BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Drejtësia në demokraci fillon me akuzat për vrasjet shtetërore!

Drejtësia në demokraci fillon me akuzat për vrasjet

-Pa drejtësi për Gërdecin dhe 21 Janarin nuk ka demokraci në Shqipëri-

Në faqen e Komisionit Europian është dhe “Right to life” ku thuhet:Njihni të drejtat tuaja Gjithkush ka të drejtën e jetës. Kjo do të thotë, askush nuk duhet të dënohet me vdekje ose të ekzekutohet. Por dhe te Human Right gjithashtu thuhet: Kjo e drejtë është e parashikuar në nenin 2 të Kartës së të Drejtave Themelore. Neni 2 i Ligjit për të Drejtat e Njeriut mbron të drejtën tuaj për jetë. Kjo do të thotë se askush, përfshirë edhe Qeverinë, nuk mund të përpiqet t'i japë fund jetës tuaj. Do të thotë gjithashtu se qeveria duhet të marrë masat e duhura për të mbrojtur jetën duke miratuar ligje për t'ju mbrojtur dhe, në disa rrethana, duke ndërmarrë hapa për t'ju mbrojtur nëse jeta juaj është në rrezik. Autoritetet publike duhet gjithashtu të marrin në konsideratë të drejtën tuaj për jetë kur merrni vendime që mund t'ju vënë në rrezik ose që ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj. Nëse një anëtar i familjes suaj vdes në rrethana që përfshijnë shtetin, ju mund të keni të drejtën për një hetim. Shtetit gjithashtu i kërkohet të hetojë vdekjet e dyshimta dhe vdekjet në paraburgim. Gjykatat kanë vendosur që e drejta e jetës nuk përfshin të drejtën për të vdekur. Po dhe unë në kushtet e disa akuzave dhe atyre që priten të hetohen dghe akuzohen nga Spak-u kam ravijëzuar pikërisht akuzat më të rënda dhe më të rëndësishme që janë ato për vdekjen e shqiptarëve!  Korrupsioni dhe vjedhja sigurisht është një akt i rëndë dhe aspak moral e normal në shoqëri, por as që mund të krahësohet me vrasjen! Sot ka dy akuza të cilat kanë ardhur mbas dy ngjarjeve të mëdha me vrasje kur shteti shqiptar është i implikuar ethshëm! Sot SPAK ka hapur edhe një herë akuzën e vrasjeve në Gërdec dhe ata për 21 janar. Shteti shqiptar i asaj kohe, qeveria shqiptare e asaj kohe,  me veprimet dhe mos veprimet me qëllim korrupsioni dhe politike korruptive  ka vrarë qytetarë që duhet tju mbronte jetën! Të gjitha perversionet tona shjtetërore politike me korrupsion,  janë fare të pa rëndësishme kur nga shteti vjen si pasojë vdekja e qytetarit shqiptar!  Në Gërdec, për faj të korrupsionji të madh, të pa kontrollueshëm dhe të pa hetuar mirë deri tani kanë vdekur 26 qytetarë dhe janë plagosur 300 të tjerë! Në saj të neglizhencës dhe imoralitetit të shtetit, korrupsionit të tij, mos kontrollit dhe shumë akuzave pasuese për fajin e madh të një “fabrike vdekje” të ngritur afër Tiranës, janë vrarë qytetarë të shtetit shqiptar. Në akuzën e qartë publike është dhe “vrasja shtetërore”, por në fakt akuza normale dhe ligjore është për të gjetur si erdhi dhe çfarë vrasje është kur shteti me firmat dhe vulat e tij ka lejuar një mostro punishteje e cila shpërthen dhe vret njerëz. E normalisht ajo kohë kishte Kryeministër Sali Berishën, Ministër të Mbrojtjes  Fatmir Mediu dhe pastaj e gjithë rreshtimi shtetëror që shkonte deri në Gërdec. Çështja ka shkuar në Strasburg dhe tanimë Spak po bën të vetën si proçes të rihapur. Por në Gërdec, për faj të shtetit shqiptar vdiqën qytetarë shqiptar.  Asnjë dosje korrupsioni nuk mund të ketë më shumë rëndësi se sa vrasje e Gërdecit që ka padyshim dhe korrupsionin brenda. Askush! Pastaj sigurisht vrasje shtetërore është ajo e 21 janarit, sërish e hapur dhe me regjistrime të reja.  Sërish Kryeministër Berisha dhe vetë ai në rradhët të parë biles dhe me zë e figurë shprehet se: unë dhe  snajper në të katër anët, do të ekzekutojmë kreun e opozitës së atëhershme. Imagjinoni arrogancën e tillë po ta përdorte një kryerministër i një vendi demokratik në Europë,  çfarë do të ndodhte. Por jo vetëm kjo nuk u mor parasysh, por kanë kaluar vite të shumtë dhe 21 janari nuk ka përgjegjësi për vrasjet shtetërore në bulevard,  të katër personave që nuk po kërcënonin jetën e askujt dhe nuk po kërcënonin personalisht asnjë institucion. Katër qytetarë të Shqipërisë që ju merr jetën shteti shqiptar në bulevard!  Katër qytetarë që vdesin nga plumbat që janë blerë për të mbrojtur jetët e tyre. Me paratë e tyre!  Cili akt korrupsioni madhor,  mund të jetë më i rëndësishëm se sa vrasja e qytetarve shqiptarë të pafajshëm nga armët e shtetit të tyre?  Cili? Çdo krim korrupsioni madhor është shumë i vogël se sa krimi i vrasjes së qytetarëve pa faj nga shteti i tyre ! Çdo krim korrupsioni duhet të ndëshkohet ashpërsisht,  por në fillim, duhet hetuar dhe dënuar ashpërsisht me ligj, krimi monstruoz i vrasjes së qytetarëve nga shteti i tyre për faj të tij dhe përgjegjësi direkte ose indirekte të tij. Askush nuk mund tja shkurtojë jetën qyterarit shqiptar përfshi shtetin e tij! Askush? Por te ne ka ndodhur kjo gjë. E askush me përgjegjësi në shtet dhe qeveri nuk është hetuar dhe dënuar realisht!  Në 21 janar, Kryeministri Berisha ishte i vetdeklaruar si njeri i komandës! Po deri sa thotë vetë se po të përsëritesh do të ishte edhe ai një “snajper”!  Pa u hetuar qartë dhe futur në akuzë të qartë, por dhe vendosur drejtësinë për vrasjet shtetërore ose për faj të shtetit ato të Gërdecit dhe 21 janarit, asnjë akuzë korrupsioni nuk do të ketë sukses dhe as rëndësi! Demokracia nis me drejtësinë për vrasjet shtetërore dhe viktimat e shtetit.  Një shtet kur vret qytetarët e tij,  as ka problem fare për të bërë korrupsionin më të madh dhe më arrogant të mundur.  Gërdeci dhe 21 janari, janë pasoja të mëdha të krijimit të 1997-tës dhe të 14 shtatorit 1998! Kanë të përbashkët të njëjtin ideator dhe aktor! Skenarist dhe regjizor!  Janë vrasje që janë bërë në një filozofi vrastare politike dhe të drejtuara nga një individ! Pa drejtësi për Gërdecin dhe 21 janarin, nuk ka demokraci në Shqipëri.