BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Opinion / Editorial

Doktor ta drodhi Likja,  vdiq Vojo dhe Bajrami, Mujo dhe Avniu, në skenë doli kllouni që luajti të gjitha rolet (ribotim)

Doktor ta drodhi Likja,  vdiq Vojo dhe Bajrami, Mujo dhe Avniu, në

(Ribotim) "Për aleatët e Likes, të cilët ndihen të ligshtuar nga kampioni i demokracisë" 

U desh ky i uruar Koronavirus të na kthente pakëz paqe në udhëheqësinë shqiptare.

 U desh pak koronavirus që shpirti i lënduar i presidentit Like të zbutej dhe të gjente  pakëz dashuri me miqtë e tij të vjetër, të armiqësuar nga shkaqe të panjohura për njëri-jatrin.

U desh një konferencë online, për masat ndaj armikut korinavirus, që buzët e tij të çelen për një buzëqeshje mikluese ndaj ish amikut të tij.

 U desh kjo kohë kolere që kolerat politike të na duken sheqerka. Sheqerka nga ato me forma- forma, të cilat duken aq të ëmbla përballë gjembave të virusit që po na ha  çdo ditë, sa zbutën dy zemrat e vrara të armiqve  të përbetuar për vdekje.

Është kohë koronavirusi.

Ligji ka ndalur. Presidenti Like ndihet i lehtësuar.

Një puhi e lehtë paqeje ja ka lehtësuar shpirtin. Alende vdiq. Vdiq Vojo dhe Bajrami, Mujo dhe Avniu. Në skenë doli Likja. Kllouni që luajti të gjitha rolet e heronjve, të cilat për një çast u zhdukën. Revolucionari i Marsit dhe mbrojtësi i devotshëm i kushtetutës i braktisi  idhujt.  

Braktisi Saliun si një tradhtar i vockël, duke bërë pazarin e radhës për të shpëtuar atë bythën e tij fshatareske nga pasojat e post-koronës.

Ta drodhi Likja Sali.

Si gjithmonë sa herë i ke shpëtuar lëkurën ka ngritur kokë djallëzia e tij, si ves unikal i një njeriu të lik dhe hileqar që shkel këdo për interesat e tij.

Vlen të shihet doktor, por s’është hera e parë që të ka bërë formulën magjike të mbijetesës së tij.

 Likja të përdori Sali, të mori një miting për tu ngritur nga hiri ku po shpërbëhej si virus epidemik i kësaj shoqërie, për të bërë engjëllin shpëtimtar në këtë kohë kolere.  

Ky shkrim i botuar më 27 mars po ribotohet si pjesë e aktualitetit pas firmosjes së kodit penal nga "mbrojtësi i Kushtetutës)