Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dorëheqja e Haradinajt dhe paralelet opozitare me Ramën

Postuar: 21/07/2019 - 07:36

Dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u përcoll në kohë reale në tërë mjediset shqiptare. Në se cilin prej vendeve shqipfolëse, u vlerësua akti i tij dhe në jo pak raste u lartësua, si një veprim burrështetasi, i cili vuri interesat e Kosovës para interesave personale apo politike të partisë që përfaqëson. Pa folur nuk mbetën as serbët. Presidenti Vuçiç, e etiketoi, mashtrim politik, veprim për përfitime në popullsinë e Kosovës. DASH e konsideroi dorëheqjen, si veprimin e duhur para përballjes me gjykatën speciale. Vet Haradinaj, dorëheqjen e gjykoi si një veprim për të mos u paraqitur në gjykatën speciale me tagrin e kryeministrit. Dhe ky është një qëndrim i vlerësueshëm që meriton respekt nga shqiptarët në Kosovë së pari, po edhe në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut. Tek e fundit, dorëheqja, është një veprim që buron nga bindja e një shtetari që është i ndërgjegjshëm se duhet të paraqitet në Gjykatën Speciale, si qytetar i zakonshëm, pa kostumin kryeministror. Nuk do ishte normale që të shkonte në gjykatë, si kryeministri Haradinaj, po si qytetari Ramush. Pikërisht, kjo është edhe arsyeja që dorëheqja, u vlerësua si akt i dinjitetshëm dhe i matur. Pa u futur në hollësitë e veprimit të dorëheqjes dhe pa analizuar shkaqet e arsyet e një qëndrimi të tillë, i cili vërtetë është një akt prej shtetari, ajo që të bën më shumë përshtypje dhe që kërkon vëmendje janë paralelet që hiqen nga politikanët e Shqipërisë, të cilët edhe dorëheqjen e Ramushit nga kryeministër nuk kishte si ta linin pa e krahasuar me qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sapo u njohën me lajmin e dorëheqjes, politikanët më të lartë të opozitës jashtë sistemit që nga zoti Sali Berisha, Basha deri tek skalioni i politikanëve të radhës së dytë, Mul Noka e Fatmir Mediu, i cili nuk la pa përmendur edhe veten që ka qenë në targetet e gjykatave, duke harruar përse ishte subjekt i tyre dhe që nuk mori asnjë ndëshkim, duke mos thënë asgjë për ngjarjen e rëndë të Gërdecit, ku u vranë 26 qytetarë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, duke shkaktuar një dëm kolosal për vendin. Pas tyre folën edhe shumë të tjerë në Kosovë, ku u kërkua nga opozita shpejtim i datës së zgjedhjeve dhe mos sorollatje, siç deklaroi, Albin Kurti i Vetëvendosjes. Të shumtë ishin ata që reaguan në hapësirën mbarë shqiptare. Secili sipas gjykimit dhe interesave individuale apo forcave politike që synojnë pushtet këtej dhe andej kufirit. Pas nuk mbetën analistë e opinionistë të studiove televizive,duke lartësuar aktin e dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës. Po ajo që të habit në tërë këtë diare prononcimesh e deklaratash, është përpjekja për të hequr paralele mes Haradinajt dhe Edi Ramës. Kundërvënia ndaj njëri-tjetrit. Shumëkush u mundua që të vizatojë dy paralele të cilat, teorikisht nuk ndërpriten, po për matematicienët tanë politikë edhe mund të ndërpriten, duke krijuar pika kontakti për individë, konkretisht dy kryeministrat e dy shteteve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Bile ajo që u shpreh me një kënaqësi të paparë dhe entuziazëm të shfrenuar ishte goditja e Ramës me qëndrimin e Haradinajt. Ja burrat e shtetit, si veprojnë iu drejtuan Ramës. Ikin dhe nuk mendojnë e nuk bëjnë llogari për jetën dhe përfitimet e tyre ishte në thelb reagimi për t`iu kundërvënë Ramës. Se ku qëndron e përbashkëta mes kryeministrit të Kosovës dhe Ramës liderët opozitarë e dinë. Se cila është pika e ngjasimit dhe kontaktit në këtë histori e dinë vetëm politikanët tanë në Shqipëri. Kësaj logjike dhe këtij arsyetimi i thonë, rrufeja bie mbi malet e Drenicës dhe gjurmët i kërkojmë në malin e Tomorrit apo Korabit. Liderët e opozitës së rrugës, ata që nuk kanë pranuar të trokasin edhe në dyert e gjykatave dhe prokurorisë shqiptare, pas shumë akuzave dhe denoncimeve, i janë shmangur gjykimit me procedura e raporte mjekësore, siç ka vepruar më shumë se njëherë Berisha dhe ca më shumë Basha. Edhe për akuza konkrete, siç ishte ajo për humbjet në Rrugën e Kombit apo pas ngjarjeve të janarit, para kryeministrisë, ku u pushkatuan katër të pafajshëm duan ti japin një mësim të mirë kryeministrit i cili duhet të veprojë si Haradinaj dhe të vinte në radhë të parë interesat e vendit para atyre të partisë dhe të tij personale. Pothuaj të gjithë në një zë i drejtohen me kërcënim Edi Ramës, sikur thirrja në Hagë është për të dhe jo për kryeministrin e Kosovës. Dhe i tregojnë se Haradinaj është burrë që dorëhiqet dhe iu përgjigj thirrjes së gjykatës speciale në Hagë. Dhe i japin përmasa apokaliptike, bëmave të kryeministrit të Shqipërisë, iu turrën me deklarata e akuza, duke e etiketuar brenda një fjalie pesë herë kriminel e hajdut, kryekriminel e bandit. Mjafton të dëgjoni ligjërimin e Bashës sapo u njoh me vendimin e Gjykatës së Durrësit që konfirmoi kryebashkiaken e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, të kuptosh se cila është gjuha e opozitës dhe liderëve të saj. Është vërtetë tronditëse që Basha, një ditë më parë lartësoi gjyqtaren që nuk e njohu kryebashkiaken e re dhe lartësoi qëndrimin e saj dhe fyerjet që përdori ndaj të njëjtës gjykatë kur u vendos ndryshe nga dëshirat e tij, duke anatemuar tërë drejtësinë në vendin tonë. Dy qëndrime për dy vendime ashtu sikundër dy qëndrime për dy kryeministra që kanë të përbashkët, postin dhe që drejtojnë shqiptarët, po që nuk kanë asgjë të ngjashme mes tyre në kuptimin e arsyeve përse dha dorëheqjen kryeministri i Kosovës dhe përse i kërkohet e njёjta gjë edhe kryeministrit të Shqipërisë. Qëndrime më pa sens dhe subjektivitet më të llahtarshëm nuk mund të gjesh nga çdo kënd ta analizosh qëndrimin dëshpërues të liderëve të opozitës shqiptare pa përjashtim. Më shumë sikur kërkojnë të vejë në Hagë Rama se Ramushi! Më shumë duan të krijojnë perceptimi dhe paralele mes dy kryeministrave, sa ti qajnë hallin Haradinajt apo të lartësonin veprimin e tij. Dorëheqja e Haradinajt, është një qëndrim i mbajtur pas thirrjes së tij në Hagë. I thirrur për tu pyetur. Është hera e tretë që thirret, ku dy herët e para ka dalë i pafajshëm. Sot, ne shqiptarët, dëshirojnë me gjithë zemër që ai të dalë pa i hyrë gjemb në këmbë. Urojmë që të dal faqebardhë, i pafajshëm, sepse vjen nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duam që veprimtaria e tij dhe ushtrisë të mbetet e kristaltë e papërlyer. Po në se urojmë Haradinajn për pafajësi dhe të dali faqebardhë,si duhet të sillemi me këta tanët që më shumë kërkojnë të lartësojnë Hardianajn për të goditur kryeministrin e Shqipërisë? Përse duhet të heqin paralele mes dy kryeministrave? Nga cila gjykatë u thirr Rama dhe nuk shkoi para trupës gjykuese edhe këtu në vendin tonë, siç kanë vepruar në realitet gjithë ata që pavarësisht postit, kanë respektuar drejtësinë, si ish ministri Tahiri, deputetë apo ish kryebashkiaku Gjika i Vlorës të cilët asnjëherë nuk u morën në mbrojtje nga partia, po iu dorëzuan drejtësisë si qytetarë të zakonshëm? Pikërisht ata që nuk e njohin fare drejtësinë dhe e përbuzin,duke mos e begenisur, sot kanë ngritur flamurin e atdhetarëve që duan sipas mënyrës së tyre të lartësojnë kryeministrin e Kosovës dhe të poshtërojnë kryeministrin e Shqipërisë pa pasur pikë lidhje edhe asnjë arsye që të veprojnë në këtë mënyrë. Arsyeja e vetme, është urrejtja dhe etja për pushtet. Duke lartësuar njërin dhe poshtëruar tjetrin nuk është se opozita fiton ndonjë pikë. Vetëm sa shfryn urrejtjen. Janë dy njerëz të ndryshëm. Janë në vende të ndryshme, përballë problematikave të ndryshme. Në se Rama thirret një ditë nga një gjykata, brenda apo jashtë vendit të jetë e qetë opozita e rrugës se ai nuk do i fshihet drejtësisë, siç nuk i është shmangur deri sot. Po opozita nuk ka hallin e fajësisë apo pafajësisë as si të lartësojë Haradinajn. Qëllimi është si ta përdori këtë rast për të goditur kundërshtarin e tyre këtu që konsiderohet pengesë për pushtetin dhe si fatkeqësi për opozitën. Duke hequr paralele, mes Ramushit dhe Ramës, opozita jonë nuk ke bërë asgjë. Nuk ka asnjë ngjashmëri në këtë propagandë boshe. Përkundrazi kërkohet si alibi, krahasohet e pamundshmja dhe Haradinaj përdoret si kamxhik dhe simbolikë i kauzës për tu thënë shqiptarëve: E shikoni, ky yni nuk luan në një kohë kur ai, matanë kufirit veproi me dinjitet dhe burrëri. Dhe krahasohen të pakrahasueshmet. Afrohen e ngatërrohen ngjarje dhe bëhen paralelizma për individë që kanë të përbashkët qenien shqiptar dhe postin kryeministror, por që nuk kanë asgjë tjetër që ti detyrojë të mbajnë qëndrime të njëjta. Haradinaj iu përgjigj thirrjes së Gjykatës së Hagës. Rama nuk ka refuzuar asnjë gjykatë, përkundrazi. Mos vallë liderët tanë opozitarë do donin që thirrja të kishte një kahe tjetër drejt Ramës në Tiranë?! Rama nuk është në kushtet kur duhet të sakrifikojë se kërkon opozita që ta largojë përmes dhunës dhe shpifjeve, protestave dhe revoltave, akuzave dhe sharjeve. Në këto kushte gjykatat duhet të hedhin sytë nga ata që si politikë, kanë zgjedhur dhunën dhe jo ata që duan ti dhunojnë. Në këtë rast asnjë përngjasim nuk ka. Paralelet nuk mund të priten. Ndaj edhe kërkesa për dorëheqje të Edi Ramës për tu barazuar me burrështetasin Haradinaj, mbetet më shumë një dëshirë opozitare. Kërkesat për dorëheqje në këtë rast për dy kryeministrat janë krejt të ndryshme. Janë shumë larg njëra-tjetrës!

Nga Bardhyl Bejko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 19:41

Jetojmë në milleniumin e ri dhe syri më sheh ende femra që ndezin qiri në terr. Në këto pirgje imazhesh të ngjallin fobi, shoh shpresë pak të ardhmen e tyre, të binjakezuar me atë që shkoi dhe vazhdon të jetë.

Postuar: 25/08/2019 - 08:03

Nuk ka e si mos të ngjallë indinjatë dhe revoltë të brendshme te njerëzit e ndershëm, jo vetëm at

Postuar: 25/08/2019 - 08:01

Oratori i shkëlqyer, luftëtari trim dhe Hero i Popullit Memo Meto, kur është pyetur se ç’ës

Postuar: 25/08/2019 - 07:58

Një udhëtim drejt humnerës.

Postuar: 25/08/2019 - 07:56

Po po, e dogjën malin e Shëngjinit me qëllim dhe sigurisht te ne është absolutisht epidemi kjo ll

Postuar: 24/08/2019 - 07:51

Studio më e freskët televizive me moderator Çim Pekën nuk kishte si të çelte siparin ndryshe, veç

Postuar: 24/08/2019 - 07:49

Një fushatë malinje dhe ç’kombëtarizuese po vazhdon prej kohësh me ulje ngritjet e saj nga