BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Drejtorët që ikin dhe ata që vijnë, ankthi i karriges u qëndron mbi shpinë!

Drejtorët që ikin dhe ata që vijnë, ankthi i karriges u

Pas njohjes të emrave dhe miratimit të ministrave të qeverisë së re nga Presidenti dhe votimi në Kuvendin e Shqipërisë për të kurorëzuar mandatin e tretë, radha e mbajtjes ndër duar e patateve së nxehta, u ka kaluar pretendentëve për drejtorë nga lartë poshtë. Janë dy palë apo kategori që janë vënë garë për të kapur këto poste. Në hall janë drejtorët që synojnë të kurorëzojnë katërvjeçarin e saponisur, të ruajnë vijimësinë, privilegjet që të jep posti për të mbushur dymbëdhjetë vite rrumbullak dhe ata që duan të nusërojnë për herë të parë. Bile këta të dytët janë më të ethshëm. Më të padurueshëm. Pra në hall janë ata që kërkojnë të marrin drejtimin e drejtorive dhe institucioneve nga qendra në bazë për t`u bërë drejtorë dhe po kaq në ankth edhe atë që dunë ta provojnë për herë të parë. I gjithë shqetësimi i të vjetërve, atyre që janë rrahur me vaj e uthull në tërë këto vite që ia dinë kimetin e lezetin parasë dhe benefitet postit, është që të riciklohen pa një pa dy. Janë të vjetrit që duan të ruajnë vazhdimësinë për ta mbyllur librezën e pensionit me emërtimin standard drejtorë. Të tillë janë jo pak që ditën e parë të punës kanë regjistruar në librezën e punësimit: Detyra - Drejtor dhe të shënojnë po të njëjtin post edhe kur dalin në pension. E çuditshme është se edhe ata drejtorë apo drejtoresha që u duhen fare pak muaj për të nisur stacionin e fundit, atë të pensionimit, luftojnë me mish e shpirt, bëjnë të pamundurën, shfrytëzojnë tërë influencat të ruajnë statusquon. Të mbeten monumente në detyrë. Të vijojnë në poste e drejtori. Ata kanë të drejtë. Nuk dinë të bëjnë asnjë punë tjetër, veç komandimit, nënshkrimit dhe vulosjes së letrave zyrtare. Ka disa ekzemplarë që ia kanë marrë dorën e të qënit në drejtim dhe nuk i shqetëson askush. Edhe kur fiton partia, teserën e të cilit mbajnë edhe të partive kundërshtare. Janë profesionistë dhe kanë noterizuar postin. I kanë puthitur pipat me emërtesën. Për ta, ka fare pak rëndësi për partinë që ikën dhe atë që do vijë, jo se këtu tek ne partitë janë indiferente për ata që duan të bëjnë drejtorë, po shumë emërtesa, këto emërime nuk i kanë në dorë. Për pozicione pëllumbash, hyjnë në lojë, kushërinj, fisni, krushqi, të afërm, vëllazëri, miqësi. Duke zbatuar traditën e njohur shqiptare, nga e njëjta familje, janë shpërndarë si ujit në arë, sa me PD, LSI, PR, PBDNJ, PA, PLL e mbajnë dhjetëra simbole e emërtime. Të tjerët janë bërë socialistë. Kështu ujdia vazhdon. Ketë herë të mbroj unë, ti borxhin ma kthen më vonë. Dhe loja vazhdon dhe ata që për drejtorë kanë lindur, asgjë dhe askush nuk i pengon. Janë vërtet monumente kulture që kurrë nuk i prek rrufeja ndaj janë mësuar të qëndrojnë me thonj në karrige sa të jetë jeta. Kjo puna e drejtorllëkut, sa do poshtë e përpjetë të vejë, kështu ka qënë e kështu mesa duket do të jetë, këtu e njëqind vjet. Kjo puna e drejtorëve është bela, kështu e ka patur historinë dhe njëlloj e ka. Sot të bëj unë nder, nesër tjetri radhën e nderit ka. Se kështu drejtorllëku vazhdon dhe drejtori mbetet tërë jetën në timon. Për të nuk ka asnjë çudi mbi të njëjtën karrige të rri. Partitë mund të ikin në shtëpi, po drejtorët vendin bosh e kanë aty se në çdo parti ka një mik ose një vëlla e pakta një kushëri. Tani që ministra nuk u bënë, ai që një jetë drejtor ka qënë, pret me padurim në ankth të thellë për ta fituar atë thelë. Më të parapëlqyerat dhe vlerën më të lartë janë drejtoritë ku lëvrohen milionat dhe ata të përhershmit drejtorë e njohin deri në detaje çdo drejtori e sektor që të shton pushtet dhe të jep pasuri në dorë.

Ata skemën e njohin shumë mirë. Kush do iki? Cili do vijë në krye të ujësjellësit? Kush do bëhet drejtor i taksa-tatimeve të qytetit? Po në doganë cili kandidat do shkojë vallë? Cili Halim do vejë në arsim apo ai që s`di fare këndim? I pashkolluari që pasion ka fotografinë apo tjetri që ka punuar me rininë? Po në spital cili kapter do vejë vallë? Dhe nisin hipotezat e parashikimet, bëhen evidentimet, prognozat, llogaritë, nomeklaturat. Caktohen postet. Ndahen e pjesëtohen. U vendosen emrat me iniciale që mos të dekonspirohen. U hiqen ca të tjerëve gradat. Të rinjtë promovohen. Ndaj të gjithë janë në ankth, si do zgjidhet, kush, ku, cili, ai apo ajo, kush postin më të rëndësishëm si drejtor do ta marrë? Cili do iki nga drejtor për t`i hapur vendin një tjetri mentor? Dikur në sistemin komunist, kuadri ishte monopol partie. Të ngjisje shkallet deri në drejtor, partia e kishte në dorë. Kush ishte me biografi të mirë, ai që babanë partizan e kishte apo kush komunist ishte, renditej kandidat i parë. E gjithë kjo strategji, ishte e vërtetë, po kishte edhe disa parime, kritere që nuk i ndryshonte një punonjës kuadri apo një kushëri. Duhej patjetër të ishe kualitet. Të paktën për drejtoritë me peshë të kishe universitet pas gjimnazit, se sot shkollën e lartë e bëjnë jo pak, drejt e nga klasa e tetë. Po sot cili është kriteri bazë që të bën drejtor? Kush në Tetovë, juridikun mbaron edhe pse kurrë këtë qytet nuk e viziton, pa asnjë vizë në qytetin matanë kufirit që së paku duhet pikën e kontrollit kufitar ta kalosh dhe vulën e shtetit, Maqedonia e Veriut në pasaportë ta regjistrosh. Nuk e dimë asnjëherë nuk kemi mësuar se si diploma merret pa shkuar në auditoret e universitetit dhe pa ditur asgjë nga tekstet universitare apo librat në brendësi, çfarë kanë se shumica as kapakët dhe titujt mend nuk i mbajnë.

Pikërisht ata që diplomë Tetove kanë, mund të punojnë anembanë. Pas nuk mbeten as kristalasitët dhe vitrinasit, kuzhinasit, engjëllorët, medreseistët, këtu në Shqipëri që kanë diploma dhe kredite për t’u bërë deputet, le më drejtorë se ata i kanë blerë diplomat me lekë në dorë.

Është vërtet për të bërë çudi, si është e mundur që një kristalor, siç i thonë, universitarin shtetëror zëvendëson?! Sot kur në skenë emërimi i drejtorëve është në rend të parë, tërë sy e vesh opinionet e qytetarëve janë në përgjim. Dhe prej këtyre gradimeve dhe emërimeve mbarset mendimi se ky drejtor nuk vlen asnjë grosh se e ka kokën fare bosh. Ai tjetri nuk ka asnjë përvojë institucionin të drejtojë. Është i paaftë, është mediokër, i korruptuar, delenxhi, sa për shkollim ka blerë diplomën nuk është për t’u bërë as bari se t’i humb të gjitha dhëntë, lopët, pulat kecat me gjithë dhi. Është koha që të gjithë pretendentët për drejtorë, sindromi i telefonit i ka zënë. Janë të tërë në ankth e të shqetësuar se mos miqtë në ministri apo drejtoritë qëndrore i kanë harruar. Dhe vijojnë komunikimet. Alo. Asllani jam. Vetëm për kujtesë të mora. Se ti vet e di. Unë kam shumë besim tek ty. Atje natë e ditë mendja më rri. Nisin negociatat. Mënjanohet konkurrimi. Hynë në veprim rekomandimi. I merr në dorë emërimet, jo DAP, po kushëriri. Ndërhyrjet, rekomandimet, lutjet, përbetimet, makinacionet, shpërblimet, ngacmimet, miqësitë për t’u bërë drejtorë sepse pa ata punët ngecin, shoqëria humbet, se vetëm ata janë drejtorët e vërtetë. Gjithë të tjerët nuk bëjnë asnjë lek. Në se diplomën nuk e ke blerë apo provimet në ëndrra i merr, nuk ke mbaruar fakultetet që sot mbyllur janë nuk ia del dot matanë sepse drejtorët kështu e kanë dhe në se humbasin dhe drejtorë nuk bëhen atëherë ata e dinë se skenari duhet ndryshuar dhe gjithë gurët duhen gërmuar. Kështu ne se në krye të Kadastrës sot është një inxhinier, ai duhet larguar menjëherë. Në atë karrige pa asnjë performancë, thjesht për interesa e miqësi apo mbiemra si rastësi, një tjetër duhet të vijë dhe kjo besoj se miratohet nga eprori me shkuesi lart në qeveri pa pyetur as njeri. Më i pashkolli duhet të vijë dhe ai që është të shkojë në shtëpi të rrijë e të mendojë se ashtu duke pritur mrekulli nga qielli do t’i vijë. Po ç’bëhet kështu vallë pyesin qytetarët, rrënjët këta burra e gra ku i kanë dhe mekanizmat, butonat ku i shtypin vallë? Si i zgjidhin këto punë të mëdha dhe i zënë këto vende për pëllumba? Pse nuk zbatohet kualifikim, akreditimi pse jo, diplomat po ashtu, si mund të veprohet kështu në një kohë kur qeveria vendime merr dhe përbetohet se për herë të tretë nuk do bëjë askush si di vetë? Renditen drejtorët, parakalojnë ustallarët, vihen në rresht drejtorët e vjetër dhe presin radhën të tjerët. Dhe beteja vazhdon, dikush humbet, tjetri fiton, po përcaktues nuk mbetet kriteri aftësi dhe as kualifikimi dhe arsimimi. Bile sa më shumë të jetë i kualifikuar aq më shumë posti drejtor mbetet mollë e ndaluar. Tetë vite më parë në 2013, drejtor kërkoi të bëhej një specialist i kualifikuar me diplomë me rezultate të admirueshme dhe doktoraturë të përfunduar. Pretendenti për drejtor me studio për ekonomi, letrat te deputeti paraqiti. Shkollim, kualifikim, mastera, gjuhë të huaj, gradë shkencor doktor. Epo të gjithë gjykuam se e meriton dhe të gjitha kushtet i plotëson sepse ka bërë studime të thelluara dhe është i aftë të drejtojë çdo institucion. Të gjithë kështu menduam, po në të vërtetë gabuam. A e dini deputeti çfarë i tha? Je shumë i kualifikuar, o vëlla dhe drejtor është fare pak për ty, sepse je për shumë lart në qeveri. Kaluan vite mbeti vetëm dëshirë, doktori i shkencave ekonomike priti e priti, po nuk u ngrit kurrë në detyrë për të vetmen arsye se ishte i shumëshkolluar dhe duhet të zinte një pozicion të merituar. Që nga ato vite të largëta asnjë kandidat për t’u bërë drejtor nuk shkruan më në CV se kam mbrojtur gradën e lartë doktor. Nëse dikush e shkruan një fund do të ketë me pretendentin e vitit 2013-të. Me sa duket për tërë ata që kanë kualifikime të larta dyert mbeten të mbyllura në administratën tonë dhe sot këtë bathët tregojnë dhe nga emërimet me miqësi dhe interes zor të shpëtojmë. Kështu politika ka dy faqe. Njërën për propaganda, tjetër ndershmërinë lë mënjanë. Ndaj kjo është arsyeja më e madhe që askush nga precedentët për drejtorë të mos ketë të paktën emërtimin doktor, se kjo është peshë e madhe që të lë zhveshur fare dhe jo vetëm që s`të jep shansin për t’u bërë drejtor, po të mbeten letrat në dorë. Kështu e kanë emërimet, po e njëjta edhe përfitimet. Cili shkollë më shumë ka, ai që është menaxher, tjetri që diplomë të saktë ka, i thotë postit mashalla. Nuk është për mua ore vëlla. Drejtorllëku mbetet gjithnjë për ata që zanat të përjetshëm këtë detyrë kanë. Të tjerët le të qëndrojnë mënjanë. Shumë poste janë të kërkuara. Për to beteja është e vështirë. Lufta e bërrylave të nxjerrë nga radha dhe shtegun hap për një më të mirë. Të mirë i thënçin se s`ka asnjë kualitet. As universitet as mastera as doktoraturë, po thjesht diplomë plagjiaturë. Edhe pse mbahet si korife nuk meriton asgjë për vete. E shumta është të tundi derën ose të mbajë radhën e gjatë në ato zyra ku trokasin qytetarët që me natë. Për të tillë askush merak nuk ka, populli, qytetari kërkon ta pres në zyrë drejtori kompetent dhe jo zhvatësi ekselent. Kërkon të trokasë në portë tek nëpunësi korrekt që xhepat nuk ka për hobi, po detyrën e vlerëson si të shenjtë. Sot sa të tillë gjejmë nëpër zyra, sa janë drejtorët kompetentë që të presin njerëzisht dhe kanë devizë shërbim qytetarëve njëzetë e katër orë rresht? Qytetarët shqiptarë i njohin administratorët dinjitozë, të ndershmit, i dinë dhe ku gjejnë drejtorë njerinë dhe jo arinë, burokratin e pështirë dera e të cilit hapet me pahir. Dhe fjala e tyre duhet dëgjuar para se drejtori të jetë emëruar. Se kështu siç bathët tregojnë, këta superdrejtorë horra administratën tërë jetën do komandojnë. Ne, qytetarët e thjeshtë, idealistë do jetojmë si iluzionistë do provojmë sa të rrojmë e do shikojmë me habi: Drejtorë që ikin dhe ata që vijnë, të gjithëve, ankthi i karriges u qëndron mbi shpinë!