BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Drejtorët e partisë ose trashëgimia me “meritokraci” e diktaturës sot!

Drejtorët e partisë ose trashëgimia me “meritokraci”

Administrata dhe drejtorët e saj me sa duket do të jenë dhe problemi i parë i madh për t’u zgjidhur nga Rama dhe sigurisht pas tij asambleja. Sipas gazetës SOT: Edi Rama vijon të jetë i pakënaqur me punën e të tijve, ku administrata vijon të konsiderohet si “patatja e nxehtë”. Gazeta ka mësuar se pas urdhrit të kryeministrit Rama për reformë të administratës dhe para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare PS, kanë nisur lëvizjet e para. Sipas informacioneve nga selia rozë, degët e PS kanë nisur të “spiunojnë” tek shefi i qeverisë për drejtorët e administratës shtetërore që kanë dështuar të përmbushin objektivat e vendosura nga i pari ekzekutivit. Në këtë kontekst, mësohet se disa degë socialiste në vend, i kanë dërguar zotit Rama dosje me emrat e drejtorëve dhe zyrtarëve të administratës që janë arrogantë dhe nuk kanë performancë, që sipas krerëve lokalë të Partisë Socialiste, duhet të shkarkohen nga detyra. Mësohet se këto të dhëna degët i kanë bazuar edhe në bazë të ankesave të qytetarëve dhe anëtarëve të thjeshtë të PS, që në raste të caktuara, kur kanë trokitur në zyrat e shtetit janë përballur me arrogancë dhe nuk kanë marrë shërbimin e kërkuar. Rama në kongres tha: Hapat që kemi hedhur me rekrutimet në shërbimin civil, infermierëve, mësuesve dhe policëve janë të pamjaftueshëm për t’u ngritur në majë. Çlirimin e sektorit publik nga parazitë dhe injorantë me mbulesa politike, që e bëjnë flamurin e PS-së të duket si lecka e “gabit”. Duhet të angazhohemi në një fushatë anëtarësimesh një vjetore, t’u japim dyert e qeverisë që nga dyert e kabineteve të ministrave, të ministrive, agjencive, bordeve, për vajza dhe djem të shkolluar jashtë shtetit dhe të shkolluar me rezultate të shkolluara brenda shtetit. Mandati i tretë, le të jetë edhe i fundit po të dojë nëse mandati i katërt do të varet nga këta arrogantët, parazitët dhe injorantët që futen në zyrat e shtetit me shtytje, nxitje, mbrojtje dhe garanci interesash. “Kur të mi gjeni kushërinjtë e mi dhe krushqit e mi që punojnë në administratën shtetërore, hajdeni dhe më kërkoni për krushqit tuaj”, deklaroi kryeministri Edi Rama. Tani fjalët e partisë, Edi Ramës, janë të bukura, por pyetja është kjo: Kush i vuri këta drejtorë më përpara? Kush iu dha vendin e punës? Cila parti, cili lider dhe kush mënyrë veprimi mbi emërimin e drejtorëve dhe të medemek strategjisë tashmë idiote pa të vërtetë brenda të nëpunësit civil!? Kush i vuri në punë këta “injorantë” pra, kush i emëroi dhe pse u bënë arrogantë? Këta janë marrë si bashibozukë e që kanë filluar që në vitin 1992 me Sali Berishën, i cili nuk dinte ndryshe përveç formës dhe përmbajtjes së partisë së tij të parë ose PPSH-së. Emërimin në administratë PD-ja e Berishës e kreu absolutisht njësoj si e bënte, apo në mos më keq se PPSH-ja. Kriter ishte tesera e partisë, kriter ishte besnikëria te lideri Berisha (nënkupto Enveri) dhe kriter ishte “origjina demokratike” ku gjysma ishin ish-anëtarë të PPSH-së dhe gjysma të persekutuar politikë, por sipas Berishës dhe jo sipas persekutimit të vërtetë! Ky lloj mentaliteti që vazhdoi me Nanon dhe sot me Ramën është trashëgimia më e madhe politike e PPSH-së, e cila nuk lejon një ditë të vetme të formohet një shtet meritokracie! Fjalët e bukura të Ramës nëpër kongrese, janë aftësi e tij argëtuese dhe show politik tashmë i dalë boje, por drejtorët e tij janë akoma më keq se sa ata që ai ka vendosur disa mandate më përpara! Shtetit të Ramës i bën vaki që vendos rastësisht ndonjë drejtor të kualifikuar dhe që bën punën dhe që brenda dy muajve i thonë ose dorëhiqu ose do të luftohesh nga të gjitha strukturat idiote paramilitare dhe bashibozuke të Rilindjes! Vetëm në Shqipëri ndodh një marrëzi e tillë. Në asnjë vend demokratik europian nuk ndodh kjo që partia emëron të gjithë drejtorët publikë të tij! Pothuaj njësoj si deliri politik në emërime i Berishës në mos më keq! Dikur drejtorët e shtetit dhe administrata e PPSH-së merrte emërime në Komitet Partie ose Komitetin Qendror dhe deri Sekretariatin e tij! Sot po ashtu, por shkohet deri te pastruesja me parti! Akoma më keq se në kohë diktature! Imagjinoni që PD, PS dhe LSI të gjitha pas tyre, kanë qenë dhe mbeten fabrika punësimi dhe drejtorësh ku janë tenderat, përfitimet dhe lëtyra korruptive e një kapitalizmi delinkuent që kalon dhe diktaturën kriminale të Enver Hoxhës për nga pafytyrësia që ka. Po, sepse Enveri thoshte “diktatura e proletariatit” kurse këta thonë pa turp – ne jemi demokracia! Drejtorët e shtetit diktaturë nuk kishin momentin publik të sotëm. Nuk njihnin pronën, kurse sot drejtori publik në administratë duhet t’i shërbejë publikut dhe në fakt e vjedh atë, i shërben partisë dhe në të shumtën e rasteve të liderit apo gangsterit politik që është në parti dhe emëron gjysmën e drejtorëve si bie fjala në Shkodër. Tani mbasi e bëjnë “ baltë drejtorllekun” të emëruarit e Ramës, ky i fundit iu thotë injorantë dhe arrogantë dhe me anën e demek punonjësit civil (ligjit që medemek zbatohet) që është kot sepse këta të largojnë (kërcënojnë të japësh dorëheqje ose të thonë po të emërojmë në tjetër vend) me perversitete e tyre kriminale – ju thotë ikni, se do të sjellë perversët e tjerë injorantë dhe arrogantë të mandatit të tretë. Drejtorët që vendosen nga partia ose individi i partisë, janë në shërbim të saj dhe jo të publikut! Ato nuk dalin nga rekuizita burokratike e partisë për të bërë administratë me meritokraci! Ata dalin nga radha e partizanëve bazhibozukë të liderit dhe partisë së kryetarit, për të bërë punën e tyre dhe jo të publikut! Janë deri në amshim bashibozukë që bëjnë dhe burgun e partisë dhe të liderit! Sepse vjedhin kaq shumë, sa ju tepron dhe për të mbajtur veten në burg dhe për nesër mbas burgut!

Në këtë mënyrë, asnjëherë nuk kemi administratë normale që punon e qetë. Asnjëherë administratë profesionale dhe burokratike në ruajtje të shtetit. Asnjëherë punonjës të devotshëm të shtetit. Kurrë asnjëherë dhe për këtë gjë përgjegjësit kryesorë janë lidershipet e mëdha sipër partive! Prandaj nuk ndërtohet asnjëherë shteti ligjor. Prandaj nuk bëhet asnjëherë në Shqipëri një zyrë që mbaron punë për publikun dhe zgjidh probleme në bazë të ligjit. Prandaj partitë vendosin në administratë individë që sa po mbarojnë shkollën (e bukur është kur thonë kanë dalë shkëlqyeshëm jashtë shtetit dhe janë 24 vjeç) që të kenë mundësi pastaj të bëjnë “harakiri” cilindo duke i thënë kur ta largojnë, boll të mbajtëm se nuk e meritoje. Administrata jonë e partizanëve të partisë është më delirantja e Ballkanit dhe sigurisht e Europës. Por sigurisht dhe më e mundshmja për t’u korruptuar dhe vepruar në krim dhe gjithmonë kundra ligjit. Po, se kështu e duan gangsterët e partisë dhe partia vetë.