Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Do tentojnë "shqiptaro politizimin" e fundit të reformës, por nuk do fitojnë!

Postuar: 22/10/2019 - 07:21

Ka tronditje të madhe në politikë për fundin e formimit të SPAK apo fillimin e punës së tij! Tronditjet shikohen qartë dhe mirë në KLP! Tashmë politika ka konvulsione dhe jo vetëm aty lart, te njerëzit e lartë që kanë gjynahe politike dhe shpesh herë penale! Por kjo tronditje e madhe është në të gjithë zyrat e kolonave të shtetit shqiptar! Po merreshim deri dje me "integrimin dhe Makronin", kur në fakt në Shqipëri po "bën vaki" një nga mrekullitë e jashtëzakonshme që deri kancelarja Merkel e tha si diçka që "nuk ka ndodhur" në rajonin ballkanik! Po pra pikërisht reforma në drejtësi me largimin e shumicës së njerëzve të pikërisht drejtësisë dhe praktikisht inkriminimin e tyre penalisht dhe profesionalisht! Mirëpo drejtësia e tillë është ajo që lëkund përfundimisht pushtete! Në PD dhe PS apo disa parti të vogla, kujtojnë se në demokraci lëkunden pushtetet nga "hovi popullor" dhe e kanë provuar këtë "shoë", por ky lloj modeli nuk bën asgjë tjetër, por riciklon ato që kanë qenë! Edhe sot ajo që tentuan dikur për të penguar si negociatat njëra palë dhe tjetra palë për ti bërë si të vetat ishte një "shoë" propagandë që riciklonte po ata që luanin - kurse në të vërtetë reforma tenton për ti larguar nga ky shoë! Në fakt fillimi i dosjeve në punën e SPAK dhe BKH është dhe fillimi i fundit, i kësaj klase politike që për fatin e mirë, nuk kanë faktorin ndërkombëtar në këtë pikë me vete! As opozita dhe as pozita dhe pse duket si "më e interesuar" për një diçka të tillë! Hetimi dhe shqyrtimi i dosjeve korrupsion dhe krim të politikës dhe njerëzve të saj, nuk është as kundër opozitës dhe as pro pozitës, por është drejtësia e munguar që vjen me forcë për të marrë në duart e saj progresin politik në Shqipëri! E këtë gjë e kanë në dorë SHBA-të dhe vendet mike si Gjermania me specialistët e tyre dhe eurot apo dollarët që kanë investuar sëbashku me njerëzit që kanë vendosur për të ndjekur nga afër këtë proces! Tashmë si ata në opozitë, ose dikur pushtet mbajtësit e këtij vendi dhe ata sot më pozitë apo më mirë pjesët e tyre që kanë të përbashkët korrupsionin dhe krimin, po lëkunden fort, po tronditen kaq shumë, sa po fillojnë gabimet e mëdha, sepse janë në ankth! Me anën e dy apo tre njerëzve që depërtojnë, mundohen të transformojnë procese, të vonojnë procese, ti devijojnë proceset e SPAK dhe BKH! Të krijojnë në popull idenë se ky proces është i kapur, i dështuar dhe i implikuar, apo më mirë krijimin e idesë mbi një proces të paragjykuar më mos të inkriminuar! Po një pjesë e kësaj ideje del nga SHQUP dhe pjesa tjetër te miqtë e tyre majtas, që nga "Selia Vjollcë" dhe sidomos pjesa qeverisëse ose"Autobuzi i Rilindjes"! Nuk janë të ndarë aspak! Kanë lobingje dhe "gjuetarë postesh" apo dhe mashtrues biografish dhe njerëz që dalin nga biseda okulte të grupeve të interesit, pikërisht kundër reformës dhe pro frikës se kjo reformë po ju nxjerr të gjitha krimet dhe të palarat politike! Kujtojnë se ata jashtë, por sidomos ata që kanë marrë përsipër ndërkombëtarisht këtë reformë nuk kuptojnë dhe nuk dinë kulisat folklorike dhe meskine të politikës shqiptare! Sikur nuk kuptojnë dot rrondokopët shqiptarë injorantë dhe kopukë pikërisht shqiptarë, që kanë tre dekada që i bëjnë keq popullit të tyre dhe mashtrojnë ndërkombëtarët me fjalë të bukura! Ndërkohë ndërkombëtarët jua kanë marrë masat! Ju dinë në fakt paratë, që është gjëja më e rëndësishme! Janë kaq kopukë sa jua merr mendja se kapërcejnë pasuritë që kanë vendosur dhe kanë deklamuar përpara njerëzve! Kujtojnë se mund ti justifikojnë përpara TV-ve të miqve të tyre po hajdutë dhe me krime në pasurim! Kujtojnë se "pastrimin e tyre mediatik mund ta transportojnë dhe në drejtësinë që po vjen"! Tipikisht injorantë dhe derdimenë, që nuk kanë lidhje as me perëndimin dhe aq më pak me drejtësinë! Janë derdimenë politikë që janë pasuruar në saj të një drejtësie kriminale dhe të pistë! Asaj drejtësie që emëruan dhe drejtuan kur ishin në pushtete si në pushtet dhe opozitë! Sikundër janë dhe sot! Po mundohen ta sabotojnë një proces që nuk e kanë më në dorën e tyre! Fusin mashtrues dhe renegatë të drejtësisë dhe shajnë njerëzit normal të saj, që duan më të mirën në këtë vend! Paguajnë media dhe informacione vetëm e vetëm për të krijuar pështjellim! Për të dyshuar gjithçka dhe përfituar vetë! Por si në "State Departament" dhe kancelaritë e vërteta të mëdha të Europës, tanimë po vjen fundi i një procesi të tillë! Dosjet e mëdha janë gati dhe ato padyshim sado që të mundohen të vonojnë SPAK - do të fillojnë! Do të mundohen edhe pak në procedura si nga të djathtët dhe të majtët që nuk janë dakord, por e kanë kot! Nuk e ndalin dot procesin e filluar! Do duan ta "shqiptarizojnë politikisht" me qëllim për ta nxjerrë nga binarët ose nga shinat, por nuk munden dot. Sado që ka njerëz të fuqishëm me pushtet, pozitë të lartë individuale dhe politike, me pushtet financiar të madh, biles të stërmadh, sërish nuk do të mund ta ndalin këtë kurs të ri në drejtësi! Ky është fundi i tyre dhe fillimi i një erë të re në Shqipëri - absolutisht e veçantë dhe e re! Asaj ere që ka të bëjë me atë që nuk kemi provuar asnjëherë dhe që është - drejtësia! Kjo është dhe koha dhe ky është momenti!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 13:40

Sipas nenit 129 të Kushtetutës “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”.

Postuar: 15/11/2019 - 07:14

Sa nisi reforma në drejtësi të skicohej dhe komisioni i posaçëm nisi punë, përplasjet mes palëve

Postuar: 15/11/2019 - 07:13

Quhet Francesko Becchetti (në shqip Françesko Beketi).

Postuar: 15/11/2019 - 07:11

...Nuk kanë asnjë ndryshim bile muhabetet e gjahtarëve pas gjahut sikur plagosin arinj, ujq, çake

Postuar: 15/11/2019 - 07:10

Tashmë janë të qarta dhe ditët e përfundimit të "dashurisë" së politikanëve andaj këtej

Postuar: 15/11/2019 - 07:09

Për nga faktet dhe historia e shqiptarëve të Kosovës, vërehen dy elementë kryesorë që i ngjajnë k

Postuar: 15/11/2019 - 07:08

Pas më shumë se një viti pritjeje për fillimin e punimeve në shëtitoren “Naim Frashëri&rdqu