BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Opinion / Editorial

Çdo popull meriton qeverinë e tij, ne meritojmë më tepër opozitën!

Çdo popull meriton qeverinë e tij, ne meritojmë më

Sigurisht për shoqërinë tonë nuk është problem vetëm shpërdorimi i lirisë, por akoma më keq është “refuzimi demokracisë”! E kjo fillon mbi marrëzinë ndaj pluralizmit. Janë tre koncepte që në një pjesë të madhe shoqërore, si “popull them” akoma nuk janë nxënë kulturalisht dhe filozofikisht. Imagjinohet lehtë se sa e vështirë është të përtypen politikisht! E për më tepër, mbas dy regjimeve më përpara që janë monarkia dhe diktatura! Sigurisht më stabël në formacion pushtetar them, por aspak qartë në koncepte të formimit të ndjesisë mbi kulturën e pozitës dhe opozitës në shtetëzim. Në Shqipërinë tonë të dashur, nuk ka parti (2022) me demokraci të brendshme dhe kjo bën pastaj të qartë, se nuk ka as demokraci jashtë. As në shtetëzim dhe institucione. Modeli i sundimit dhe mbylljes së partisë kundrejt pluralizmit dhe demokracisë, mbyll dhe shtetin e institucionet e tij, kundër pikërisht demokracisë. "Cilësitë e kundërta janë ato që bëjnë të mundur një bashkim më intim” thotë Goethe! Po pra po, por në folklorikët e Ballkanit dhe sidomos shqiptarët, kjo frazë e një mrekullie qytetërimi gjerman nuk funksionon në politikë dhe as në shoqëri. Ne jemi “unitarë” të pushtetit dhe po ashtu të opozitës. Mirë që nuk pranojmë se humbim, por nuk pranojmë as që tjetri fiton dhe nuk pranojmë as që është bërë ndeshje! E çfarë dreqin presim kur kështu sillemi prej 30-të vitesh me njëri tjetrin?! Mbi kokat tona janë sundimtarë që marrin role pozite dhe që atë të opozitës nuk e pranon kush ndershmërisht dhe normalisht! Jo nuk e do askush. Sa është e madhe përpjekja për pushtet, aq dhe ajo për të pasur “pushtet kur nuk je në pushtet”. Po pra pushtetin e atij që nuk pranon pushtetin e atij përballë megjithëse ka bërë ndeshje elektorale. Tragjikomedi që luhet në shoqërinë shqiptare duke i bërë keq në mënyrë të vazhdueshme dhe ciklike. "Është një nga ligjet themelore të jetës që çdo gjë të kthehet vazhdimisht në të kundërtën e saj” thotë Osho! Po, por ne nuk duam ta kuptojmë dhe as ta kontrollojmë pikërisht këtë gjë. “Aty ku ka dritë, duhet të ketë hije, dhe ku ka hije, duhet të ketë dritë. Nuk ka hije pa dritë, nuk ka dritë pa hije”, thotë Haruki Murakami. Ne nuk duam ta besojmë, as nuk duam të veprojmë si shoqëri. Ne jemi o dritë, o hije dhe ky është modeli i tmerrshëm joni. Nuk pranojmë ndryshe dhe jo vetëm politika, por shoqëria si për dreq. “Është shumë e rëndësishme që detyra e opozitës të ushtrohet nga një parti e madhe që funksionon mbi baza demokratike... Unë besoj se opozita e mirë është një domosdoshmëri absolute në një parlament; pa kundërshtim vërtet të mirë ka ajër të ndenjur dhe sterilitet” thoshte Konrad Adenauer! Mirë që nuk e pranojmë nga ana e pozitës këtë gjë, por nuk pranohet as nga ana e opozitës! E ky është tragjizmi i një shoqërie retrokulturore. Aspak e futur në linjë me botën demokratike të zhvilluar. Ne nuk jemi kulturalisht të gatshëm, për një ide të tillë madhështore.

Ne kemi pasur rastin të shikojmë opozitarizëm gjysmak dhe irracional përballë një pushteti abuzues. Detyra e opozitës është shumë e thjeshtë: të kundërshtojë gjithçka dhe të mos propozojë asgjë – e këtë e thoshte Lord Derby. Po pra një mënyrë idiote që bën marrëzi demokratike. Por ne e kemi për një kohë të gjatë pothuaj kështu. Në fund të fundit Karl Popper thotë: Çdo opozitë ka shumicën që meriton. E kjo për ne shqiptarët nuk mjafton. Ai ka shumë të drejtë, por më e drejtë është të thuash se: çdo shoqëri ( popull) meriton qeverinë (shumicën) që ka, por ne shqiptarët meritojmë akoma më shumë “opozitën që kemi”! Sot ne kemi opozitën me të habitshme në Europë, Ne kemi opozitën më të degraduar të mundshme, kemi opozitën më të pa besueshme që ka mundësi me sa duket kjo shoqëri. Po tani kemi opozitën më të lajthitur që mund të bëhet dhe akoma më shumë më të përfolur si mes vetes dhe në përgjithësi. Ne kemi opozitën më me skandale dhe opozitën që konsumohet dhe gabon duke qenë pikërisht në opozitë. Kemi opozitë që i ngjan kohës së bolshevizmit! Që ha veten dhe ndeshet ashpërsisht pikërisht me veten. Akuzon veten për shërbim ndaj pushtetit dhe ...?! Ne realisht meritojmë opozitën që kemi. Ajo nuk na jep shpresë, ajo konsumohet në sytë dhe veshët tanë, ajo bën “show” të shëmtuar dhe kjo bën që qeveria dhe kur bën faj, të mos turpërohet. Ne jemi në një linjë tragjike që meritojmë në faj opozitën që kemi. Kur të tjerët meritojnë opozitën që ju sjell një pushtet ndryshe, më të mirë dhe shpresë dhënës, ne meritojmë opozitën që degradohet dhe ka luftë pushteti në trupin dhe qenien e saj të tashmë fllashkët dhe të shëmtuar! Ha veten, sepse kështu është e formuar.

Por për ta merituar e meritojmë. Kaq jemi të zot. Kaq kemi politikisht dhe filozofikisht mundësi dhe kaq të gatshëm për pushtet ndryshe, alternativë ndryshe jemi. Ne meritojmë opozitën që kemi. Po sigurisht përballë një pushteti që ka shumë faje, por sigurisht nuk ka fajin që ne kemi një opozitë të tillë keqane dhe të llastuar që nuk di ndryshe. Atë faj e kemi ne dhe sigurisht kjo gjë e mban gjatë në pushtet atë që e di pa aftësinë e shoqërisë nga ka dalë. Fajin e madh të mos aftësisë për të sistemuar një palë në pushtet dhe tjetrën në opozitë. Jo nuk ka aftësinë të bëjë këtë gjë. Si pasojë është gjithmonë trandje, gjithmonë termet politik. Gjithmonë pasiguri dhe gjithmonë mungesë në demokraci. Gjithmonë...