Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A do të ketë të tjerë të përndjekur Shqipëria?

Postuar: 29/08/2018 - 07:08

Mos kujtoni se po bëj humor. Është një pyetje që flet për një realitet të trishtë. Me këtë politikë që po ndiqet në Shqipëri, ku opozita bën thirrje për luftë dhe drejtësia hesht, do të kemi gjithmonë të përndjekur. Mos harroni kohën e Zogut, që vrau, masakroi e internoi me mijëra shqiptarë sepse kundërshtuan qeverisjen e mbrapshtë të tij. Dhe këta të ndëshkuar nuk u quajtën të përndjekur politikë nga sistemi komunist dhe nuk i shpërbleu kush. Sistemi komunist vrau e ndëshkoi, jo se nuk u pëlqente qeverisja, por kishin bindje të tjera. Por, është për t’u çuditur, sepse u quajtën të përndjekur edhe hajdutët. A u kujtohet ai skraparasi i përndjekur me mbiemrin Bejko që dogji veten me benzinë? Ai ishte hajdut, sepse i bëri një telegram fals mikut të tij, se e kërkonin në Tiranë dhe kur mori vesh që u largua, vajti i vodhi lekët në shtëpi. Por pas denoncimit, ai tentoi të kalonte kufirin që të mos diktohej, mirëpo nuk arriti dot se e kapi policia në buzë të kufirit. Ja, ky ishte i përndjekuri politik, mes të cilëve janë fshehur dhe të tjerë, që ngrihen të parët në protesta. Kur nisi sistemi demokratik u bë shumë zhurmë se u vra një fëmijë. Shumë mirë. Por kjo ishte një kallaj politik, që e nxori kokën në vitin 1997. Për të mos dorëzuar karriget  e pushtetit, armatosën të gjithë popullin dhe e futën në luftë me njëri-tjetrin. A e dini që këta njerëz po i vret e do të vazhdojë t’i vrasë viti 1997? Ajo e atij viti është plagë e rëndë, që nuk ka mjek ta shërojë. Ne dënonim gjakmarrjen e kanunit të Veriut, kurse tani e shpërndamë gjakmarrjen në të gjithë vendin. Njerëzit po vriten si të jenë zogj pulash. Është e tmerrshme kur dëgjon, që një njeri u gjend i vdekur në shtëpi e tjetri në përrua! Po më e tmerrshme është kur dëgjon që u gjend një kufomë diku. Si është e mundur që këta njerëz nuk i kërkon njeri? Kaq poshtë paska rënë vlera e njeriut? Sikur të ndryshohet sistemi, a do të quhen të përndjekur këta që janë vrarë e vriten çdo ditë? Është foshnjarake e qesharake kur dëgjon opozitën që filmoi një makinë të djegur të një zyrtari! Po për këta njerëz që vriten çdo ditë si nuk u shqetësuan?! Të mos harrojmë se ishte kjo opozitë që ulëriu në fillim për një fëmijë të vrarë. Nuk kanë gojë të flasin, sepse është viti 1997 i tyre që solli këto pasoja dhe s’dihet a do të ketë fund.

Është e rëndë për një popull që e mbjell me dorën e tij vdekjen. Po ata që e shkaktuan atë 1997, a do të ndëshkohen dhe quhen të përndjekur në një sistem tjetër? Nuk beson kush, që atyre që ua kanë shpënë njeriun e dashur në arkivol të jenë të qetë. Viti 1997 nuk do të ketë fund. Ne jemi nga natyra të papërmbajtur. Shikoni kryetarin e opozitës që pretendon të bëhet kryeministër, që thërret gjithë ditën: “Digjuni makinat, thyeni xhamat”! Dhe drejtësia e zezë nuk hap  procese me inisiativën e saj. Kujt do t’ua bëjë këtë, serbëve apo izraelitëve? Ne jemi shqiptarë, shtet i vogël, që kemi nevojë të shtohemi e bashkohemi, jo të vrasim njëri-tjetrin. Nëse duam qetësi, viti 1997 nuk duhet të quhet i mbyllur me një amnisti, që bëri Berisha për të shpëtuar kokën e tij kriminale. Shpirtrat qetësohen kur  të gjitha të venë në vendin e tyre. Nëse vazhdohet me sy të mbyllur e veshë të zënë, do të kemi të përndjekur gjithmonë.

Këto skena janë të dhimbshme dhe nuk shërohen me heshtjen e drejtësisë, që është caktuar të vërë drejtësi tek të gjithë e për të gjithë. Po për të gjithë pasurinë e ngritur me djersën e popullit që u shkatërrua dhe njerëzit bredhin nëpër botë si argatë a do të përgjigjet ndokush? Atyre njerëzve që u iku djersa kot do ta kërkojnë djersën e tyre. Tani po vriten për pronat, sepse nuk janë ndarë sipas ligjit, po sipas miqësisë dhe ryshfetit. A do të quhen të përndjekur këta të vrarë? Ata nuk janë vrarë nga njëri-tjetri, po nga anarshia e pushtetit. Pushteti i vitit 1997 ka bërë shumë hakarete që ka futur  në hasmëri të gjithë vendin. Opozita bën thirrje për protesta që të rrëzojë qeverinë. A e dini përse e bën këtë? Që të fshehë të gjitha të zezat që i shkaktoi këtij vendi. A thua ta ndjekë populli këtë opozitë, që bën thirrje për të mbuluar krimet?/ Nga Enver CAKAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 07:24

Pozita dhe lidershipi i saj, akuzon opozitën për pengesë në reformën e drejtësisë dhe sidomos dy momenteve kryesore, të cilat janë SPAK dhe BKH!? Të gjithë akuzojnë të gjithë në këtë çështje!

Postuar: 22/09/2018 - 07:22

Para çdo palë zgjedhjeje, në Shqipëri, klasa politike as nuk ia ka idenë te premtimet ndaj zgjedh

Postuar: 22/09/2018 - 07:19

Shoqëria shqiptare ka shprehur vullnetin e saj të bëhet vend demokratik ashtu si vendet e tj

Postuar: 22/09/2018 - 07:16

Është e qartë, që vendi është pa opozitë. Gjithçka duket e vjetruar, e thënë dhe e stërthënë.

Postuar: 21/09/2018 - 07:28

Që Shqipëria është vend paradoksesh, kjo tashmë është një "sukses" i njohur i saj, por

Postuar: 21/09/2018 - 07:27

A u ka qëlluar të keni parë ndonjë qen, që ka frikë të afrohet dhe shtje dhëmazi nga larg?

Postuar: 21/09/2018 - 07:23

Një ditë pas protestës të kuksianëve kundër tarifës në “Rrugën e Kombit” kundër