BREAKING NEWS

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën paralajmërimin e fortë: Publikimet janë mesazhe, sulmi kibernetik vazhdon

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën
x
BREAKING NEWS

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Bisedat e 506 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x

Opinion / Editorial

Domosdoshmëria e fashës 800 kWh

Domosdoshmëria e fashës 800 kWh

Po afron data 1 tetor dhe me të, edhe shqetësimet e qytetarëve, sidomos të familjeve të varfra dhe me të ardhura modeste. Shqetësimi është i ligjshëm dhe i natyrshëm, sepse bëhet fjalë për një mall dhe shpenzim jetik të familjeve tona. Për perspektivën e ngrohjes në dimër, në radhë të parë të fëmijëve dhe të moshuarve. Dhe ky shqetësim i ligjshëm duhet ta dijë të plotë të vërtetën. Në tre muajt e fundvitit të kaluar tetor-dhjetor 2021, buxheti i Shtetit shpenzoi 120 milionë euro më tepër për të blerë energji nga importi, për shkak të çmimeve të çmendura. Nga 1 janari 2022 e deri në mesin e shtatorit, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka importuar 340 milionë euro energji elektrike me çmime 4-7 herë më të larta se çmimet e importit të së njëjtës periudhë një vit më parë. Buxheti i Shtetit ka përballuar importin me 240 milionë euro më shumë se sa buxheti i një viti normal. Nga 3 tetori 2021 e deri tani, çdo familje shqiptare është subvencionuar nga buxheti me 87 euro në muaj, për konsumin e saj të energjisë elektrike, pa e rritur nivelin 9.5 lekë për kilovat-orë. Kjo mbështetje buxhetore ka kushtuar në këto 12 muaj e gjysëm 360 milionë euro ose mbi 110 euro për çdo qytetar që sot jeton në Shqipëri. Nga përmasat për frymë të mbështetjes buxhetore, vendi ynë renditet i dyti në Evropë, në pagimin me paratë e buxhetit të diferencës së çmimit të tregut, me atë të konsumit familjar. Në rast se kemi reshje të bollshme dhe çmimi në tregjet ndërkombëtare bie, fasha kWh do të hiqet nga 1 janari 2023. Por tani është e domosdoshme të qëndrojë. Po pse? Së pari, fasha garanton mos-sjelljen e fantazmës së gjeneratorëve me mazut që të zhurmojnë në çdo cep rruge e pallati, si në dimrin e vitit 2006. Pra, mos-ardhjen e kufizimeve të energjisë elektrike. Për këtë na duhet, krahas shirave të shtator-dhjetorit 2022, edhe disiplinim në shpenzimin e energjisë dhe ndjenjë kursimi. Pra, së dyti, fasha vlen edhe për disiplinimin e harxhimit të energjisë elektrike dhe ndërgjegjësimin e pasjes së shtëpive me dyer e dritare të puthitura mirë, për t’i ngrohur me sa më pak energji. Kush do të shpenzojë energji jo për gjërat më të domosdoshme, do ta ketë kilovat-orën, duke filluar nga kilovat-ora e 801-të, 4.5 herë më të lartë, ose 42 lekë. Është morali i vijimit të ndihmës për të varfërit dhe familjet shqiptare modeste e me të ardhura të mesme, pa rrënuar buxhetin e shtetit. Për pasunarët, ata mund ta kenë energjinë pafund, edhe dy mijë kilovat-orë të shpenzuar në muaj, por do ta paguajnë fashën nga 801 kilovat-orë e më lart, me 42 lekë për kilovat-orë. Ose do t’u shkojë fatura e energjise elektrike 60 mijë lekë të rinj në muaj. Derisa sa kanë para, sigurisht qe mund ta përballojnë. Edhe pse, është e sigurtë, shumica do të jenë të parët që do të ankohen fort, siç dinë të ankohen zengjinët tanë të rinj. Ndërkohë dhe së treti, fasha 800 kilovat-orë, duke filluar nga 1 tetori, do të disiplinojë dhe ulë ndjeshëm shpenzimin e kotë dhe shpërdorimin e energjisë nga familjet tona, sidomos ato me të ardhura të mesme. Ne shpërdorojmë gati një të pestën e energjisë që prodhojmë, pra mbi 600 milionë euro, me çmimet e sotme. Këtë nuk mund kurrsesi t’ia lejojmë më vetes. Qeveria po lëviz në këtë drejtim. Sistemi i transmetimit të energjisë garanton aftësinë të mbulojë çdo kërkesë për energji nga konsumatorët shqiptarë, biznese apo familjarë. Sistemi i prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë ka marrë masa për t’u mbrojtur nga sulme të mundshme kibernetike, që do të donin ta zhysnin vendin në errësirë. Seicili institucion shtetëror do të ketë një administrator energjie, që ka për detyrë të kursejë energji, të ndalojë shpërdorimin e saj në institucion dhe të ulë shpenzimin e energjisë me një mesatare 15 përqind. Nuk do të ishte keq nëse do të vendosnim edhe sanksione të forta për shpërdoruesit publikë të energjisë, me gjoba deri në disa rroga mujore. Por edhe pa gjobat dhe sanksionet, KESH është i bindur se në rast se qytetarët bashkëpunojnë dhe kursejnë energjinë(të ndihmuar dhe motivuar nga vendosja e fashës 800 kWh), si dhe nëse do të kemi rreshje gjatë nëndorit e dhjetorit, mund të na rezultojë një gjendje e mirë e Kaskadës së Drinit dhe prodhim me shumë më pak nevojë dhe domosdoshmëri importi. Le të shpresojmë.