BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Do të jetë viti 2018, fundi i retorikave për hapjen e negociatave?

Do të jetë viti 2018, fundi i retorikave për hapjen e

Kjo çështje që ka marrë përmasat e një legjende, ka pushtuar jo pak mendjet e trazuara të shqiptarëve, të cilët me të drejtë fajësojnë politikën si përgjegjëse për mosarritjen e standarteve dhe kushteve për hapjen e negociatave. Por më tepër se gjithçka në këto zhvillime kritike për politikën shqiptare, është tallavaja e binjakëzimit dhe bashkëpunimit PD-LSI, që me qëndrimet e tyre kontraverse, e kanë bërë edhe më qesharake dramën e zhvillimeve demokratike. Ky binjakëzim midis tyre, është shndërruar në një strategji me definicion kundërshtimin ndaj kujtdo që nuk është në një linjë me interesat e tyre. Ky binom i bashkëpunimit midis tyre, të kujton grupet e hershme havarxhiste, që sulmonin dhe kundërshtonin gjithçka deri dhe individë të veçantë për të dominuar me çdo kusht mbi të tjerët. Të kthyer në kohën e viteve bashkëqeverisëse, janë vendosur në linjën e obligshmërisë dhe kundërshtimit të programit të reformave, të politikave bashkëpunuese me vendet fqinje, deri dhe tek analizat profetike të votës kundër ndaj propozimit të presidentit Trump për të bërë Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit.

E gjithë kjo zhurmë dhe politikë egocentriste, po i largon edhe më shumë nga premtimet që u kanë bërë shqiptarëve për t’i integruar në BE. Por dera "magjike" e BE, nuk mund të hapet duke hedhur baltë e injoruar gjithçka që po lëviz në të mirë të faktorizimit dhe standartizimit të kushteve për integrim. Kjo derë që pritet të hapet vitin që vjen, kërkon bashkëpunimin e faktorit të brendshëm, duke ju dhënë fund sherreve egoiste e interesave partiake, që në kushte vendimtare na kanë dëmtuar jo pak. Retorikat konformiste dhe lobimet në dëm të negociatave me përfaqësues të strukturave të BE, kanë ndikuar negativisht aq sa edhe këtë vit nuk u mor asnjë konfirmin apo datë ekzakte për fillimin e negociatave. Kështu që trojka evropiane e ndikuar edhe nga faktori i brendshëm i politikës së papërgjegjshme, e ka vënë Shqipërinë në korsinë e vrapimit me pengesa. Po a është BE e predispozuar për të hapur dritën jeshile vitin që vjen? Le të shpresojmë, por reagimet dhe përplasjet kontraverse të politikës brenda saj, për diversitetet që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër to edhe Shqipëria, kanë sjellë pështjellim. Për këto e të tjera BE ka qenë e rezervuar me Shqipërinë, duke na kujtuar shprehjen sinjifikative që përdor populli ynë, "fjalë të mira e gurë në trastë". Këto qëndrime klasifikuese për vite të tëra kanë demotivuar dëshirat dhe vokacionin historik shqiptar pro perëndimor, që aspiron të bëhet pjesë e saj. Por fatkeqësisht shqiptarët brenda kufijve europianë, janë akoma jashtë dyerve të BE, kur kanë qenë dhe mbeten faktor sigurie e stabiliteti jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Shqiptarët, të vetëdijshëm për gjithçka që kanë arritur deri tani, dëshirojnë të integrohen ashtu siç janë jo për hatër e simpati të dikujt, por me vlerat e tyre dhe standartet modeste. Por mesa duket, Evropa e ndryshimeve të mëdha historike, na shikon akoma me syzet e një shekulli më parë, kur Shqipëria hidhej në treg për t’u copëtuar dhe shitur tek fqinjët si plaçkë tregu.

Shqipëria sot është në rrugën e ndryshimeve demokratike, duke lënë pas një epokë të errët që nuk mund ta kompromentojë me rrugën që ndoqi pa dëshirën e saj. Ajo që vlen për t’u theksuar është se mendësitë dhe paragjykimet e BE për gjeopolitikën, ekonominë, konfliktet e mbetura pezull nga mungesa e vullnetit politik të nacionalistëve serbë, që janë në udhëkryqin e dilemës midis lindjes dhe perëndimit, nuk mund të ndikojnë edhe për Shqipërinë. Shqiptarët mendojnë se mbylljen e këtij kapitulli, të mbizotëruar nga konfliktet do ta bëjë integrimi, ashtu siç u bë me çekët, sllovakët, me gjermanët në Poloni, me irlandezet e veriut, me korsikanët e Francës, me italiano-veriorët dhe baskët në Spanjë. Këto shembuj duhet të vlejnë edhe për Ballkanin Perëndimor, për të mos spekuluar më me shprehjen "fuçi baruti" sepse tashmë është kthyer në një zonë atraktive sigurie e stabiliteti. Shqipëria po e tregon më së miri qëndrimin e saj, me urat e vëna për bashkëpunim me vendet fqinje. Ajo mendon dhe sugjeron që prejardhja gjenetike, apo gjeografia nuk janë elementë përcaktues të mjaftueshëm të identitetit evropian, por sistemi i vlerave. Këtë na e bëjnë mëse të qartë zhvillimet historike të demokracive moderne, si në politikë, ekonomi, në marrëdhëniet civilizuese e sociale, që rrëzuan barrierat tabu dhe i zëvendësuan me idetë progresive. Por për të arritur trenin e BE nuk mjaftojnë deklarimet, por rritja e standardeve, të cilat i kemi aktualisht ndër më të ultat në rajon dhe mbi të gjitha prezenca e korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe ngritja dhe funksionimi i sistemit të munguar të drejtësisë. Këto e të tjera mangësi janë pasqyra e partive qeverisëse në vite, janë indiferenca dhe papërgjegjshmëria e tyre për të ndërtuar shtet. Por në mjedisin e hazdisur politik ka akoma subjekte, që nuk kanë kuptuar se sa fondamentale për një vend me demokraci hibride janë reformat dhe konsolidimi i shtetit ligjor.

Tashmë shqiptarët janë plotësisht të bindur se politika është bashkëfajtore, në mos angazhimin për detyrimet ligjore në dobi të rritjes së standarteve, sepse qytetarët shohin që njëra palë i bie gozhdës e tjetra potkoit. Shembujt më çudibërës janë përgojimet dhe raportimet fiktive të opozitës në takimet me përfaqësues të strukturave evropiane e më gjerë, për qëllime denigruese e diskriminuese të arritjeve të deritanishme. Me të tilla qëndrime kontroverse, kjo opozitë është katandisur si një organizatë havarxhiste, për të goditur çdo ide e projekt që nxit integrimin, duke harruar shpejt katrahurën që la pas. Ajo vazhdon me të njejtat relacione deri dhe me propozime agresive, duke mos u shkëputur dot nga strategjia e kundërshtimit deri dhe me dhunë. Me këto paradokse, kjo opozitë që e ka kthyer edhe Parlamentin në fushë beteje me këpucë e çizme, po e shtyn veten kundër aspiratës që na bashkon të gjithë siç është integrimi. Ajo harron se shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për fjalën e urtë, për gjykimin sintetik dhe analitik pa fyer askënd, siç po ndodh aktualisht që për të larguar vëmendjen nga përgjegjësitë e mjaft figurave politike të inkriminuara, që duhet të bëhen objekt i gjykimit të drejtësisë dhe jo sulmeve me gjuhët e helmatisura pa asnjë vlerë. Me këto gjuhë të satanait, nuk mund t’i afrohemi Europës për t’u bërë pjesë e saj, përveçse i largohemi gjithnjë e më shumë. Politika simetrike që po dominon segmente të ekstremizmit brenda binomit PD-LSI, nuk na fut në rrugën inovative për ndryshimet integruese. Prandaj ajo që vlen më shumë për këtë problem madhor të çështjes shqiptare, është që të lihen pas këto mendësi që minojnë bashkëpunimin me të gjithë strukturat brenda dhe jashtë organizmave të politikës. Në të mirë të kësaj çështjeje është largimi nga virulenca e politikës së hazdisur, që tenton të masakrojë reformën juridike aq të mirëpritur nga shqiptarët për t’u ndier të sigurt dhe të mbrojtur ligjërisht. Por ajo që merr përparësi është lëvizja atraktive brenda çdo strukture, për të bindur mendjet e konservuara të Europës plakë, si dhe të opozitës që sillet si një "povvers klub" e paçliruar nga idetë e karakterit okulist. E megjithatë, shqiptarët besojnë se viti 2018, nuk do të jetë kopje e keqe e vitit që po lëmë pas, por do të korrigjojë dhe bëjë realitet prognozën e negociatave./Nga Kastriot ALIAJ