Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dosja e drogës, të gjithë të humbur-të gjithë të fituar!

Postuar: 22/10/2017 - 07:42

Nga Luan KURTI

Dosja e drogës ku përmendej ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është bërë kryefjala e ditës. Sidomos lajmi i urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria. Pritshmëria ka qenë e lartë, ashtu sikurse edhe dyshimet. Sepse shumë ngjarje kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në Shqipëri dhe VIP-at dalin përherë pa lagur. Më në fund duket sikur po bëhet drejtësi. Ky është sinjali i parë për Vetingun, se nuk do merret vetëm me peshq të vegjël, por edhe me të mëdhenjtë. U gjend një kurban, për të mbuluar me gjasë gjithë zullumqarët e tjerë. Pa e dhënë akoma verdiktin, drejtësia duket sikur ka një ekzaltim të përgjithshëm, jo vetëm popullor, por më tepër prej sojit të mëkatarëve. Një larje llogarish, ku pistoletieri më i shpejtë i vë këmbën në fyt kundërshtarit të plagosur, të rrëzuar keqas dhe i buzëqesh triumfalisht. Nuk jam kurrsesi apriori për mbrojtjen e Tahirit, por më bren meraku, “a do zbardhen edhe të tjera histori të rënda të këtij tranzicioni që janë shënuar në memorien tonë kolektive si gjëma dhe na e kanë bërë këtë vend të pajetueshëm, duke na detyruar të ikim nga sytë këmbët?” Dhe për sa kohë moralin dhe drejtësinë na e bëjnë të korruptuarit, njerëzit me dosje shpresa është një flakë qiriri. Thirrjet e tyre u ngjajnë tragji-komedive me viktima publikun!

Saimir Tahiri po trajtohet si thembra e së keqes ku Prokuroria po godet me shigjetën e ligjit. Por le të mos tregohemi 100% skeptikë dhe le ta lemë ujin e turbullt të kthjellohet, duke lutur që kjo të jetë “ora e së vërtetës”. Por plasja-bombë e kësaj dosjeje mbart pikëpyetje dhe mistere. Thuhet se ka qenë e ditur, por s’paska pasur interes t’i bëhet e ditur publikut, duke ngjallur teori konspiracioni. Nga ky pikëvështrim, na fanepset dalja e ambasadorit amerikan Lu, pak përpara kur deklaroi se katër klane mafioze kanë barë zap Shqipërinë. Nuk ishte parë dhe dëgjuar që një ambasador të artikulonte emra, personazhesh të botës së krimit dhe trafiqeve me aq vokacion. I binte pragut të dëgjonte dera, mesa duket, paralajmëronte furtunën. Amerikanët kanë interesat e tyre në këtë vend të NATO-s, ashtu siç ne si vend dhe si popull duam normalitet. Ata kanë humbur durimin dhe s’mund të lenë terren për rusët dhe shtojcat e tyre në Ballkan, që duke ju ofruar imunitet të korruptuarve politikë të gjejnë shesh për të bërë përshesh. Të kërkosh drejtësi nga një gjyqësor i kapur dhe klientelist, do të thotë të presësh të bien kërcunj nga qielli. Plasja e bombës nga shërbimet e inteligjencës italiane duket se ka qenë e mirëseardhur. Anija e politikës ka pësuar plasaritje, vrima nën kallumë “pjesa e dyshemesë” dhe shumë “të rënduar” mund të bien dhe të mbyten më gjasë në detin e mëkateve të tyre ndër vite. Megjithëse duhet të ishin të frikësuar po delirojnë dhe po e çojnë zërin në kupë të qiellit, “për drejtësinë që vonon por nuk harron!”. Kërkojnë të largojnë vëmendjen e publikut dhe të bindin veten se ata nuk janë pjesë e ndonjë liste, e ndonjë përgjimi dhe kjo mesele do mbyllet këtu. Zakonisht, më fort bërtasin frikacakët, thirrjet e të cilëve janë patetike dhe thellojnë hendekun e mosbesimit. Kjo klasë politike e gangrenizuar nuk mund të shpëtojë asesi me prerjen e një dege, të bëjë “refresh” vetveten. Disa prej atyre që po nxjerrin urdhër-arreste dhe jo vetëm, janë të padëshiruar në Amerikë. Ky mund të ishte një tregues për karrierën e tyre dhe të bënte nul vendimmarrjet. Por në këtë që po ndodh ka edhe gjëra interesante. Fqinjët tanë janë bërë më të matur dhe po presin “kataklizmonë”. Në disa portale propagandohet edhe për dosje greke në vazhdim. Mund të ketë edhe serbe, pse jo. Perceptimi i një vendi dhe shoqërie të kriminalizuar është një qasje që po e propagandojnë me zhurmë. Por së paku kemi rënë në qetësi me mllefet dhe sharjen për Skënderbeun! Sepse u gjet një “kokë turku”!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 07:22

Bashkëjetesa me të keqen nuk është një rast i veçuar. Tek ne pothuajse është shndërruar në një fenomen që e takon kudo. Sapo del nga shtëpia. Ecën nëpër rrugët e qytetit. Hyn në një mjedis kulturor, në stadium, në teatër, klub, spital, kudo,ku kërkon një shërbim.

Postuar: 23/11/2017 - 07:21

Projekti TAP, kalimi i gazsjellësit të madh nga Azerbajxhani, sigurisht nuk është as sukses shqiptar, biles as sukses domethënës rrugësh ballkanike – por sukses dhe intere

Postuar: 23/11/2017 - 07:06

Lufta e dosjeve është në pikun e saj. Dosje për këtë, apo për atë protagonist politik, për këtë aferë, apo atë tjetrën. Me shifra astronomike, mbresëlënëse.

Postuar: 22/11/2017 - 07:34

Nga Ramazan Sherja

Postuar: 22/11/2017 - 07:33

Nga Florim ZEQA

Postuar: 22/11/2017 - 07:32

Nga Sokrat NDREÇKA

Postuar: 22/11/2017 - 07:29

Nga Artan Xh. DUKA