BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x
BREAKING NEWS

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të
x
BREAKING NEWS

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën
x

Opinion / Editorial

Domosdoshmëria e unifikimit të politikave për bashkimin kombëtar

Domosdoshmëria e unifikimit të politikave për bashkimin

Ngjarjet e fundit në Leposaviç, ku njësi komandosh serbe, të planifikuara, organizuara, pajisura dhe të drejtuara nga struktura shtetërore të Serbisë, ndërmorën sulm të armatosur me armë zjarri në territorin sovran të shtetit të Kosovës, shtrojnë, krahas të tjerash, domosdoshmërinë urgjente të unifikimit të politikave të bashkimit kombëtar shqiptar. Bashkimi kombëtar, buruar nga e drejta historike e kombit shqiptar, i shprehur natyrshëm në aktin e Pavarësisë dhe në Statutin Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, u sanksionua edhe në Kushtetutën e vendit të vitit 1998. Në përmbushje të kësaj aspirate, në qershor të vitit 1998 i gjithë spektri politik shqiptar, pavarësisht nga dallimet politike partiake, u deklarua publikisht dhe unanimisht nën moton: “Një komb – një qëndrim”. Koha sot po tregon se kjo aspiratë kombëtare dhe kushtetuese, po bëhet gjithnjë e më urgjente. Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe konfirmimit juridik në pajtim me Ligjin Ndërkombëtar të kësaj pavarësie nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të Ligjit Ndërkombëtar, në vitin 2010, Serbia guxon të organizojë, armatosë, pajisë dhe drejtojë përmes strukturave shtetërore të saj, një agresion të armatosur kundër Kosovës. Sikurse vlerësohet nga burime të sigurta diplomatike, qëllimi i këtij agresioni ka qenë i qartë: “një plan i koordinuar dhe i sofistikuar për të destabilizuar sigurinë në rajon”, për të hapur një front të dytë lufte në Europë, krahas atij në Ukrainë. Nuk është sekret që, në këtë kuadër, Serbia, krahas strukturave të posaçme shtetërore, ka alokuar buxhet pa asnjë kufizim dhe ka siguruar armatime, pajisje dhe logjistikë për veprime luftarake afatgjata. Angazhimi i kishave dhe manastireve që Serbia ka mbjellur në Kosovë, të pretenduara si pasuri kulturore fetare, për të depozituar armë e municione, për të strehuar aty njësi terroriste dhe për t’i përdorur ato si bunkerë lufte, plotëson gjithë kuadrin e planit ushtarak operacional serb. Zia kombëtare e shpallur nga shteti serb për terroristët, ishte nënshkrimi dhe vula përfundimtare se sulmi i njësisë terroriste në Leposaviç ka për autor Serbinë shtetërore, pra, një shtet që sponzorizon dhe heroizon terrorizmin. 29 vjet më parë (10 prill 1994), një grup terrorist paramilitar grek, kreu masakër në territorin sovran shqiptar, madje brenda gazermës së repartit ushtarak shqiptar, duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë. Shteti fqinj, as nuk i identifikoi dhe as i dënoi kurrë pjesëmarrësit në atë krim. Qartazi, dy shtetet fqinjë, kanë themeluar politika të përhershme në funksion të pakicave të tyre simbolike në shtete të tjera dhe i zbatojnë këto politika deri edhe me përdorim forcash në operacione terroriste. Shqipëria, jo thjesht për reciprocitet, por për detyrim kombëtar, i kërkohet të ketë politika të unifikuara me shtetin e Kosovës, e ashtu edhe me të gjithë faktorët shqiptarë komponentë shtetformues të njohur ndërkombëtarisht si të tillë në shtete të tjera, sigurisht mbi bazat e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut. Është e natyrshme që Shqipëria duhet të mbajë qëndrim ndaj realiteteve, sikurse u mbajt ndaj deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, në lidhje me Dialogun Kosovë-Serbi të datës 19 shtator 2023. Ajo që kërkohet, është që, politikat mbarëshqiptare duhen unifikuar jo vetëm pas realiteteve, por sidomos përpara realiteteve. Ky unifikim, është kthyer sot në një domosdoshmëri urgjente kombëtare.