BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

A do t'i shpëtojë VV "apokalipsit" të orkestruar!?

A do t'i shpëtojë VV "apokalipsit" të orkestruar!?

Sikur ne shqiptarët të kishim afinitetin e bashkimit, dashurisë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit siç kemi të zgjuar ndjenjën e urrejtjes, të ndarjes dhe përçarjes, sot do të ishim një ndër popujt më të civilizuar të botës dhe faktori kyç i të gjitha zhvillimeve politike jo vetëm në Ballkan, por në mbarë kontinentin evropian. Lufta e fundit, e në veçanti paslufta na i nxori në shesh të gjitha dobësitë. Mbështetjen e fituar ndërkombëtare në saj të një lidershipi të urtë dhe të përgjegjshëm, vizionar dhe pragmatik siç ishte presidenti historik Ibrahim Rugova për çlirimin e vendit nga robëria shekullore dhe pavarësimin e shtetit tonë nga Serbia, gradualisht jemi duke e humbur me këta mistrecët e vegjël, kusarët dhe matrapazët politikë, të cilët jo vetëm nuk marrin gjë vesh nga politika, por madje e gërryen shtetin duke plaçkitur çdo gjë publike dhe shtetërore. Vënia e interesit personal para interesit të shtetit ishte prioritet i të gjitha qeverive të pasluftës, respektivisht i 6 legjislaturave të deritanishme të Kuvendit të Kosovës, ku të zgjedhurit e popullit (deputetët) në vend të mbrojtjes së interesave të qytetarëve u shndërruan në instrument të pushtetarëve, duke mos qarë asnjëherë hallin e qytetarëve, fatin e parasë publike dhe as të ardhmen e shtetit. Si pasojë e kësaj situate, e kemi këtë gjendje tejet dëshpëruese dhe të pashpresë në vendin tonë. Kështu pra, jo vetëm nga "çlirimtarët" por edhe nga "institucionalistët", për afro 20 vjet rresht shteti i Kosovës u trajtua si plaçkë lufte e jo si atdhe i politikanëve qofshin ata në pushtet apo opozitë.

Sindromi i ndarjes fatkeqe të subjekteve politike fillon pas shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, gjegjësisht me LDK-në në Kuvendin e VI-të zgjedhor të saj, ku ndodhi ndarja e dhimbshme e këtij subjekti politik, i cili edhe në ditët e sotme po lëngon nga ajo ndarje fatkeqe. Pas kësaj patëm ndarje dhe shthurje totale të subjekteve të vogla politike, derisa ndodhi ndarja tjetër e subjektit të madh politik-PDK-së, ku eksponentët dhe themeltarët e këtij subjekti politik u ndanë për të formuar një nismë të re politike, e cila edhe pas shumë viteve ende ndodhet në margjinat e saj, si një nga subjektet më të vogla politike në vend.

Fuqizimi i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit nacionale të qershorit të vitit të kaluar ishte surpriza më e këndshme dhe shpresa për një ndryshim jo aq shumë të dëshiruar nga popullata, por si e vetmja mundësi për largimin e së keqes së instaluar në këtë vend tash e 19 vite më parë. E thashë pikërisht kështu, pasi bashkimi i LDK-së në qeverisje me uzurpatorët e shtetit u kishte dhënë fund të gjitha shpresave të qytetarëve për ndryshime pozitive në vendin tonë. Kështu, Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më i madh politik, i pasprovuar deri më tani në qeverisjen qendrore kishte mbetur shpresa e vetme për ndryshimin e kursit qeverisës në vendin tonë. Qeverisja teknokrate në komunën e Prishtinës në njërën anë dhe dualizmi në udhëheqjen e VV-së i shkaktuan tronditjen më të thellë këtij subjekti politik (organizate politike), e cila për të mos thënë të pamundur, do ta ketë të vështirë të rimarrë veten pas "apokalipsit" të dorëheqjeve, ndarjeve dhe përçarjeve të thella në këtë subjekt politik.

Përderisa dorëheqjet në VV shihen qartë se janë të orkestruara, enigmë mbetet dirigjenti i tyre, gjegjësisht shkaktari i "apokalipsit" në këtë organizatë!

Ndarja e "shapit nga sheqeri" i vetmi shpëtim për VV

E kam thënë edhe në një rast, por po e përsëris prapë, tërheqja e zotit Albin Kurti nga posti i kryetarit të VV-së ishte akt i pamenduar mirë, konseguencat e të cilit po i vuan sot VV-ja, me ç'rast Kurtit i doli gjithçka nga kontrolli! Në anën tjetër, edhe hapja e dyerve për të gjithë të arratisurit nga partitë e tjera, çoi në grumbullimin e llumit nga të gjitha anët e "lumit"! Kur kësaj i shtohen edhe personat me dosje të dyshimta, të akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar gjersa ishin në partitë e tjera e rëndoi akoma më tepër situatën në këtë subjekt politik. Dorëheqjet e figurave qendrore dhe kryetarit të VV-së, nuk është se janë akte morale as ndërgjegjësimi, por janë ngatërrim i koncepteve politike dhe ambicieve për krijim të monopolit politik në LVV.

Si do që të jetë, LVV-ja dhe lideri i saj Albin Kurti ndodhen para një sprove historike, të pastrimit të kësaj organizate nga figurat e dyshimta, të lidhura me korporatat e inkriminuara biznesore dhe të korruptuarit politikë, apo të mbetjes peng i oligarkëve ekonomikë, këtij sindromi kancerogjen të shkatërrimit të shtetit dhe ekonomisë vendore. Vetëm ndarja e "shapit nga sheqeri" mund ta shpëtojë VV-në nga katandisja e mëtejshme dhe kthimin e besimit në elektoratin e saj. Në të kundërtën, kjo organizatë e profilit të majtë politik përveç rënies enorme në elektorat rrezikon shthurjen totale të saj. Pasojat e sindromit ndarës të skenës politike kosovare, të kësaj klase politike të korruptuar, të shantazhuar nga Serbia dhe nënshtruar nga bizneset e inkriminuara, do t'i i vuajë popullata me varfëri dhe izolim akoma më të gjatë ndërkombëtar .Së fundi dhe një konstatim hipotetik, partitë në pushtet dhe opozitë, rivale të VV-së, duke e parë fuqizimin e saj nga zgjedhjet nacionale të 11 qershorit 2017, kur ky subjekt doli fitues moral i zgjedhjeve përballë dy koalicioneve të mëdha, mund të jenë të implikuara subjekte vendore dhe ndërkombëtare në minimin e saj, brenda dhe jashtë!

Në Kosovën e pasluftës, të gjitha partitë politike me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje u bënë "Përrallë me tupan", duke vrapuar pas pushtetit në gjysëm shtet! I vetmi subjekt politik, i cili u qëndroi besnik parimeve dhe elektoratit të saj, është Lëvizja Vetëvendosje, duke mbrojtur parimet dhe deklarimet publike, elemente këto që mund ta mbajnë këtë subjekt akoma unik dhe kredibël para elektoratit kosovar. Po ashtu enigmë mbetet fakti, se si do të funksionojë LVV-ja pas "apokalipsit", a do të mbetet edhe më tej organizatë, apo do të profilizohet si parti politike e qendrës së majtë?! Pavarësisht zgjidhjes që do të gjejnë drejtuesit e saj në të ardhmen, "apokalipsi" LVV-së përveç freskisë, do t'i sjellë edhe pastrimin nga jashtëqitjet e partive tjera, ristrukturimin dhe reformimin më substancial që mund të ketë ndodhur deri tani tek subjektet tjera politike.

Rasti i fundit i përçarjes dhe dorëheqjeve në LVV e dëshmoi katërcipërisht se kuantiteti asnjëherë nuk e garanton cilësinë dhe suksesin e një subjekti politik. Janë parimet e shëndosha, demokracia e brendshme dhe qëndrueshmëria në veprime që përcaktojnë të ardhmen e sigurtë të subjekteve politike. Situata e krijuar në skenën politike, ku përveç LVV-së, era e përçarjeve të thella po fryn edhe në PDK për shkak të Speciales,... përderisa AAK-ja nuk dihet se në cilën pjesë të "oqeanit" do të lundrojë pas dështimit në shfuqizimin e Gjykatës Speciale,... kurse LDK-së i mungon guximi dhe fuqia vepruese në zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve të saj gjatë dhe pasluftës për shkak të mungesës së reformave të brendshme, të cilat edhe do t'i kthenin namin që kishte dikur në skenën politike kosovare!

Prandaj, pashmangshëm rrjedh konstatimi logjik; do të ishte iluzive t'u besohet më tej partive politike dhe liderëve që nuk janë të zotët të realizojnë reforma brenda subjekteve që drejtojnë, e lëre më të krijojnë konsensus ndërpartiak për tema madhore për vendin.

Nga Florim ZEQA