BREAKING NEWS

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen
x

Opinion / Editorial

Do ta duronte politika jonë një veting "përfaqësuesish të popullit"!

Do ta duronte politika jonë një veting "përfaqësuesish

Që i famshmi "dekriminalizim" ishte një marrëdhënie e ligjit mbi ligjin, kjo është tashmë e qartë, por që në fakt ishte një tendencë për të arsyetuar (demek zbuluar) pastërtinë e figurave politike edhe kjo nuk mund të mohohej. Por dekriminalizimi ishte një ligj që i "hipte sipër" ligjit". Sepse në atë formë dhe përmbajtje, duhet të merrej padyshim - drejtësia. Tashmë me këtë marrëzi të konceptit politikan, deputet dhe përfaqësues i popullit në kulmin e veseve që po përkthehen si virtyte, sigurisht kërkohet një "veting". E jo kaq shumë për biografitë e tyre politike profesionale që - po kuptohen se kush janë. Por për "biografitë ekonomiko - financiare". E kam fjalën se tashmë që një pjesë e drejtësisë sëpaku për ata jashtë është e pastër, nuk ka pse të mos "vetingosen" kandidatët e rinj dhe ata të vjetër, për justifikimin e pasurisë dhe për "bëmat profesionale e tyre në drejtim apo qeverisje". Të thoshe dje "sukses" i vetëdeklarimeve të dekriminalizimit nuk kam besuar dhe nuk besoj dhe sot, por me që të huajt kanë një si ide se një pjesë e drejtësisë është pastruar, atëherë nuk duhet të ketë zgjedhje të reja, pa luajtur një rol të rëndësishëm - vetingu i politikës dhe kandidatëve për deputetë në Republikën e Shqipërisë, por dhe për kryebashkiakë gjithashtu, për këshilltarë etj. etj. Kaq e rëndë është situata sa dhe dekanë dhe rektorë universitetesh duhet të mos jenë thjesht subjekt kontrolli të ILKDP, e cila është për veting për vete. Nuk e di se kush mund të vendosi "bast" virtual se politika kurrë nuk do të lejojë "vetingun e saj", por do të mbahet me marrëzitë e Bashës me dekriminalizim. Po sepse aty kanë mundësi të pastrojnë, seleksionojnë dhe sigurojnë - pastërti. Kurse në fakt pastërtia duhet të fillojë kur edhe ato që nuk i kanë thënë një ditë në jetën e tyre punës (puna e mbarë) të justifikojnë si politikanë pasurinë që kanë. E ne kemi sëpaku dy ish kryeministra që nuk kanë punuar qoftë dhe një ditë në jetën e tyre përveç se si politikanë. Fëmijë të të lartëve presidentë që pa punuar kurrë në jetën e tyre janë sipërmarrës të mëdhenj. Po kjo nuk është asgjë po të shikosh se si ishin dikur deri të veshur keq, pa gusto dhe lëtyra njerëzore, e sot pasuria e tyre kalon mundësitë e milionerëve të sipërmarrjeve të mëdha financiaro-ekonomike. Pyetja është e qartë: A do ta durojë politika jonë një veting të saj, real dhe të thellë? Po pra me organizma të reja hetimi ekonomik dhe procedurash financiare. Do të justifikonin dot pasuri që kalojnë miliona dollarë nga njerëz me rroga? Apo pasuri imobilare mbi 350.000 euro me paga dhe jetë normale? Shkollim fëmijësh mijëra dollarëshe me rroga. Makina dhe pushimet mijëra e mijëra euro me rroga. Shpenzime luksi mijëra e mijëra me rroga? Resorte dhe transferime pasurie te miqtë apo të afërmit që kalojnë mijëra e mijrëa euro - me honorare dhe rroga zyrtari në Shqipëri? E pra, nuk ka asnjë formë tjetër për t’i larguar nga sundimi i tyre përveç kësaj. Kjo shoqëri nuk i largon dot, se ka po të njëjtin mentalitet hajn si politika. Pra duhet të ndërhyjnë nga jashtë me organizma që i kanë bërë kushtetues dhe janë vetë në kontroll të tyre. Fatkeqësia e një shoqërie të tillë bashkëpunëtore në krim me politikën, duhet të bëjë dhe transformimin e një kandidimi dhe paraqitjeje si përfaqësues i popullit apo zyrtari të lartë të Shqipërisë. Të tillëve bukëshkalë dhe brigandë të pasurive të popullit të tyre, vetëm përndjekja e pasurisë i çon në rrugën e "duhur" apo atë të largimit përfundimtar nga politika dhe sundimi i këtij vendi të shkretë. Unë jam i bindur që establishmenti politik i Ramës, Bashës, Berishës, Metës dhe të tjerëve nuk e duan këtë veprim. Këta të katër dhe shumë mbas tyre, janë armiq të betuar të pastërtisë financiare në hetim të tipit veting. Nuk duan dhe nuk do të pranojnë dhe këtu del e qartë nëse ndërkombëtarët dhe kryesisht USA e BE do të shtyhen për të bërë të vetmen gjë që duhet bërë në vendin tonë. Çmontimin e pasurive dhe krimit ekonomik në korrupsion nga kjo klasë politike në Shqipëri. Mu kujtua dhe prokurorja - hetuese e Rumanisë, që tani është kryeprokurore për Europën. Ajo erdhi dikur në vizitë në Shqipëri dhe ishte e qartë në "lojën" e saj kundër korrupsionit. Znj. Kôvesi, çoi pas hekurave, kryebashkiakë, ministra, gjyqtarë e prokurorë, duke mos e konsideruar lojë fjalësh luftën kundër krimit. Në dhjetor të vitit 2018 ajo shkarkohet nga detyra si kryeprokurore e Rumanisë, “Për tejkalim kompetencash”, pasi askush nuk ia fali dëmin që i bëri “elitës” së vendit atje, ndërsa mijëra protestues dolën në mbështetje të kryeprokurores së tyre. Tashmë ajo është Kryeprokurorja e parë e BE-së dhe sigurisht të ishte ajo dhe jo Marku e famshme, "grua" e hekurt që nuk bëri asgjë - gjërat do të ishin krejt ndryshe. Por gjithsesi tashmë kushtet po krijohen dhe pse te ne politika është e rafinuar, korruptive dhe bastarde - nuk mund të qaset askush me kaq siguri që shumë dosje nuk mund të hapen. Në dijeninë e shumë njerëzve, por dhe timen - dosje të plota si të reja dhe të vjetra janë tashmë të sigurta që do tju largohet si sisteme referimi pluhuri dhe mbyllja. E mbase kjo është ajo që del si pyetje: A do ta durojë një veting të vetes apo një - veting të përfaqësuesve të popullit kjo politika jonë e famshme dhe e korruptuar?