BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Domosdoshmëria e përmirësimit të standardeve të sigurisë rrugore

Domosdoshmëria e përmirësimit të standardeve të

Përmirësimi i standardeve të sigurisë rrugore ka qenë një prioritet i vazhdueshëm i institucioneve ligjvënëse dhe ligjzbatuese, por arritja në nivelet e duhura nuk është bërë akoma. Nga ana e qeverive sipas periudhave janë bërë përpjekje për të përmirësuar situatën nëpërmjet investimeve, sensibilizimeve, monitorimit dhe kontrollit etj., por arritja e rezultateve nuk ka qenë në nivelin e duhur, kjo e matur në numrin e lartë të aksidenteve rrugore që shoqërojnë transportin rrugor. Po të krahasojmë shifrat për 5 vitet e fundit, nga 1992 aksidente me 270 humbje jete në vitin 2015, në vitin 2019 janë regjistruar 1498 aksidente me 227 humbje jete. Pa anashkaluar mos respektimin e masave të sigurisë nga përdoruesit e rrugës, një mangësi e cila ndikon negativisht në numrin e madh të aksidenteve është edhe mos përshtatja e plotë e legjislacionit të Bashkimit Europian me atë të vendit tonë. Për sigurinë rrugore në vite janë investuar fonde buxhetore të konsiderueshme, por edhe ndërhyrje nëpërmjet financimeve të huaja. Krahas ndërhyrjeve në infrastrukturë është parë i nevojshëm edhe konsolidimi i bazës ligjore, ku ndër të tjera është edhe financimi grant i BE për përmirësimin e standardeve të sigurisë rrugore me vlerë 2 milionë euro. Ky projekt kishte për qëllim sigurimin dhe përmirësimin e një sistemi efikas të sigurisë rrugore, duke harmonizuar legjislacionin në fushën e transportit rrugor me atë të Bashkimit Europian, për sigurinë, mbrojtjen e mjedisit dhe shërbimet e transportit, përmirësimin e legjislacionit në lidhje me inspektimet e automjeteve, hartimin e specifikimeve për kontrollin e mjeteve tregtare në rrugë, krijimin e një sistemi efektiv për menaxhimin e shpejtësisë së trafikut, përgatitjen e masave gjithëpërfshirëse të sigurisë rrugore për eliminimin e pikave të zeza (BlackSpots), si dhe përgatitja e udhëzuesit për zhvillimin e fushatave të ndërgjegjësimit mbi sigurinë rrugore dhe edukimin publik. Nga realizimi i këtij projekti kanë dalë në pah disa problematika për të cilat nuk është treguar vëmendja e duhur. Në termat e referencës përcaktohej përshtatja e legjislacionit të BE me atë të vendit tonë, ndër të cilat edhe Direktiva 2014/45/BE, e cila ka të bëjë me kontrollin periodik të aftësisë teknike të automjeteve, por që pas shqyrtimit të legjislacionit në përgjithësi rezulton se kjo direktivë është implementuar në mënyrë të konsiderueshme në kuadrin ligjor shqiptar, pra kërkohen shërbime konsulente për përshtatje legjislacioni, pa përcaktuar nevojën reale për ndërhyrje. Sa i përket inspektimeve në rrugë të automjeteve tregtare Direktiva e BE 2014/47/BE (sipas direktivave të BE rreth 5 % e automjeteve tregtare testohen në rrugë mbi aftësinë teknike të tyre), legjislacioni rrugor nuk është në përputhje me këtë direktivë, për këtë qëllim janë përgatitur ndërhyrjet e nevojshme për implementimin në legjislacion. Zbatimi i kësaj direktive është kërkuar nëpërmjet hartimit dhe miratimit të tij, nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe jo ndërhyrjeve në Kodin Rrugor, veprim i cili në vetvete përbën mos zbatim të direktivave të BE. Menaxhimi i sigurisë rrugore të bëhet nëpërmjet “Task Forcës”, të krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, por gjithashtu theksohet se Direktiva e BE-së i referohet aktiviteteve të kryera nën patronazhin e një autoriteti të përhershëm, ndërsa menaxhimi nëpërmjet “Task Forcë”, aplikohet në situata të caktuara dhe me afat të caktuar. Mos krijimi i një organi të ri institucional, si inspektorat kombëtar për kontrollin e trafikut rrugor dhe sigurinë rrugore, përveç se përbën një mos implementim të direktivave të BE, ndikon negativisht në menaxhimin e integruar të sigurisë rrugore, në menaxhimin më të mirë të investimeve të kësaj fushe, duke dhënë rezultate në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe reduktimin e aksidenteve rrugore. Duhet theksuar se në Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, funksionojnë drejtori të cilat në funksionet e tyre kanë menaxhimin e sigurinë rrugore, por ngritja e një institucioni të veçantë është më efikas. Autoriteti Rrugor Shqiptar, është ngarkuar me zbatimin e ndërhyrjeve në përmirësimin e rrugëve në pikat e zeza (blackspots), pika të cilat kanë regjistruar një numër shumë të lartë aksidentesh, krahasuar me seksionet e tjera të rrugëve. Pas verifikimeve ka rezultuar se numri i pikave të zeza të rrezikut është gjithsej 240. Në rrjetin rrugor shtetëror (kombëtar) në të cilin është ent pronar ARSH janë gjithsej 191 Pika Rreziku, nga të cilat, bazuar në buxhetin e parashikuar, janë përzgjedhur 10 për ndërhyrje, ndërhyrje të domosdoshme por me një numër të pamjaftueshëm. Me Vendim nr. 79, datë 19. 09. 2019, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj, ndër të tjera ka kërkuar marrjen e masave për vlerësimin e shkaqeve, pasojave dhe përgjegjësitë e mos zbatimit të termave të referencës për ngritjen e një institucioni që duhet të merret me standardet e sigurisë rrugore. Është kërkuar marrja e masave për miratimin në afat të dokumentacionit të paraqitur nga zbatuesi i projektit, për eliminimin e pikave të zeza, rishikimin e preventivave të punimeve përkatëse duke zbritur vlerën 29 mijë euro, si dhe prokurimin sa më të shpejt për ndërhyrje.

*Auditues pranë KLSH