
Kërcet thika në Sarandë, humb jetën një person

Foto/ RENEA aksion në Elbasan, në kërkim të Fejzullah e Florenc Çapjas

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpërbërjen e saj, kjo është koha e madhe e Shqipërisë, prisni dhe shikoni...

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit, policia jep detajet

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja sa do të shiten

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Drejtësinë e pavarur nuk duhet ta “shantazhojnë” deklaratat politike!

Shkruar nga Qamil Gjyrezi 4 Korrik 2022

Reforma në drejtësi është investimi më madhor për të ardhmen e Shqipërisë në të gjitha planet, ekonomike, politike dhe integruese. Drejtësia e vjetër deri para vitit 2014 ka qenë e ndikuar nga politika e majtë dhe e djathtë, në mënyrë të vecantë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas medias së shkruar pothuajse 60 % e gjygjtarëve dhe prokurorëve nuk e kanë kaluar Vetingun në drejtësi. Lexova një lajm dhe një deklaratë të deputetit të deputetit Flamur Noka që “shantazhonte” drejtësinë për vendimin e apelit për vulën, ligjshmërinë e PD-së: “Berisha i vendosur të mbajë me dhunë SHQUP pas humbjes në Gjykatë, segmentet e “Foltores” kërcënojnë gjyqtarët e çështjes, Alibeaj dhe Basha marrin mesazhe kërcënuese” dhe “Fati i PD-së në Apelin e Tiranës, Flamur Noka i Berishës kërcënon: Gjyqtari që nuk pranon provat tona do shkojë në burg”! Sa për kujtesë për Berishën dhe Nokën. Në vitin 2014 të gjithë deputetët pa përjashtim të majtë e të djathtë kanë votuar ndryshimet kushtetuese dhe reformën në drejtësi. Kryetari i Foltores (PD-së) Sali Berisha dhe Flamur Noka dhe asnjë politikan i majtë apo i djathtë nuk do të guxojnë më të shantazhojnë drejtësinë e pvarur, qoftë edhe me ndonjë deklaratë “Fake politike”, që iu ka dalë boja! Flamur Nokës dhe Rithemelimit i kujtohet shumë mirë një sms e ish-ambasadorit amerikan Lu, që i detyroi me forcë në orën 12 të natës, të votojnë ndryshimet kushtetuese për Reformën në drejtësi! Drejtësia e pavarur dhe reforma në drejtësi nuk ka kthim mbrapa. Kjo reformë do të jetë guri themelor i zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE të Shqipërisë! Si përfundim drejtësia e pavarur nuk mund të “shantazhohet” me deklarata politike!
Më të lexuarat


Pushteti merret dhe mbrohet me “grykën e pushkës”!

Keqmeneaxhim qeveritar me vetëdije në 9 vite

Një botë e madhe antifashiste e të riut Misto Mame

Koha që të bëjmë realitet Shqipërinë Etnike! Rroftë Shqiptaria!

Mosmirënjohja dhe mosvlerësimi i virtyteve me meritën dëmtojnë rëndë shoqërinë

Sabotuan demokracinë dhe tani po prekin lirinë!

Mafia shqiptare në librin e Bujar Sh. Hoxhës “Kumbarët e Shqipërisë”

Vizioni i ri që pritet nga shqipatarët

Çfarë “kryevepre” shoqërore edhe injorante (pa ditur), por sidomos arrogante!

Lum partia që të ka edhe ty pushka top, moj Adriana!
