BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Drejtorë sportivë apo ish-pazarxhinj futbollistë dhe sot sekserë-drejtues?!

Drejtorë sportivë apo ish-pazarxhinj futbollistë dhe sot

Në klubet profesioniste të futbollit, sidomos ato europiane, ku profesionalizmi është i shkallës superiore, drejtorët sportivë janë tepër të rëndësishëm. Madje, ata janë fytyra institucionale e tyre, imazhi publik. Kuptohet, kur funksionojnë hallkat e zinxhirit, respektohet hierarkia dhe funksionet. Kjo hallkë e futbollit shqiptar duket ende në embrion, për mënyrën si implementohet nga emrat e veçantë. Përgëzime FSHF-së, e cila si për çdo profesion tjetër që ka lidhje me futbollin, po e institucionalizon drejtorin sportiv, përmes licensimit përkatës. Në shkrimin tonë të kësaj radhe, sikurse duket që në krye të herës, po ndalemi te puna e drejtorëve sportivë në Superiore. Me respektin maksimal për të gjithë, për punën e tyre, por edhe për misionin tonë si gazetarë për të kritikuar të metat, duam të ndalemi te disa syresh, që nuk i bën njeri, profesionistë e institucionalistë as licenca e FSHF-së, asgjë tjetër. E kemi fjalën për ata drejtorë sportivë, që në fakt duhen quajtur më saktë si sekserë-drejtorë. Ata nuk kanë lidhje me këndvështrimin largpamës dhe vizionar të federatës, që po organizon tashmë kurse licencimi dhe aftësimi edhe për ta. Çfarë ndodh sot te ne, në këtë drejtim? Kemi drejtorë sportivë me arsim, licencë nga federata, me imazh sportiv e qytetar të shkëlqyer. Kemi drejtorë sportivë që i vendosin presidentët, që dikur i kanë pasur lojtarë, sekserë; i kanë stërvitur në llojet e tyre të pazareve. Kemi drejtorë sportivë ish-futbollistë me CV të pasur dhe të pastër, ashtu si ish-trajnerë me kontribute në fushat e blerta, kualitativë në profesion, të spikatur në të folur dhe shkruar. Kemi drejtorë sportivë, që janë shpifës ordinerë, intrigantë, që iu kanë bërë gropën shokëve, trajnerëve dhe lojtarëve, që iu kanë bërë gjëmën me shitje ndeshjesh edhe ish-presidentëve që i kanë paguar. Pra, njerëz pa asnjë lloj imazhi në ekipet ku kanë luajtur. Janë ish-futbollistë pa shtyllë kurrizore, njerëz që i servilosen presidentit më të parë, që kanë shitur e blerë ndeshje, që kanë trukuar rezultate. Ata kanë vetëm një meritë: bëjnë më së miri llapaqenin, kanë vulën si trukues në të gjitha skuadrat ku kanë luajtur. Ka drejtorë sportivë që e marrin licensën nga FSHF-ja, por mbeten pa punë, sepse i mbysin servilat, intrigaxhinjtë, shpifësit, të paaftët profesionalisht, dështakët që kafshojnë pas krahëve këdo vetëm për të mbijetuar. Fatkeqësisht, të licencuarit e papunë janë të ndershëm, nuk bëjnë pazar me emrin e tyre, nuk bëjnë as të fortin dhe as frikacakun, as shpifarakun ordiner, as lëpirësin e cilitdo president. Ata e kanë profesionalizmin të shkruar në ballë, por kjo nuk vlen në një mjedis si ky yni, ku lëpirësit e djeshëm futbollistë e vazhdojnë lëpirjen edhe sot, duke iu marrë frymën të ndershmëve. A duhet t’i largojë FSHF nga habitati futbollistik në varësi të saj këta pseudo-pazarxhinj, që bëjnë drejtorin sportiv? Nuk po flasim për drejtorët sportivë të akademive, që i rruajnë nga xhepat prindërit, bëjnë sekserin edhe për dërgimin në kombëtaret e moshave të këtij apo atij futbollisti të ri. Ato janë akademi private, pronarët e të cilave iu pafshin hajrin! Kjo është vetëvrasje, por kur nuk iu dhemb atyre që i mbajnë në kurriz, ne s’na mbetet gjë tjetër vetëm t’i tregojmë me gisht, duke iu treguar edhe “faturën” sa vlejnë sportivisht. Nuk po flasim për kategorinë e dytë, ku drejtorët sportivë rrahin e rrihen, sepse janë dhunues. Ka edhe drejtorë monstra, që nuk meritojnë t’ua zësh emrin me gojë, por sa herë që cënojnë gazetarët, futbollin, njerëzit e ndershëm, ata do të kenë përgjigjen e merituar nga “Xhuvani Sport”. Ky është vetëm starti i një cikli shkrimesh se si funksionon kjo hallkë e futbollit tonë, si merren licencat, si punojnë ato, si i afrojnë futbollistët, si pleksen me menaxherët dhe ndajnë përfitimet. Nga e përgjithshmja do të kalojmë tek emrat e përveçëm, duke zbuluar edhe fakte për to. Fakte që nuk janë ilegale dhe dihen nga gjithë opinion sportive, por që nuk tregohen me idenë se përdhosim ekipin dhe futbollin në përgjithësi. Por kjo fshehje nuk është asgjë tjetër veçse bashkëpunim me të keqen dhe lënien rrugë të lirë asaj. Mbase duhet përkohësisht, por jo pafundësisht. Kanë kaluar aq shumë vite që kjo gangrenë të bëhet publike dhe të merren masa për eliminimin e saj.