BREAKING NEWS

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të Durrësit, policia zbardh detajet e para të ngjarjes së rëndë

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të
x
BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x

Opinion / Editorial

Donkishotizmi leninist si premtim për pronën mbasi e ke sabotuar kthimin e saj!

Donkishotizmi leninist si premtim për pronën mbasi e ke sabotuar

Përveç pijanecëve në tubime foltoriste dhe njerzve që besojnë se “Berisha na shpëtoi nga Enveri” sigurisht duke e zëvëndësuar dhe tejkaluar atë në marrëzi dhe krim, doli dhe premtimi më absurd, cinik, grotesk dhe fyes, për shtresën e pronarëve dhe zbatimit të demokracisë nga goja e Berishës! Po, ai pa pikë turpi tha:  Ju garantoj se prona do rikthehet e plotë aty ku është dhe aty ku nuk ekziston do shpërblehet me çmimin e tregut. Ky është qëndrim i prerë dhe i qëndroj plotësisht. Ky komb ka nevojë ta konsolidojë pronën që njerëzit të lidhen edhe më shumë me këtë vend. Ne e kemi pjesë parësore të programit tonë. E kishte fjalën kur të vinte në pushtet! Një delirant që e di mirë se nuk do të vijë kurrë në pushtet, premton dhe Marsin ta ulë në tokë!!  Në fund të fundit e di, që nuk ka pse ta mbajë premtimin!  Është tallje, fyerje, ironi, maskarellek dhe grotesk i madh, sepse Berisha e di që ai dhe soj sorrollopi i tij politik me ide leniniste për pronën dhe stalinist e enveriste si zbatim, nuk do të jenë kurrë në pushtet dhe as që ju duhet të mendohen shumës e çfarë premtojnë.  Por është krim dhe jo korrekt politikisht, apo më mirë të them një delir provokativ i një gënjeshtari patologjik pa asnjë pudor moral dhe politik. Sali Berisha ishte nga 1992 deri në vitin 1997 në pushtet dhe kishte  mundësi të kthente pronën, por nuk e  bëri sepse nuk donte si leninist në parime dhe një stalinist i shpifur në zbatim, por që bënte antikomunistin e “valixhes së drurit dhe çoraçave të leshta” kur u ul nga Viçidoli për në Tiranë!  Në Shkodër 1992-shin,  në teatrin Migjeni,  e mbajnë mend mirë dhe e kanë regjistruar kur S.Berisha i pyetur për kthimin e pronave pikërisht pronarëve tha: kush do të marrë pronën të formojë partinë që kthen pronat!!! Enveristi dhe staliniste Sali Berisha as ka pasur dëshirë dhe as që e ka marrë mundimin të kthejë ndonjëherë pronat në Shqipëri. Ai po, kishte ndërmend që tju jepte prona gansterëve të tij, folklorikëve krahinorë të tij, berishistëve dhe legenëve të partisë duke ju marrë përsëdyti herë, pronarëve që si pa mend që kanë qenë ( edhe janë disa) e kanë votuar një delirant të tillë për vite e vite. Dikish idiot dhe sot.  Sot Berisha është një Donkishot që mendon të çojë inatin e tij deri në fund. Është don Kishot se mendon se mund të përsërisë vitin 1997-të që e la përgjysëm pa vrarë disa mijra shqiptarë të tjerë. Berisha formoi klasën e tij të dhjerë tregtaruce dhe imorale të kapitalizmit me stalinsist që dolën nga zgafellat si lumpen proletariatit dhe sundojnë sot politikën dhe pronat dhe një shumicë i kanë ikur dhe kanë shkuar te Rama! Pra këtë gjë ka bërë një delirant e imoral demokracie që tani mbas 30-të vitesh thotë do të kthej pronat, por erdha në pushtet! Po pra, mbasi janë bërë copë e cikë pronat, mbasi janë pushtuar nga gjithfarë “Nënë Lizash” dhe konglomerati armiqësor urbaniteti  që pushtoi me Berishën qytetet dhe fushat e pronarëve që mirë Enveri i shpronësoi, por Berisha i degradoi në shërbëtor të ideve “Viçidoljane” dhe me impakt të dikurshëm që në Shkodër i thonë:  Folklorik ulu prej mali, merre tokën se ta fali!! E kështu morën (grabitën)  tokën të cilën e mbajtën dhe me forcë dhe me gjykatat e Berishës! Rama i dha dorën e fundit kur çdo gjë ishte shkatërruar plotësisht dhe me sundimin e regjimit të Berishës nga 2005 deri në 2013-tën.   Sot “Dion Kishotizmi” i Berishës për kthimin e pronës bëhet sepse e di që nuk mbahet si premtim por ai nuk mund të bëhet edhe sepse mbas mijra të vrarëve për pronën në Shqipëri vendi do të futej në një vllavrasje tjetër për të kthyer pronën e rrëmbyer dy herë dhe me firma dhe vula! Njërën herë nga Enveri dhe tjetrën herë nga Berisha dhe duhet që shteti të futet në gjak dhe të paguaj dhe për fajet ligjore dhe gjygjsore të bëra për 3 dekada në saj të Berishës dhe berishkve të tjerë pas tij. Berisha është një individ që ka ndërtuar kapitalizmin Berishian, oser atë më të çmëndurin dhe imoralin në Europë. Ai ka futur në gjak shqiptarët për pronën. Ai ka futur në siklet demokracinë, ka futur në impas zhvillimin e ekonomik duke sabotuar pikërisht pronën. Berisha është njeriu që duhet të akuzohet si vrasësi i pronës ose parimit më të shenjtë mbas të drejtës për jetën që është e drejta për pronën tënde legjitime. Askush në Europën lindore dhe e perendimore nuk është më keq dhe shtet i degraduar si ne. E për këtë, meritën e ka Berisha! Njeriu që sot paturpësisht thotë se jam konservator duke qenë Leninist i shpifur dhe stalinist kërcënues për lirinë dhe të drejtat e shoqërisë si për jetën e  tyre dhe për pronën luanj bllofin më idiot të jetës së tij. Ky është Berisha, që sot ju premton idiotëve në foltore deri kthim prone. E kujt? Lumpen proletaritatit të tij, që nuk kanë pasur kurrë pronë dhe ju dha Enveri nga tre dynym duke jua marrë atyre që Berisha nuk jua ktheu kurrë. E Berisha si stalinist me lumpen proletaritin është! Atë që sot është bërë i pasur dhe ka idhull Berishën! Ose i thotë përnatë faleminderit.