BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Doktor Ahmet Hoxhallari, një jetë me aftësi e ndershmëri!

Doktor Ahmet Hoxhallari, një jetë me aftësi e ndershmëri!

Megjithëse bëri edhe shumë “armiq”, të gjithëve u bëri ballë me sukses.! Edhe në të kaluarën, por sidomos në këtë kohë qysh kur ka ardhur “demoanarshia”,  nuk është e nevojshme  t’i shpallësh “luftë” armiqve..Është shumë e thjeshtë, mjafton të thuash të vërtetën, të punosh me ndershmëri e me përgjegjshmëri, jo kur këtë ta imponojnë të tjerët, por kur ta imponon ndërgjegjja. edhe  armiqtë i keni ndjellur “me shumicë” jo vetëm në vendin e punës ku punon por edhe rreth e rreth oborrit!. Ahmet Hoxhallari, ka qenë dhe mbetet  një Mjek model ,falë vullnetit dhe këmbënguljes për të mësuar që me forcat e tij, me djersën e tij, me aftësitë e tij, ka lënë gjurmë që nuk fshihen për sot e për të ardhmen.. Kush e bëri Doktor Ahmet Hoxhallarin Mjek aq të dëgjuar në qytetin e Korçës për më shumë se dyzet vite, qysh para viteve 70-të që punon si kirurg e deri para dy tre viteve që është ndarë nga puna që të jetë aq i suksesshëm e të shtojë edhe më shumë krenarinë e  Zonës së tij Gorës?  Ja ta shohim..Është nga fshati Velcan i Krahinës së Gorës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes dhe atë shtatëvjeçare, në Lozhan, në qendër të Krahinës. Vështirësitë dhe kushtet për tre vite të shkollës shtatëvjeçare, ishin tejet të vështira. Edhe buka sigurohej me vështirësi edhe ujin duhej ta mbushnin në Lumin Devoll duke zbritur në vende të thepisura. Këto, nuk e penguan që mësuesi kujdestar, ta bënte model në klasë duke i thënë të tjerëve, merrni shembull nga ky nxënës model, si mëson, në ç’kushte mëson dhe sa shumë sakrifikon, që asnjë nga juve nuk mund t’i përballojë” sikur për të nxitur edhe tek ata sedrën e të mësuarit. Do ta thërriste mësuesi një ditë babain e tij Baftjar Hoxhallari, njohës i tre gjuhëve të huaja, greqisht, turqisht dhe maqedonisht dhe t’i shprehej “Ju kërkoj ndjesë që ju thirra këtu në klasë, por unë kam një   këshillë për juve që nuk e kam thënë për asnjë deri sot. Këtë djalë, do të bëni ç’është e mundur ta dërgoni në shkollën e lartë, sikur edhe shtëpinë ta shisni, sepse është një fenomen, është një djalë i veçantë nga të tjerët”! Dhe Babai i tij Baftjari, këtë këshillë e vuri “vëth në vesh”!. Edhe mbas përfundimit të shkollës shtatëvjeçare edhe  rezultatet e përfundimit të studimeve në Shkollën e lartë, edhe vitet e shumta të punës, të gjitha ishin “dytësore” përpara asaj “parësores” që Doktor Ahmeti, ishte i lindur i tillë!. I njerëz si Ahmeti pra, i “lind” natyra dhe kushtet e vështira, vuajtjet,  ja shtojnë edhe .më shumë “oreksin” dhe “shijen” e dijeve dhe të punës!. As kushtet e vështira,  nuk mundën që atë ta tjetërsonin, por të mbetej ashtu një intelektual i lindur me të gjitha cilësitë e mira. ..Shkoi në Shkollën e mesme mjekësore dhe në përfundim emërohet N/Mjek në Zonën e thellë të Moglicës, për tre vite aq sa banorët shpreheshin ”Sa i mirë, sa i sjellshëm një  djalë që ka ardhur Doktor, sikur të ketë zbritur nga qielli..’! Punën e njerëzve të tillë  si Ahmet Hoxhallari dhe Syrja Jahollari i cili para pak ditëve u nda nga jeta, nuk e kanë si i thonë me të “shtyrë”, as me të imponuar nga të tjerët, por të imponuar nga ndërgjegjja e tyre  e të mos tërhiqen para asnjë vështirësie . Askush nuk i tha Syrja  Jahollarit që edhe në Zonat e thella të malësisë së Korçës, të ngrinte qendra të shërbimit shëndetësor.. Kaq e thjeshtë është kjo sq që mjafton të thoshte edhe ai si shefat e tij “Nuk ka fonde..”! Por, jo, atë nuk e lejonte një zë i brendshëm, shpirti human për t’u bërë më shumë se i” bezdisshëm” që  të prishte  qetësinë e shefave  për një çështje më shumë se humane , për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë..Askush nuk mund  të impononte Doktor Ahmetin që të prishte gjumin në mes të natës për të shkuar pranë të sëmurëve, për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale, për një problem që kërkonte zgjidhje sepse problemet e gjendjes shëndetësore të njeriut shumë të komplikuara, kështu e kanë  që nuk njohin radhë dhe orar pune, dhe kjo do të varet se si mjeku i trajton ato. I mësuar me situata nga më të ndryshmet,  ndonëse Ahmeti nuk para ka qejf që të flas për vehten e ti j,  kolegët  me të cilët ka punuar, kanë shumë për të thënë.. “Më e vështira për Doktorin, nuk kanë qenë as kushtet e vështira në të cilat është rritur, as   ato të punës së vështirë të kirurgut, por të krijuara nga vetë njerëzit, në ambientin ku punon, sepse ato, nuk dihet nga vijnë sepse përhapen e stisen nga njerëz që këtë zanat e kanë bërë “zanatin” e tyre që i përhapin me qëllime të caktuara. Ata, janë të paaftë për të punuar e ca më pak për të arritur më të përparuarit, kështu që u mbetet vetëm “arma’ e shpifjeve, intrigave dhe  akuzave, nga më të ndryshmet. Por sa e sa të tjera. Me përfundimin e Fakultetit të Mjekësisë , të cilin e përfundoi në vitin 1969, bën edhe një vit specializim për kirurgji të përgjithshme dhe për atë të urologjisë.  Në vitin 1973, fillon punën në Korçë si kirurg i përgjithshëm. Erdhi kjo, mbas disa viteve ec e jake të shumta sa nga një zyrë kuadri në tjetrën, sa në Ministrinë e Shëndetësisë në Spitalin Korçë, aq sa detyroheshin në sektorin e kuadrit të Ministrisë të thoshin : “Ne me Korçën e kemi të pamundur të merremi vesh..”! Herë  i thoshin “Jeni caktuar mjek fshati” e herë do të shkoni për pedagog në Universitet, herë dokumentet shkonin nga një institucion në tjetrin, e herë “ngatërroheshin” me specialitete të tjera dhe jo me atë që ishte specializuar Dr Ahmeti, mjaftonte që punës t’i gjendej një njeri çfarëdo. Një “Sëmundje e përgjithshme kjo në atë kohë që nuk i u gjend ndonjë  “Kirurg” për të bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale. Në të kundërt, sot nuk janë si në të kaluarën që “skuthat” “intrigantët” thashethemexhinjtë ishin si “mall me pakicë”, përkundrazi, janë bërë si “mall me shumicë” kur të gjithë, sidomos krerët e politikës, të të gjitha ngjyrave, kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale” !, Kjo sepse intelektualët sot, që ai të jetë “kompetent” të jetë “i aftë” të jetë “i sakrificës” etj, etj , nuk është në dorën e secilit, por është në dorën e Partisë e sidomos të Kryetarit të saj. Edhe kur përfundoi specializimin , ku midis njëqind e gjashtëdhjetë studentëve, vetëm dy ishin me vlerësimin maksimal e njëri nga këta ishte Ahmeti, kur të gjithë filluan punën Ahmeti, “duhet te jepte edhe disa prova për të arritur më të mirët., që edhe këtu nuk mbaronte çudia,, sepse kishte të tjerë të të mëdhenjve deri sa doli edhe njëri midis tyre që nuk i u durua: “Unë nuk kam asnjë interes,sepse unë jam nga Llënga kurse ai nga Gora dhe jam këtu për t’i dhënë fund kësaj “maratone” me qëllimin e mirë që t’i gjejmë punës njeriu e duhur dhe jo siç po veprohet për t’i gjendur njeriut një punë sidokudo..”! Kur Doktor Ahmeti filloi punën në Spitalin e Korçës, ishte momenti që edhe kolegu i tij kirurg Ahmet Dulellari ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Për më shumë se një gjysëm shekulli në Korçë  “Dy Ahmetët”u  bënë aq të dëgjuar si kirurgë e të tillë, mbeten edhe sot. Nejse , thamë që edhe kolegu i tij ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore por edhe Shefi i Kirurgjisë, Leonidha Ikonomi mungoi për shumë ditë me arsye dhe kështu që barra e të tëra ndërhyrjeve kirurgjikale, të planifikuara për muajin, i rra Ahmet Hoxhallarit dhe që të gjitha i realizoi me sukses duke bërë edhe disa në ditë e po ashtu edhe gjatë natës. “Krijova një siguri në vetvete, thotë Ahmeti, pa nguruar të japi edhe një mësim që dikur ja thoshte një Pedagog i dëgjuar kur i jepte mësim në Shkollën mjekësore:  “..Të gjithë në mjekësi, por sidomos kirurgu duhet të ketë frikë, dy momente: E para kur fillon të kryejë ndërhyrje kirurgjikale në mënyrë të pavarur që askënd nuk ka në fillimet e para që ta mësojë dhe e dyta, kur ai kujton se ka arritur ‘majat më të larta” apo kur kujton se ka arritur lavdinë..”Dhe Ahmeti, i ka përjetuar vetë edhe fillimin e ndërhyrjeve kirurgjikale i  pavarur nga askush, por edhe megjithëse kreu mbi tridhjetë e pesë mijë ndërhyrje të tilla, asnjëherë ai nuk mendoi se arriti përsosmërinë si edhe në ç’do fushë tjetër që asgjë nuk ka kufi, dijet janë të pafund dhe vazhdimisht ç’do kush bën përpjeke që të mësojë sa më shumë për të jetuar sa më gjatë edhe mbas ndarjes nga jeta.... Është e vërtetë që ai kreu mbi tridhjetë e pesë mijë ndërhyrje kirurgjikale, por është po kaq e vërtetë që përballoi ndoshta më shumë se kaq intriga e akuza të pabaza sidomos në kohën kur për mbi shtatë vite përveç detyrës së kirurgut, përballoi me sukses edhe detyrën e Drejtorit të spitalit që askush nuk e merrte atë në dorëzim në atë gjendje skandaloze në përfundim të Luftës së tretë “Kombëtare” të vitit 1997.! E themi këtë mbasi nuk mjafton të jesh i aftë, korrekt, i sjellshëm por nuk është më pak e rëndësishme edhe rrethi shoqëror ku punon, për vetë faktin që ky ambient shoqëror, të vlerëson punën apo të demoralizon... Gora, nuk ka qenë e shquar vetëm në  luftë për rruajtjen e lirisë e të pavarësisë, duke filluar nga fundi i shekullit të XIX-të e sidomos në fillimet e shekullit të kaluar e në vazhdim për t’i dalë zot Vatanit. Kjo krenari e kësaj Krahine, ka vazhduar edhe në luftën Nacional Çlirimtare me trimat Teki Kolaneci, Bajram Tresova  e dhjetra e dhjetra të tjerë e ka vazhduar kjo në të gjitha fushat edhe në atë të penës e të dijes, të Mjekësisë me mjekë të shquar si Syrja Jahollari, Ahmet Hoxhallari, Sinan Agolli e shumë e shumë të tjerë që kanë lënë gjurmë lavdie për të sotmen e për brezat e ardhshëm..