
Përplasjet në veri/ Shtëpia e Bardhë del me thirrjen e fortë për Kosovën dhe Serbinë

03 Qershor 2023

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

Doktor Berisha, më fortë se triumfove ku do shkosh më tej?

Shkruar nga Bardhyl Bejko 17 Maj 2023

Sali Berisha, si pas çdo humbjeje në zgjedhje, fajin ia hedh bandave. Shigjeton narkoshtetin. Gjithçka që ai pëson ia kanë fajin të tjerët. U mobilizuan, sipas tij, falangat e krimit. U intimiduan zgjedhësit. Për këtë farsë elektorale e ka fajin, Edi Rama. Sa herë hap gojën dhe komenton, kurrë nuk pranon se qytetarët shqiptarë e ndëshkuan rëndshëm, madje më shumë se edhe në vitin 1996, kur në krye të pushtetit, i rrëshqiti dhe iu thërrmua shteti. I ra rendi kushtetues. Iu shkri ushtria. Organet ligjzbatuese u stepën dhe u ndalën së vepruari. E megjithatë nuk arriti në këto kuota të turpshme. Pas rezultatit të papritur dhe të pakrahasueshëm në zgjedhjet e 14 majit, Berishës dhe bashkëkualicionistit, Ilir Meta u ranë pantallonat në fund të këmbëve. U mundën me 11 mijë vota plus beniaminët të tyre. Spahia në Shkodër nga PS dhe doli triumfator Benet Beci. Rezultati në Tiranë, ku Erion Velia e la pas kandidatin Këlliçi me mbi pesëdhjetë mijë vota, si dhe fitoren në 54 bashki nga 61 gjithsej dhe koalicionit “Bashkë fitojmë” i mbetën në dorë shtatë përqindëshi dhe u rrudh edhe më shumë në votën popullore, ka kurajon të dalë para ekraneve dhe t’u drejtohet shqiptarëve si të ishte triumfator dhe palë përballë humbësit e mëdhenj. Në realitet, ky është perceptimi më i keq dhe fatkeqësia më e thellë se vetë humbja e bashkëkualicionistit, të cilët lajnë gojën me slogane që nuk i pranojnë rezultatet. Edhe militantët më symbyllur të Berishës në këto tri dekada ia kanë grisur fare portretin sepse ndihen vërtetë të poshtëruar. Nuk po flasim këtu mbi shkaqet e kësaj humbjeje turpëruese. As bëjmë analizë të thelluar. Këtë e ka detyrë lidership i PL dhe “Rithemelimit” ta analizojë deri në themel e detaj për detaj pasi janë ata dhe vetëm ata që me megalomaninë e tyre të pakrahasueshme i ushqyen shpresa të kota mbështetësve aq më tepër që këtë e bënë si antiamerikanizëm dhe si betejë kundër ambasadores, Yuri Kim, të cilën e vunë në shënjestër, njëlloj si pushtetarët e qeverisë përballë, të cilën, kuptohet, e kanë target për ta mundur. Po rezultatet në 14 maj janë një sinjal e jashtëzakonshëm. Jo vetëm për humbësit por edhe për fituesit. Në kontrast të madh me Berishën pas fitores tërësore sikur mos të kishin askënd përballë, po ngjashëm me 2019 kur opozita braktisi dhunshëm procesin zgjedhor, Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste doli në fund fare në konferencë për shtyp pasi rezultatet ishin të konfirmuara para qytetarëve shqiptarë me falënderim për mbështetjen dhe besimin absolut. Në asnjë çast nuk i’a lejoi vetes të tregohej edhe për një grimë si triumfator, si shpëtimtar, si fituesi, që u ngjit në majë të Himalajës. Përfytyroni një çast në se kjo fitore do ishte në anën e Sali Berishës dhe Ilir Metës deri në ç’lartësi do kishin arritur fishekzjarrët dhe s’do mbetej ekran televizioni dhe daulle pa u çarë. Dhe të drejtë do kishin se tek e fundit fitoret janë gëzim dhe inkurajim, janë shpërblimi i punës që ke kryer ndër vite. Po nuk ndodhi fare kështu. Edi Rama foli me përulësi, duke paralajmëruar që edhe pas fitores madhështore, ka detyrimin të qëndrojë modest dhe askush të mos entuziazmohet se, tek e fundit, pushteti është baraz me përgjegjësi. Nga sa deklaroi, Edi Rama nuk ka asnjë qytetar të këtij vendi të mos e kuptojë se Rama ka mbi supe një barrë të jashtëzakonshme për t’ua kthyer në shërbime dhe mirëqënie, gjithë atyre që e votuan dhe ata që nuk e votuan. Kjo sjellje është përgjegjshmëri. Të mos sillesh si triumfator është baraz me emancipim dhe demokraci, është ndershmëri dhe përulësi ndaj atyre që të votojnë dhe detyrim për t’iu përgjigjur me punë të pandërprerë kudo që jetojnë shqiptarët, në çdo kilometër katror të këtij vendi. Asnjëherë pas çdo fitoreje nuk ka dalë Edi Rama dhe të bëjë triumfatorin. Përkundrazi ka treguar vetëpërmbajtje dhe civilizim. Të fitosh Shkodrën pas tridhjetë vitesh pluralizëm me tregues fantastik dhe të mos tregosh asnjë emocion. Të ruash modestinë dhe ta kuptosh këtë si përgjegjësi do të thotë se edhe fitorja duhet parë nga këndvështrime reale. Me përgjegjshmëri ekstreme. Se vërtetë fiton. Po nuk duhet të zhgënjesh askënd. Se vitet ikin shpejt dhe triumfator sot, nesër populli të nxjerr në bregun e së keqes. Pikërisht se ngatërron këto raporte dhe për ta paraqitur humbjen si fitore Berisha deklaron se do i qëndrojë me stoicizëm dhe përballje deri me forcë narkotrafikantëve që i vodhën fitoren. Po pas shifrave që i njohën tërë shqiptarët, në çdo cep të Shqipërisë, të gjithë ata që dëgjojnë prijësin thonë: -Më shumë se qëndrove në betejën zgjedhore të 14 majit si mund të qëndrosh dhe mos kërko sikur do të bësh një akt më heroik për t’u konvertuar nga humbës në fitimtar?! Të tjerat nuk kanë rëndësi, se tek e fundit perceptim është, si humbja edhe fitorja, natyrisht me vektor të ndryshëm, njëri të lartëson, tjetri të poshtëron. Berisha me Metën besoj e dinë mbi ç’vektor do të lëvizin nga 14 maji e në vijim!
Më të lexuarat


Serbia një “vullkan” i nacionalizmit neurotik në Ballkan

Ja çfarë kam paralajmëruar në librin tim “triumfi i kombit” dhe që është aktual sot në Kosovë

Shkodra në 32 vite, dhe 'fasadat e pa suvatuara negative'!?

Zijadin Qira, heroi i heshtur i çështjes kombëtare në Maqedoni dhe Kosovë

Çfarë po ndodh me perëndimin demokratik!?

Masakra e Peshkëpisë dhe fantazma e Fredi Bejlerit, flet ish-shef i Gatishmërisë së Gardës së Republikës, Sefer Pasha

E keqja e së keqes...

Kosova në sfidën e shtetformimit dhe lupës së diplomacisë

Fundi i vërtetë në vendin më antikomunist, të komunistit të fundit

Politikanët e Kosovës të dëgjojnë rekomandimet e SHBA
