BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Drejtuesit e komanduar dhe “mishmashi” në arsimin parauniversitar

Drejtuesit e komanduar dhe “mishmashi” në arsimin

Vitet 2014-2020 do të mbahen mend në historinë e arsimit shqiptar si vitet më të errëta për arsimin parauniversitar ku shkollat madje dhe ndonjë ish-Drejtori Arsimore - sot ZVA, u drejtuan nga drejtues të komanduar, të cilët drejtuan si deshën duke bërë mishmash institucionet arsimore. Kjo lloj strategjie komandimi, madje në përmasa galoponte, nuk është parë në arsimin shqiptar as në vitet ’90. E thënë ndryshe - strategji gllabëruese, tërësisht bashkëpunëtore me padrejtësinë, duke ngritur antivlerat dhe shënjestruar vlerat, që të mbijetonin antivlerat. Ne të gjithë rendëm pas “Turit” sepse rendën vetë maturantët pas notës që meritojnë. Po të kishim rendur edhe pas kësaj maskarade në emërimet e drejtuesve e të tjera maskarada, ndoshta komandimi nuk do të kishte zgjatur dy mandate të kësaj qeverisje. Të paktën të kishim reaguar fortë të gjithë mësuesit që e dinim mirë se ata që na drejtonin e drejtojnë ende janë të komanduar, prandaj guxojnë të injorojnë mësimdhënien, mësuesit, nxënësit dhe prindërit. A mund të flas për zbatim ligji, të emëroj, të shkarkoj një drejtues i komanduar me vite të tëra, kur shkelësi i parë i ligjit është vetë ai dhe ata që e emëruan dhe mbajtën kaq gjatë? Aspak! Por ata e kanë bërë.

Fillimi i vitit shkollor 2020-2021 ka iniciuar dhe një fillim fushate emërimesh të drejtuesve të shkollave nën moton “Konkurs sipas meritës”. Kjo fushatë të kujton fushatën e shkarkimit të drejtuesve në periudhën shkurt-mars të vitit 2014, pas ndërrimit të pushteteve, ku pjesa më e madhe e tyre u zëvendësuan nga drejtorë të komanduar, sipas raportit të BIRN. Konkurset e sapohapura e vërtetojnë më së miri këtë. Për çudi, tashmë kjo fushatë emërimesh jo rastësisht po ndodh në këtë vit elektoral që është fundi i mandatit të dytë të kësaj qeverisje. Për fatin e keq të arsimit në tërësi (nxënës, mësues, prindër), por për fatin e mirë (përfitimi) të atyre që e morën përsipër detyrën e komandimit dhe atyre që i emëruan – me mision të paracaktuar, ky komandim për disa drejtues (futur këtu dhe zv. drejtorë) zgjati me vite të tëra, gati gjashtë vite. Midis tyre edhe “fatlumi” drejtori i shkollës, ku unë kam qenë mësuese, i ardhur nga Greqia, pa kriterin më minimal për të qenë drejtues - atë të kategorisë së kualifikimit. Drejtori i cili sapo futi këmbët shpalli me bindje të plotë jetëgjatësinë e tij dhe realisht ashtu funksionoi pasi i kryente me përpikmëri detyrat e vëna (piketimet), ku edhe vetë ai “habitej” për këtë “dhuratë”. Kësisoj, e nisi karrierën duke larguar nga puna, që javët e para, rojën e emëruar – jo i paguar nga dhurimet e prindërve dhe drejt mbylljes së misionit me largimin e një mësuese (largimi im) ku për çudi apo rastësisht, sipas tij, i përkisnin të djathtës. Drejtori në fjalë - dhënë si shembull, duke iu referuar mënyrës së drejtimit, më jep të drejtën të them: “Drejtorët e komanduar sinonimi i një organizimi të çorganizuar ose i “rrumpallës” në arsim vitet e fundit”. Sipas legjislacionit në fuqi për arsimin, qoftë atëherë dhe tani, as Ligji nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, as aktet nënligjore në zbatim të tij, nuk parashikojnë emërimin e drejtorëve të komanduar nga jashtë shkolle dhe aq më tepër qëndrimin e tyre kaq gjatë në këtë detyrë. Në qytetin e Tiranës ky komandim u kthye në modë, madje duke përfshirë edhe drejtimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë (drejtues të komanduar). E si mund t’i vinin përpara përgjegjësisë këta drejtues për mishmashet në shkolla, apo në DAR-et, kur vetë komandimi me vite tregon një kompromis midis atyre që kanë pranuar këtë komandim dhe eprorëve në këmbim të kryerjes së detyrave me piketime - jo si drejtues me mision të përcaktuar me ligj. Nga viti 2013 deri në vitin 2020 (referuar këtu ish DAR Tiranë) shumë pak konkurse u zhvilluan, por edhe ato që u zhvilluan ishin fiktive me qëllim emërimin e të komanduarve.

Kësisoj, ata u bënë të pazëvendësueshëm edhe pse performanca e tyre realisht ishte e dobët. Në funksion të mbijetesës të kësaj kategorie drejtuesish për të mbuluar performancën e tyre të dobët ishin edhe votimi i kësaj kategorie nga mësuesit e shkollës duke parapërgatitur rezultatin. Kjo u dha mundësi këtyre drejtuesve, me shpatë të madhe - përmes "unit", të shkatërrojnë shkollat (arsimin parauniversitar) duke përqendruar vëmendjen te fitimi, hakmarrjet, intrigat, inatet dhe “shërbimin” për të cilin kishin ardhur, jo tek misioni i shkollës. Fuqizimi i tyre erdhi përmes emërimit të mësuesve me konkurse false, ose fare pa konkurs dhe shkarkimit të mësuesve pa shkak; duke bërë ç’të duan me personelin, nxënësit; trajtimi me dy standarde, mjediset, bazën materiale në shkolla, çuarja e të dhënave të mësuesve në ish-DART (sot ZVAT) sipas preferencave vetjake apo partiake, dhurimet në shkolla, e deri tek daljet në pension me dy standarde. Në qoftë se do të ketë seriozitet në vlerësimin e performancës të zyrave vendore arsimore (ish-Drejtoritë Arsimore) hapi i parë duhet të bëhet në verifikimin e numrit të drejtorëve të komanduar dhe vitet e tyre në këtë pozicion. Jam e sigurt që numrin më të madh të drejtuesve të kësaj kategorie e zë ZVA Tiranë. Jo sepse ka në juridiksion më shumë shkolla, por duke folur me përqindje. Nuk mund të lë pa përmendur faktin se në një nga daljet e ish-Ministres së Arsimit, znj. Nikolla, diku nga viti 2017, teksa fliste për arritjet iu drejtua punonjësve të arsimit “...bjeruni atyre që hedhin baltë mbi punën tuaj. Mos më lini vetëm” Nuk doja t’u besoja veshëve për ato çka po dëgjoja dhe nuk e di se kë quanin “hedhje balte” (thënia e të vërtetës!?). Gjithsesi, kjo u shërbeu disa drejtuesve, si shtysë për të shtuar intrigat, hakmarrjen-madje hapur duke arritur gati në sjellje banditeske ndaj baltëhedhësve, për të mos lënë vetëm eprorët. Në fakt ato i shërbenin vetes, për të mbuluar marrëzitë e tyre. Të gjithë që kanë lidhje me arsimin kanë qenë dhe janë të ndërgjegjshëm që kjo mënyrë emërimi nuk është e drejtë dhe as e ligjshme, por heshtja të çon padashur në bashkëpunëtor me ketë zallamahi; madje edhe ata që kanë bërë sikur kanë folur sa për të kaluar radhën nën një logo. Të flasësh thjesht si mësues është sakrificë e madhe, përtej detyrës. Listat e gjata të konkurseve gjenden në faqen zyrtare të DRAP-ve dhe ZVA-ve, ku mes tyre gjen edhe emrin e shkollës ku unë kam qenë mësuese, shkolla 9-vjeçare “Marie Logoreci” - ish “Androkli Kostallari” për të cilën unë kam ngritur në vite, mjaft problematika shqetësuese në shtyp të sjella nga keq menaxhimi i drejtuesve të komanduar që në fillimet e vitit 2014 (drejtor –zv. drejtor) e deri më tani – drejtori. Vallë kush mban përgjegjësi për këto drejtues të komanduar me vite?! Drejtorët e arsimit që i komanduan dhe mbajtën kaq gjatë(!?) apo institucionet eprore deri tek ministrat që e lejuan këtë rrumpallë në arsim, këto vite!? Kushdo që të mbajë përgjegjësi asgjë nuk kompenson këtë humbje, vetëm ndoshta parandalon në të ardhmen të tilla emërime. Në funksion të emërimit të drejtuesve të komanduar është përfshirja e të gjithë drejtuesve (të komanduar apo jo) në shkollën e drejtorëve, e cila për çudi është kriter skualifikues për kandidatët. Përse nuk njihen kurset e mëparshme që zhvillonte IZHA-institucion në varësi të MASR, për drejtimin e shkollës kur qëllimi ka qenë i njëjtë?! Sigurisht që e ka një shpjegim dhe kjo të jep të drejtën të mendosh– “shkolla e drejtorëve” si shkollë partie. Nuk ka rëndësi se kush do të dalë fitues i këtyre konkurseve të shpallur në faqet e ZVA-ve, të komanduarit prej vitesh apo dikush tjetër. Fakti që procedurat e konkurrimit u shpallën tani të lë të kuptosh që drejtuesit “fitues” do të jenë ata që janë paramenduar. Që të futet kultura e meritokracisë duhet hequr dorë nga kultura e detyrimeve, taksimeve, versionet politike. Po ashtu heqja dorë nga kultura, “ç’më duhet mua se ç’bëhet”. Duhet ndërgjegjësimi se dualiteti sjell progres dhe heshtja përcjell dakordësi. Kështu mund të hedhim hapa të sigurta drejt meritokracisë; kështu mësuesit do të fillojnë të ndihen të qetë e vlerësuar, kështu nxënësit do të ndihen të sigurtë në arsimimin dhe edukimin e tyre; kështu prindërit dhe komunitetet do të jenë të kënaqur me shërbimin e shkollës, kështu shkollat do të marrin fytyrën e vërtetë, kështu arsimi do të realizojë misionin e vet. Ditët e fundit (si fillimvit shkollor) shoh një dalje në media, të ndonjë drejtuesi të kategorisë të selektuar nga drejtuesit e mëparshëm (para 2013-ës), duke trumbetuar për rregull e kujdes ndaj fëmijëve për shkak të pandemisë. Realisht kujdesi fillon nëse ky drejtues ka stafin e mjaftueshëm të drejtimit (numrin e zv drejtorëve) sipas përcaktimeve ligjore, sigurinë në shkollë - jo duke e bërë shkollën han; kujdesi fillon me mësimdhënien – nxënien, që kur të përcillen nxënësit nga cikli i ulët në të lartë të mos këtë nxënës që nuk dinë ende tabelën e shumëzimit apo të mos dinë të shkruajnë emrin e tyre (siç më vinin në masë vitet e fundit në klasat që jepja matematikë). Si pasojë dalja në këto raste në media ngelet një “show” në funksion të vazhdimit të drejtimit dhe ky show nuk i shërben realisht askujt.