ekonomik dhe natyror. Këta elementë shoqërohen edhe me dilemën e ekzistencës së ligjeve duke vënë në dyshim funksionalitetin e ligjeve dhe zbatueshmërinë në nivel lokal në pjesë të caktuara të territorit. Kjo vjen si pasojë e statusit të padefinuar dhe e tendencave të disa njësive të vogla territoriale sidomos në veri të vendit, prandaj lind edhe dilema dhe frika në shumicën e opinionit publik se mos decentralizim do të thotë copëtim i territorit. Si pasojë e keqinformimit dhe të një politike, e cila në opinionin publik për interes të konsumit të brendshëm politik plason informacione decentralizimi, kjo bën që kapitali social në mesonivel, interesat grupore, shndërrohen në interes madhor dhe mbrojtja e tyre bëhet me të gjitha format e mundshme në kuptimin e keqpërdorimit të të gjitha resurseve dhe organizimeve të mundshme, kjo bën që interesat brenda grupit të futen në veprim dhe të përdoren për qëllime joproduktive dhe rezulton me pasoja negative në kuadër të rritjes pozitive të kualitetit të jetesës. Kombinimi i aspekteve ekonomike dhe baza ligjore janë të rëndësishme për krijimin e frymës pozitive në aspektin e krijimit të politikave zhvillimore lokale dhe për avokimin e interesave lokale ne kuadër të rritjes se kompetencave dhe krijimin e njësive të reja komunale, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt në rritjen e kualitetit të jetës së qytetarit.

Sidoqoftë përvoja ka treguar se qeveritë qendrore shpesh janë të paafta që në mënyrë efektive të implementojnë politika dhe programe zhvillimore ndërsa qeveritë lokale kanë potencial për të qenë më efektive duke njohur rrethanat dhe nevojat lokale në mënyrë më të saktë dhe duke pasur interesa politike për të zhvilluar politika më të rëndësishme në nivel lokal, dhe që ato të jenë më efektive. Në shumë vende një nga motivimet kryesore për decentralizim është perspektiva e rritjes së zhvillimit lokal. Zhvillimi është i mundur edhe pa decentralizimin, por avantazhet e qeverive lokale të forta dhe administrata më efikase ndihmojnë shumë për të përmirësuar projektet dhe për të rritur efektivitetin për zhvillimin lokal. Demokracia dhe mbrojtja e lirive, gjithashtu përfshin mundësinë për të influencuar në vendimmarrje, të cilat direkt ndikojnë në jetën e njerëzve dhe mundësinë për të jetuar në liri dhe në paqe, qeveritë lokale janë në gjendje të ofrojnë këto aspekte të demokracisë në mënyrën që qeveritë qendrore shpesh nuk arrijnë. Një ndër argumentet tradicionale për decentralizimin është se krijon potenciale të mbrojtjes për pakicat etnike, nëse pakicat banojnë në zona më një masë të caktuar të vetëqeverisjes, decentralizimi esencial i garanton të drejtat e tyre të jenë të lira si të drejta kolektive. Decentralizimi ofron mundësinë e kombinimit të idealeve demokratike, mund të ofrojë zgjidhje për problemet me karakter të diversitetit etnik duke garantuar autonominë lokale, në mënyrë të veçantë për çështjet që konsiderohen të rëndësishme. Tendencat e publikuara në lidhje me decentralizimin tregojnë për një paqartësi të skemës së qeverisjes dhe të formës së përshtatshme të decentralizimit e cila do të duhej të zgjidhet. Zgjedhja e formës më të përshtatshme të decentralizimit, është njëra ndër çështjet më të rëndësishme që duhet konsideruar seriozisht për të pasur një decentralizim efikas dhe të qëndrueshëm. Në kushte të përshtatshme të gjitha format e decentralizimit mund të luajnë rol të rëndësishëm për pjesëmarrjen në zhvillimin politiko-ekonomik dhe social, por në rastin konkret të formës së organizimit të pushteti lokal nuk është e sigurt se do të ketë sukses prandaj edhe forma e propozuar është shumë eksperimentale dhe pa vizion perspektiv. Cilat janë burimet ekonomike që do të bëjnë të mundur ekzistencën e komunës së ardhshme? Kur dihet se ndonjë nga zonat e përzgjedhura ka si subjekt të tatimit apo taksave komunale një kafene në mes të fshatit apo disa shtëpi të vjetra të kualifikuara si të kategorisë më të ulët në kuadër të skemës kualifikuese si subjekt i tatimit në pronë, po ashtu duhet kushtuar një vëmendje e veçantë edhe çështjes se burimeve natyrore, nëse ekzistojnë.