
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit


Edipi ishte nje princ per te cilin Orakulli kish paralajmeruar profecine se ne moshe te re ai do te vriste te atin dhe me pas do te martohej me nenen e vet. Për të shmangur këtë fat, prindërit e tij e braktisën si foshnjë, por ai u shpëtua dhe u rrit nga një familje tjetër. Si i rritur, Edipi padashur e përmbushi profecinë duke vrarë babanë e tij në rrugë dhe më vonë u martua me nënën e tij, Mbretëreshën Jokasta. Kur e vërteta u zbulua më në fund, Jokasta vrau veten dhe Edipi u verbua nga tmerri dhe turpi. Ai u internua nga mbretëria dhe jetoi pjesën tjetër të jetës së tij si një lypës endacak. Kjo profeci bazohej në njohurinë hyjnore në të cilën kishte akses orakulli dhe besohej se ishte e pagabueshme. Natyrisht kjo njohuri hyjnore sot quhet subkoshiencë ose pavetëdije .
Efekti i Edipit veç të tjerash është një koncept psikologjik që i referohet tendencës së njerëzve për të kërkuar dhe rikrijuar në mënyrë të pandërgjegjshme modele sjelljeje që pasqyrojnë konflikte të pazgjidhura nga e kaluara e tyre.Historia e Edipit shihet shpesh si një përrallë paralajmëruese për kotësinë e përpjekjes për t'i shpëtuar fatit, si rezultat i injorimit të pavetëdijes sonë.
Në përgjithësi, efekti i Edipit në kontekstin e udhëheqjes së një partie politike thekson rëndësinë e vetëdijesimit dhe rreziqet e mundshme për të qenë tepër i fokusuar në rezultate të caktuara ose në interesat e veta personale. Udhëheqja efektive kërkon një ekuilibër midis ambicies personale dhe një përkushtimi për t'i shërbyer të mirës më të madhe.
Liderët e shtetit apo partive tona politike janë produkt i kulturës kombëtare që bazohet në patriarkalizëm dhe shoqërinë hierarkike , ku autoriteti i të parit të grupit , fisit apo i vendit është i padiskutueshëm dhe nqs ai është vërtetë burrë kurrë nuk tërhiqet , por vdes si një dëshmor .Po të pyesnim orakullin sot , me siguri do të përgjigjej se : ndikimi i një lideri autoritar në një parti politike mund të jetë negativ, pasi mund të çojë në një ulje të unitetit të partisë, humbje të popullaritetit dhe paaftësinë për t'u përshtatur me rrethanat e reja. A nuk duket kjo profeci si realiteti që ne jetojmë në Shqipëri ?
Shpesh dëgjojmë nga simpatizantë të PD apo edhe anëtarë të saj dhe njerëz të thjeshtë se PD nuk kishte alternativë tjetër veç kthimit në krye të PD të Sali Berishës , pasi edhe të rinjtë i provuam dhe dështuan totalisht . Faktet tregojnë se ata kanë të drejtë dhe është e vështirë të provosh të kundërtën . Ashtu si Edipi nuk mund të ndryshonte dot fatin e tij dhe më në fund verboi veten , sepse ishte i paaftë të shikonte me sy hapur fundin e tij , duket sikur ka ndodhur edhe me PD.
Mendoj se PD është e paaftë të shikoj se këta të rinj nuk u zgjodhën , por u emëruan dhe kjo si pasojë e kulturës së kultivuar në PD . Sali Berisha duke qenë lider i fortë dhe autoritet absolut në PD ka pasur arritje të mëdha për PD dhe veten e tij , por ndërkohë kjo kulturë tipike ballkanike dhe tribale i ka mbytur frymën partisë dhe nuk ka lejuar të ketë mendime alternative dhe të lejojë lulëzimin e alternativave të tjera , por të prodhojë servilë dhe njerëz mediokër .Kujtojmë këtu përjashtimet e pafundme në PD dhe sot e gjejmë PD me një kryesi me emra si Flamur Noka , Klevis Balliu , Edi Paloka etj që janë nën nivelin mesatar të popullsisë . Arësyeja tjetër mendoj se PD kurrë nuk e ka venë në dyshim autoritetin e liderit dhe kurrë nuk gjente gabime tek vetja , por armiq ishin të tjerët duke bërë të mundur që Partia të zvogëlonte influencën në popull . Edhe sot dëgjojmë shpesh nga simpatizantët e PD se ai popull është i majtë dhe e majta ka minuar gjithmonë PD . Psikoanalisti Carl Jung e ka shprehur shumë bukur këtë sindromë që po përjeton PD dhe lidershipi i saj “Derisa ta ndërgjegjësoni të pandërgjegjshmen, ajo do të drejtojë jetën tuaj dhe ju do ta quani atë fat.” Pra përderisa ne nuk do të kuptojmë se kultura dhe eksperienca jonë të rrënjosura në pavetëdijen tonë janë busulla jonë e padukshme, ajo do të drejtojë gjithë jetën tonë deri në momentin që ne arrijmë të njohim veten dhe të fillojmë ndryshimin . Pikërisht kjo ndodhi me Edipin , kjo po ndodh në PD dhe në gjithë politikën Shqiptare dhe kjo ndodh me secilin prej nesh . I njëjti fenomen vihet re edhe te PS dhe lideri i saj Edi Rama . Ata janë zhytur tërësisht në batakun e korrupsionit dhe autoriteti i Ramës është i padiskutueshëm . Rama fajëson median për gjithçka , duke e quajtur atë kazan , të cilin e ka në shërbim të tij me përjashtime të vogla , duke mos u bërë i vetëdijshëm për kulturën autoritare dhe korruptive në të cilën është zhytur PS .Rama është një udhëheqës i cili është tepër i përqendruar në suksesin e tij dhe në ruajtjen e fuqisë së tij, duke marrë vendime që përfundimisht minojnë autoritetin e tij dhe po e çon PS drejt një organizate kriminale. Nëse një qeveri ose udhëheqësit e saj nuk mbahen përgjegjës për veprimet e tyre, ekziston një rrezik më i madh korrupsioni. Kjo mund të ndodhë nëse ka një sistem ligjor të dobët ose inekzistent, ose nëse ka zbrazëtira që lejojnë që korrupsioni të mos kontrollohet.dhe është pikërisht kjo situata ku e ka çuar vendin kjo qeveri e Ramës .
Është gjithashtu e mundur që udhëheqësi mund të zgjedhë të japë dorëheqjen vullnetarisht, veçanërisht nëse mendon se nuk janë më në gjendje të udhëheqin efektivisht partinë ose nëse besojnë se udhëheqja e tyre e vazhdueshme po dëmton shanset e partisë për sukses. Filozofi Gjerman Frederik Niçe thotë “Gjarpri që nuk mund të hedhë lëkurën e tij duhet të vdesë. Si dhe mendjet që pengohen të ndryshojnë mendimet e tyre; ato pushojnë së qeni mendje.” Në këtë situatë ndodhet sot PD , duke mos ndryshuar mentalitet ,duke mos ndryshuar lidership , kërkon të ketë mbështetje në popull dhe të fitojë zgjedhjet . Ata duhet të kuptojnë që pa ndryshim real nuk ka vazhdimësi por do të kenë fatin e Edipit . Shumë nga liderët europianë kanë dhënë dorëheqje kur kanë qenë në pushtet sepse e kanë kuptuar se vendi kishte nevojë për ndryshim . Të tillë janë Angela Merkel në vitin 2018, njoftoi se do të tërhiqej si kryetare e Unionit Kristian Demokrat (CDU) të Gjermanisë pas 18 vitesh në këtë rol m.g.js ishte shumë e suksesshme . Po ashtu në prill 2011,kryeministri i Spanjës , Zapatero njoftoi se nuk do të kërkonte rizgjedhje në zgjedhjet e ardhshme, të cilat ishin planifikuar për në nëntor të atij viti. Ai deklaroi se besonte se është koha që lidershipi i ri të marrë drejtimin dhe partia të ripërtërihet . Këta lider e shumë të tjerë e kuptuan se koha e tyre kishte mbaruar dhe hapën rrugën për brezin e ri .Duket sikur liderët tanë kanë vendosur që ashtu si Edipi ta çojnë vendin në greminë , ata nuk pranojnë të japin dorëheqje ,ata nuk pranojnë të demokratizojnë jetën e partive politike , ata kanë një kompromis me njeri tjetrin të rrinë në pushtet në kurriz të popullit , duke shtruar rrugën për profecinë e vendosur nga populli , që të përfundojnë më parë në SPAK .Shqipëria nuk ka kohë të presi , komuniteti ndërkombëtar nuk mund të lejojë disa të korruptuar me mentalitet mesjetar të mbajnë vendin peng . Drejtësi për politikanët do të thotë që ata të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre, duke iu nënshtruar të njëjtave ligje dhe rregullore si çdo qytetar tjetër, dhe të mbahen me një standard të lartë sjelljeje etike duke pasur parasysh ndikimin që vendimet dhe veprimet e tyre mund të kenë në shoqëri.
Më të lexuarat


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!
